• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Drejtuesit e Ramës kanë lënë detyrën, menaxhojnë drogën

14:27 | 19/08/2016
në Uncategorized
0

Partia Demokratike vijon me akuzat ndaj drejtuesve të lartë të policisë në rrethe si të përfshirë në trafikun e lëndavë narkotike.

Edhe sot, kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkeleid Alibeaj përmendi emra të tjërë të shefave të komisariateve si të implikuar dhe të akuzuar drejtpërdrejt për trafik droge. Alibeaj tha se të gjithë drejtuesit nga Saranda në Shkodër, nga Durrësi në Dibër lanë lënë detyrën dhe menaxhojnë drogën.

Lexo edhe

Arsyeja pse nuk mund t’i rezistojmë çokollatës –

Stuhia e borës drejt Greqisë, autoritetet paralajmërojnë banorët –

Dua kampionatin me Monzën vitin e ardhshëm –

Deklarata e plotë:

Implikimi i drejtuesve të policisë në biznesin e kanabisit sipas skemës së Edi Ramës ku për çdo rrënjë merret 30 përqind, është dramatik.

Kemi denoncuar prej ditësh me emra dhe me zona konkrete se si shefat e Edi Ramës në pilici janë kthyer në menaxherë të drogës.

Raporti i shërbimeve partnere dhe shërbimeve inteligjente vazhdon sot me të tjera të dhëna;

Erjon Bici, shef i Komisariatit Devoll, i implikuar drejtpërdrejt në trafikun e drogës, ku është akuzuar në vitin 2015 në emisione investigative për parcela me kanabis në fshatin Miras, ku për secilën raportohet të ketë përfituar 30.000 €.

Robert Ibrahimi, shef i Komisariatit Ersekë, menaxhon parcelat me kanabis në këtë zonë.

Alfred Maksuti, Shef i Komisariatit Peqin. Vëllai i vet është i dënuar për trafik të lëndëve narkotike, ndërsa aktivitetin kriminal e ka vazhduar vetë Maksuti.

Vojo Peçi, shef i Komisariatit Kuçovë, i implikuar në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Elton Alushi, Shef i Komisariatit nr.3, lidhje e ngushtë e Emiljano Shullazit, jep ndihmën e tij në trafikimin e drogës.

Sali Skura, shefi i Komisariatit nr.5. I implikuar në kultivimin e bimëve narkotike, gjobvënie ndaj biznesit të ndërtimit të vogël dhe të madh në ndërtim duke përdorur edhe Loard Sallakun shef-seksioni i krimeve.

Loard Sallaku, shef i Krimeve dhe Zv/Shef Komisariati në Kamëz. Raportohet se ka marrë përsipër mbjelljen e menaxhimin e kanabisit në malesinë e Zall Herrit deri në kufi me Krujën.

Behar Caka, shef i Komisariatit Vlorë, i përfshirë në kultivimin edhe ruajtjen e kanabisit, dhe i përfshirë në cdo aktivitet dhe fushatë të Partisë Socialiste në këtë qytet.

Roven Zeka, shef Rendi i Komisariatit nr.2, lidhje e ngushtë e Emiljano Shullazit, i përfshirë në kultivimin e kanabisit së bashku me ish Shefin e Komisariatit nr. 2, Ilir Proda.

Gazmend Shehu, shef i Komisariatit të Policisë Sarandë, i lidhur drejtpërdrejt në trafikimin e lëndëve narkotike në rrugët detare në bashkëpunim me miqtë e tij më të ngushtë, balilajt, tek të cilët më parë ishte i punësuar si drejtues teknik i biznesit të tyre.

Oltion Bistri, shef i Komisariatit të Policisë Pogradec, i lidhur me bandën e gjobvënësve dhe vrasësve me pagesë, si Meart e Ilir Berberi. Mbulon dhe ndan fitimet e drogës në këtë zonë.

Ja pra se si me porosi të Edi Ramës dhe nën shembullin e tij, drejtuesit e policisë nuk kanë më prioritet qytetarët, rendin e sigurinë, por ruajtjen e trafikimin e drogës dhe marrjen e 30 përqindëshit nga ky biznes qindra milionë eurosh.

Ja si poshtërohen burrat dhe gratë në uniformë, që kanë integritet e punojnë me përkushtim, por kanë mbi krye një grusht shefash dhe qeveritarësh që po drejtojnë biznesin kriminal. 

Ky është sundimi de fakto i vendit prej drogës dhe krimit.

Ky nuk është vullneti i shqiptarëve, as dëshira e tyre.

Shqiptarët duan një vend më të mirë, ku sundon ligji, me rend, siguri e punë të ndershme.

Shqipëria do jetë më mirë pa Edi Ramën.

Etiketa: deklarate per mediatedi ramaEnkelejd AlibeajPoliciatrafiku ne me lendet narkotike

Të Lidhura

Arsyeja pse nuk mund t’i rezistojmë çokollatës –

Arsyeja pse nuk mund t’i rezistojmë çokollatës –

nga 27
23:27 | 04/02/2023
0

Një studim i sofistikuar tribologjik, ka zbuluar se çfarë e bën çokollatën kaq të parezistueshme. Ekipi kërkimor britanik ka përcaktuar...

Stuhia e borës drejt Greqisë, autoritetet paralajmërojnë banorët –

Stuhia e borës drejt Greqisë, autoritetet paralajmërojnë banorët –

nga 27
23:11 | 04/02/2023
0

Një stuhi dëbore me emrin “Barbara”, pagëzuar kështu nga meteorologët pritet të godasë Greqinë gjatë orëve të ardhshme, dhe sipas...

Dua kampionatin me Monzën vitin e ardhshëm –

Dua kampionatin me Monzën vitin e ardhshëm –

nga 27
22:55 | 04/02/2023
0

Ish-kryeministri italian dhe dikur pronari i Milanit, Silvio Berlusconi mori Monzën në shtator 2018, duke blerë klubin ndërsa ishte në...

Vrasës demokracie! Dorëhiqu, Tirana mbushet me postera kundër Ramës –

Vrasës demokracie! Dorëhiqu, Tirana mbushet me postera kundër Ramës –

nga 27
22:45 | 04/02/2023
0

Opozita ka filluar përgatitjet për organizimin e protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha më 11 shkurt. Disa ditë përpara,...

Para
Trump përzë myslimanen që shpërndante “trëndafila” paqeje

Trump përzë myslimanen që shpërndante "trëndafila" paqeje

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arsyeja pse nuk mund t’i rezistojmë çokollatës –

Arsyeja pse nuk mund t’i rezistojmë çokollatës –

23:27 | 04/02/2023
Stuhia e borës drejt Greqisë, autoritetet paralajmërojnë banorët –

Stuhia e borës drejt Greqisë, autoritetet paralajmërojnë banorët –

23:11 | 04/02/2023
Dua kampionatin me Monzën vitin e ardhshëm –

Dua kampionatin me Monzën vitin e ardhshëm –

22:55 | 04/02/2023
Vrasës demokracie! Dorëhiqu, Tirana mbushet me postera kundër Ramës –

Vrasës demokracie! Dorëhiqu, Tirana mbushet me postera kundër Ramës –

22:45 | 04/02/2023
Dea dërgon 3 banorë në nominim, njëri prej tyre lë shtëpinë sot! –

Dea dërgon 3 banorë në nominim, njëri prej tyre lë shtëpinë sot! –

22:17 | 04/02/2023

Më Të Lexuarat

  • Arsyeja pse nuk mund t’i rezistojmë çokollatës –
  • Stuhia e borës drejt Greqisë, autoritetet paralajmërojnë banorët –
  • Dua kampionatin me Monzën vitin e ardhshëm –
  • Vrasës demokracie! Dorëhiqu, Tirana mbushet me postera kundër Ramës –
  • Dea dërgon 3 banorë në nominim, njëri prej tyre lë shtëpinë sot! –
  • Vendoset nga televotimi, ja kush ikën nga shtëpia e “BB VIP” –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Arsyeja pse nuk mund t’i rezistojmë çokollatës –
  • Stuhia e borës drejt Greqisë, autoritetet paralajmërojnë banorët –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com