• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD nxjerr raportin për mandatin e Olta Xhaçkës: Ka përfituar pasuri nga shteti

12:30 | 10/10/2022
në Uncategorized
0

Grupi Parlamentari i Partisë Demokratike ka nxjerrë raportin për mandatin e ministres dhe deputetes Olta Xhaçka, duke thënë se “ka përfituar të drejta pasurore mbi pasurinë e shtetit”.

Nisur nga përfundimi i këtij raporti, relatori i opozitës, Gazment Bardhi i është drejtuar me një shkresë Kryetares se Kuvendit, Lindita Nikolla, duke i kërkuar thirrjen e menjëhershme të mbledhjes së radhës së Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, me qëllim prezantimin e raportit nga relatorët dhe kalimin e çështjes për shqyrtim në seancën plenare më të afërt.

Lexo edhe

I vodhi kompanisë së detergjenteve 25 mijë € me e-maile, Prokuroria kërkon burg për nigeriani –

Ishte e qartë që pas protesuesve në Veri fshiheshin grupe kriminale –

Gjyqtarja flet pas hekurave të dritares nga banesa që iu grabit –

Opozita pretendon se bashkëshorti i saj qëndron pas një kompanie që do të ndërtojë resort turistik në bregdetin e Himarës në cilësinë e investitorit strategjik.

Konkluzionet:

Në vijim të fakteve dhe rrethanave të cështjes, të drejtës së aplikueshme dhe jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, analizës ligjore dhe procedures parlamentare të ndjekur, është e qartë se deputetja dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Znj. Olta Xhacka ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë, të përcaktuar nga neni 70, pikat 2 dhe 3 të Kushtetutës së Shqipërisë, pasi shoqëria “AG.TCC” sh.p.k., e cila ndodhet në pronësi të bashkëshortit të saj, Z. Artan Gaci, e për rrjedhojë edhe në pronësi të saj, në kuptim të nenit 74 të Kodit të Familjes, dhe nenit 35 të ligjir nr. 9367/2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, ka përfituar të drejta pasurore mbi pasurinë e shtetit. Konkretisht, si rezultat i përdorimit të brigjeve të detit, e cila përbën pasuri shtetërore, për instalimin e stacioneve të plazhit në fshatin Gjilekë, Himarë, shoqëria “AG.TCC” sh.pk., në bashkëpronësi të bashkëshortit dhe të deputetes Xhacka, do të sigurojë të ardhura, cka përbën qartazi një veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit.

Megjithate, jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese (shih vendimet nr. 44/2011, nr. 7/2016, nr. 72/2016 dhe nr. 93/2016), por edhe neni 119/1 i Rregullores së Kuvendit, kanë përcaktuar se Kuvendi nuk ia nënshtron debatit parlamentar, pasi nuk i hyn themelit të cështjes.

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin vlerëson vetëm përmbushjen e kritereve formale që kanë të bëjnë me faktin nëse kërkesa është bërë me shkrim, është nënshkruar nga jo më pak se 1/10 e deputetëve, ka bashkëlidhur dokumentacionin provues, verifikon momentin e marrjes së mandatit të deputetit, si dhe verifikon nëse mocioni ka të bëjë me kryerjen e veprimtarive fitimprurëse me pasuri që burojnë nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor apo fitimin e pasurive shtetërore. Në rastin konkret, rezulton se mocioni i paraqitur është bërë me shkrim, është nënshkruar nga 14 deputetë, ka bashkëlidhur të gjitha provat shoqëruese, Znj. Olta Xhacka është zgjedhur deputete në vitet 2013, 2017 dhe 2021, si dhe mocioni ka të bëjë me kryerjen e veprimtarive fitimprurëse që burojnë nga pasuria e shtetit, përkatësisht përdorimi i brigjeve të detit për instalimin e stacioneve të plazhit që do të sigurojnë të ardhura për kompaninë “AG.TCC” sh.p.k., në bashkëpronësi të deputetes dhe bashkëshortit të saj. Në këtë kuptim, por edhe në zbatim të vendimit nr. 7/2016 të Gjykatës Kushtetuese dhe nenit 119/1, pika 2 të Rregullores, Kuvendi ka detyrimin ta dërgojë cështjen në Gjykatën Kushtetuese, sic ka vepruar edhe me vendimet nr. 18/2016 (rasti i deputetit Koco Kokëdhima). nr. 28/2016 (rasti i deputetes Valentina Leskaj) dhe nr. 29/2016 (rasti i deputetit Rakip Suli), në respekt edhe të praktikës së Kuvendit të Shqipërisë.

Etiketa: mandatipasuriraportxhacka

Të Lidhura

I vodhi kompanisë së detergjenteve 25 mijë € me e-maile, Prokuroria kërkon burg për nigeriani –

I vodhi kompanisë së detergjenteve 25 mijë € me e-maile, Prokuroria kërkon burg për nigeriani –

nga 27
12:26 | 09/06/2023
0

Prokuroria Tiranë ka kërkuar ‘Arrest me burg’ për shtetasin nigerian S.N.  Ai akuzohet për Veprën Penale “Mashtrimi Kompjuterik” nëpërmjet mashtrimit...

Ishte e qartë që pas protesuesve në Veri fshiheshin grupe kriminale –

Ishte e qartë që pas protesuesve në Veri fshiheshin grupe kriminale –

nga 27
12:23 | 09/06/2023
0

Koloneli i KFOR-it, Andrea Gallijeni, në një konferencë për media ka folur për situatën e krijuar në veri të Republikës...

Gjyqtarja flet pas hekurave të dritares nga banesa që iu grabit –

Gjyqtarja flet pas hekurave të dritares nga banesa që iu grabit –

nga 27
12:15 | 09/06/2023
0

Gjyqtarja Shpëtime Pitaku, banesa e së cilës u grabit të dielën nga persona ende të paidentifikuar, ka folur për mediat....

Erdogan emëron një grua në krye të Bankës Qendrore –

Erdogan emëron një grua në krye të Bankës Qendrore –

nga 27
12:11 | 09/06/2023
0

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka emëruar të premten Hafize Gaye Erkanin, ish-zyrtare ekzekutive për financa në Shtetet e...

Para
Berisha: Rama dhe Saimir Tahiri kryen krime kundër njerëzimit në Lazarat!

Berisha: Rama dhe Saimir Tahiri kryen krime kundër njerëzimit në Lazarat!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

I vodhi kompanisë së detergjenteve 25 mijë € me e-maile, Prokuroria kërkon burg për nigeriani –

I vodhi kompanisë së detergjenteve 25 mijë € me e-maile, Prokuroria kërkon burg për nigeriani –

12:26 | 09/06/2023
Ishte e qartë që pas protesuesve në Veri fshiheshin grupe kriminale –

Ishte e qartë që pas protesuesve në Veri fshiheshin grupe kriminale –

12:23 | 09/06/2023
Gjyqtarja flet pas hekurave të dritares nga banesa që iu grabit –

Gjyqtarja flet pas hekurave të dritares nga banesa që iu grabit –

12:15 | 09/06/2023
Erdogan emëron një grua në krye të Bankës Qendrore –

Erdogan emëron një grua në krye të Bankës Qendrore –

12:11 | 09/06/2023
Edhe burrat e kërkojnë/ Botoksi nuk është më “punë grash” –

Edhe burrat e kërkojnë/ Botoksi nuk është më “punë grash” –

12:03 | 09/06/2023

Më Të Lexuarat

  • I vodhi kompanisë së detergjenteve 25 mijë € me e-maile, Prokuroria kërkon burg për nigeriani –
  • Ishte e qartë që pas protesuesve në Veri fshiheshin grupe kriminale –
  • Gjyqtarja flet pas hekurave të dritares nga banesa që iu grabit –
  • Erdogan emëron një grua në krye të Bankës Qendrore –
  • Edhe burrat e kërkojnë/ Botoksi nuk është më “punë grash” –
  • 7 cilësitë e mira që burrat kërkojnë tek gratë –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • I vodhi kompanisë së detergjenteve 25 mijë € me e-maile, Prokuroria kërkon burg për nigeriani –
  • Ishte e qartë që pas protesuesve në Veri fshiheshin grupe kriminale –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com