Pas përjashtimit nga Kuvendi të deputetit Flamur Noka, Partia Demokratike ka kërkuar përjashtimin e kryeministrit Edi Rama nga seancat plenare për 10 ditë.
Opozita pretendon se Rama ofendoi sot në sallë ish-liderin e demokratëve Sali Berisha, duke i thënë i “rrjedhur”.
Mësohet se PD ka mbledhur firmat për kërkesën për përjashtimin e Ramës.