Patronazhisti Taulant me syrin dhe veshin tek vrima e çelësit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Patronazhisti Taulant me syrin dhe veshin tek vrima e çelësit

09:45 | 12/04/2021
në Kryesore
0

Marrjen e të dhënave tepër konfidenciale të mbi 910 mijë qytetarëve shqiptarë, patronazhistët e PS-së e paskan marrë duke punuar vite te vite të tëra në terren. Kështu na u shpjegua sot databazi i PS. Në terren mund të gjesh gjithçka, krim, drogë, korrupsion, abuzime, shantazhime, blerje vote, por deri më tani askush nuk ka gjetur 910 mijë karta identiteti apo numra telefoni. Siç duket Rilindja dhe Taulanti janë bërë “007”-a dhe gjejnë gjithçka nga vrima e çelësit. Po, po nga vrima e çelësit të bravës “e-albania”. Vetëm socialistët e shtetit nën hijen e pushtetit gjetën këtë çelës që hap çdo të dhënë të këtij portali, i cili shërben çdo të dhënë të qytetarëve shqiptarë. Se si një patronazhist i devotshëm i PS-së mund të gjejë numrin e kartës së identitetit apo numrin e telefonit të një qytetari shqiptar këtë askush nuk di ta shpjegojë. Se si mundet që të krijosh një databazë të këtillë e ta mbash në zyrat e partisë për të shënuar “PO” apo “JO” të votës, këtë vetëm Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave mund ta shpjegojë. Sigurisht, nëse rastësisht Komisioneri nuk është votë e sigurtë për PS, sipas patronazhistëve.

Se si mund të keqpërdorësh e të sigurosh këto të dhëna, mund ta hetojë prokuroria e thjeshtë apo e përbërë e këtij shteti. Sigurisht, nëse rastësisht prokurorët e këtij shteti nuk janë votë e sigurtë për PS-në, sipas patronazhistëve.

Neni 122 i Kodit Penal qartëson saktë se ç’duhet të bëjë Prokuroria për patronazhistët e PS: “Përhapja e një sekreti që i përket jetës private të një personi nga ai që e siguron atë për shkak të detyrës ose të profesionit, kur detyrohet të mos e përhapë pa qenë i autorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Read more

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Po kjo vepër, e kryer me qëllim fitimi ose për të dëmtuar një person tjetër, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet”.

Hetimi sigurisht duhet të bëhet nga prokurorë që mos jenë ndër 910 mijë shqiptarët e patronazhuar nga PS-ja. Pra, duket paksa e vështirë.

Patronazhistët e kanë pyetur Taulantin se ç’duhet të bëjnë me gjithë këto sekrete të 910 mijë shqiptarëve.

A e dinë ata se numri personal që përmban karta e identitetit mund të përdoret lehtë tek e-albania për të krijuar llogari fallco duke abuzuar me pronën, certifikatën , të dhënat e shërbimet e tjera, por mund të abuzohet dhe me vaksinën “Rama vac”??

Taulanti, AKSHI apo Komisioneri për Mbrojtjen e të dhënave personale e dinë këtë gjë?

Nëse nuk e dinë atëherë le ta mësojnë prej Kodit Penal se së bashku me patronazhistët e tyre duhet të mbajnë përgjegjësi për nxjerrjen e këtyre të dhënave. Nëse nuk ju mjafton neni 122 le të lexojnë më tej nenin 294 të Kodit Penal: “Tregimi, përhapja dhe informimi i fakteve, shifrave, përmbajtjes së dokumenteve apo materialeve që, sipas ligjit të njohur publikisht, përbëjnë sekret shtetëror, nga personi që i është besuar ose që ka mundur të vijë në dijeni për to për shkak të detyrës, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Po kjo vepër, e bërë botërisht, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet”.

Nëse përsëri nuk ju pëlqen as kjo, le të lexojnë nenin që e kanë për zemër të gjithë atë të “shpërdorimit të detyrës”, dhe përsëri po nuk u bindën ka më tej… neni 295: “Tregimi, përhapja dhe informimi i fakteve, shifrave, përmbajtjes së dokumenteve apo materialeve që, sipas ligjit të njohur publikisht, përbëjnë sekret shtetëror, nga cilido që ka mundur të vijë në dijeni për to, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Po kjo vepër, e bërë botërisht, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet”.

Meqë jemi në kohë zgjedhjesh hidhini një sy dhe neneve që flasin për zgjedhjet.  Kështu do e kuptoni ju të PS-së që patronazhistëve duhet t’u kishit dhënë me vete, përveçse një kopje me të dhënat e 910 mijë shtetasve shqiptarë dhe një kopje të Kodit Penal, ta lexonin mirë e mirë se do ju hyjë në punë, nëse një ditë shteti do funksionojë dhe nuk do të jetë në duar të personave që janë shënuar me “PO” (e sigurtë), te databaza e Rilindjes.

Etiketa: 007Komisioneri për Mbrojtjen e të DhënavepatronazhistëtPatronazhisti Taulant me syrin dhe veshin tek vrima e celsitPSTaulant Balla

Të Lidhura

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

nga 27
21:29 | 02/06/2026
0

Pallati i Kongreseve do të transformohet sipas projektit fitues të konkursit ndërkombëtar, i cili parashikon edhe ndërtimin e një kulle...

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

nga 27
20:41 | 02/06/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Laç–Patok, duke i marrë jetën një 37-vjeçari dhe duke çuar në arrestimin e...

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

nga 27
19:22 | 02/06/2026
0

Sot po mbahet dita e tretë e protestës për Zvërnecin. Qytetarët janë mbledhur përpara Kryeministrisë, të cilët kanë mbajtur fjalime...

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

nga 27
19:08 | 02/06/2026
0

Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me kundërshtimet dhe protestat e organizuara ndaj...

Para
Edi Rama, i mjerë dhe pa fantazi! Kopjon barcaletën e Fatos Nanos

Edi Rama, i mjerë dhe pa fantazi! Kopjon barcaletën e Fatos Nanos

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

21:29 | 02/06/2026
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:41 | 02/06/2026
Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

19:22 | 02/06/2026
Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

19:08 | 02/06/2026
Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

17:42 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –
  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –
  • Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –
  • Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –
  • Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –
  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com