Patronazhistët, shije shumë e keqe dhe një imazh i pariparueshëm – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Patronazhistët, shije shumë e keqe dhe një imazh i pariparueshëm

17:40 | 18/04/2021
në Kryesore
0

Letër e hapur drejtuar Kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe Kryetarit të Partisë Socialiste për Tiranën.

Nga Rezarta Reimann

Ju drejtohem me këtë letër të hapur Juve personalisht dhe nëpërmjet Jush të gjithë anëtarëve, vullnetarëve dhe ndihmësve të fushatës elektorale të PS-së, si anëtare e Partisë Socialdemokrate Gjermane, pjesë e partive simotra eurosocialiste (ku bën pjesë dhe Partia Socialiste e Shqipërisë) me një shqetësim të thellë.

Read more

Zbulohet lokali për lojëra fati në Kavajë, shpallen në kërkim dy të rinj –

Të kërkojë falje publike –

Vlorë, 60-vjeçari përfundon në spital i qëlluar me plumb në kokë! Policia heton në 2 pista –

Sulmi me armë në darkën e Trump për gazetarët ndodhi në të njëjtin vend ku Ronald Reagan u qëllua 45 vite më parë –

Nga shtypi shqiptar, por edhe deklaratat Tuaja kam mësuar se në Shqipëri është bërë e ditur qenësia e një liste ku janë të regjistruar ME DHE PA DIJE qindra mijëra shqiptarë, me të dhënat e tyre personale. Kjo e shoqëruar edhe me shënime mbi preferencat e tyre politike, mbi gjendjen financiare dhe të dhëna të tjera personale.

Po sipas shtypit kam mësuar se kjo listë administrohet, aktualizohet dhe në të kanë akses persona të lidhur drejtpërdrejtë me PS-në. Në asnjë praktikë partiake, në asnjë fushatë elektorale, të paktën e lidhur me SPD gjermane, nuk ekziston një praktikë e tillë.

Dyshoj fort që një praktikë e tillë të përdoret në këtë masë e në këtë mënyrë nga simotrat tona europiane.

Dyshimi më i fortë është nëse kjo praktikë është ligjore në Shqipëri. Por, për këtë kam dëgjuar se kanë filluar hetime, të cilat do të uroja të shkojnë deri në fund sa më shpejt, për të dënuar shkelësit e ligjit të mbrojtjes së të dhënave e të drejtave personale. Ajo që më shqetëson përtej kufirit ligjor (në BE, sipas njohurive të mia kjo praktikë është ligjërisht e ndaluar), në shpresë të një reflektimi, duke parë e dëgjuar se kjo praktikë madje po mbrohet dhe promovohet edhe në fushatën Tuaj, po Ju drejtohem me disa pyetje:

  1. Cilët janë personat që kanë urdhëruar përpilimin e kësaj liste dhe ata që kanë administruar të dhënat (ruajtjen, aktualizimin)?
  2. Cila është procedura konkrete e plotësimit të listës? Pra, nga janë marrë të dhënat e çdo personi konkretisht dhe mbi ç’bazë ligjore është bërë ruajtja në servera e një liste të tillë?
  3. Nëse të dhënat janë marrë nga kontaktet derë më derë, pra janë “dorëzuar” vetë, ku ekziston materiali shkrimor i qytetarëve, të cilët lejojnë me firmë marrjen dhe përdorimin e të dhënave personale nga persona të tretë (sipas ligjeve europiane ligjërisht duhet të jetë i dokumentuar pranimi i përdorimit të të dhënave personale nga persona te tjerë)? Po nëse njerëzit nuk kanë dorëzuar te dhënat personale që gjenden në këto lista vetë (siç pohojnë shumë prej njerëzve që njoh personalisht), nga janë marrë këto të dhëna? Cila është baza ligjore e ruajtjes së tyre në serverat e njerëzve te lidhur me Partinë Socialiste, pa dijeninë e individit përkatës?
  4. Në lista ka emra njerëzish që mbajnë detyrën “e patronazhit”. A janë pyetur të gjithë personat në fjalë për këtë, si dhe kujt i është bërë “dorëzimi” i komenteve që lexohen në listat e përpiluara. Kush janë personat që kanë patur dijeni për këto komente/shënime? Çfarë ndodh më pas me to?
  5. Vota është E LIRË dhe E FSHEHTË. Si përputhet ky parim madhor i demokracisë me faktin se për çdo pjesëtar të listës (e theksoj, individ, jo në grup, jo një statistikë e zonës, apo lagjes) është e shkruar e zeza mbi të bardhë preferenca e votës individuale?

Sqarimi i hapur i këtyre pyetjeve nga ana Juaj si drejtues të PS-së do të ndihmonte fuqimisht në zbardhjen e realitetit, që për shkak edhe të së kaluarës sonë diktatoriale krijon (e theksoj përtej kufirit ligjor, që duhet ndjekur deri në fund) një shije shumë të keqe dhe një imazh te pariparueshëm për mënyrën se si operon një parti, që është në pushtet në një vend demokratik dhe që aspiron të hyjë në BE.

Si anëtare e një partie politike europiane me eksperiencë në pjesëmarrje dhe organizim të fushatave elektorale do t’ju drejtohesha hapur me thirrjen për një fushatë të ndershme, me respektimin e votës së lirë dhe të ndershme, pa presione, pa promovime praktikash të dyshimta, që prekin lirinë e çdo individi për një votë të fshehtë dhe të pandërmjetësuar.

Uroj me zemër, që PS të mbrojë parimet europiane të demokracisë, pa shpërdoruar pushtetin në kombinim me metoda teknologjike të dyshimta, siç po informohem nga shtypi dhe shumë bashkëatdhetarë.

Me respekt, dr. Rezarta Reimann, nënkryetare e Grupit Socialdemokrat në Këshillin Bashkiak të Schwabach, Gjermani

Etiketa: edi ramagjermaniGrupit Socialdemokratkeshilli bashkiakPartia Socialdemokrate GjermanePartia Socialiste e ShqipërisëPatronazhistët shije shumë e keqe dhe një imazh i pariparueshëmRezarta ReimannSchwabachSPD

Të Lidhura

Zbulohet lokali për lojëra fati në Kavajë, shpallen në kërkim dy të rinj –

Zbulohet lokali për lojëra fati në Kavajë, shpallen në kërkim dy të rinj –

nga 27
11:11 | 26/04/2026
0

Policia e Shtetit ka vijuar operacionin “Fati i Lojërave”, duke zbuluar dy ambiente të përshtatura për lojëra fati në Kavajë....

Të kërkojë falje publike –

Të kërkojë falje publike –

nga 27
11:01 | 26/04/2026
0

Në reagimin zyrtar, VLEN thekson se një gjuhë e tillë është e papranueshme dhe fyese, duke treguar mungesë të theksuar...

Vlorë, 60-vjeçari përfundon në spital i qëlluar me plumb në kokë! Policia heton në 2 pista –

Vlorë, 60-vjeçari përfundon në spital i qëlluar me plumb në kokë! Policia heton në 2 pista –

nga 27
10:35 | 26/04/2026
0

Isuf Kanani, 60 vjeç, mbërriti mbrëmjen e djeshme në spitalin e Vlorës me shenja dhune. Rrethanat e ngjarjes janë ende...

Sulmi me armë në darkën e Trump për gazetarët ndodhi në të njëjtin vend ku Ronald Reagan u qëllua 45 vite më parë –

Sulmi me armë në darkën e Trump për gazetarët ndodhi në të njëjtin vend ku Ronald Reagan u qëllua 45 vite më parë –

nga 27
10:31 | 26/04/2026
0

Sulmi me armë në darkën e gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë ndodhi në hotelin Washington Hilton në Connecticut Avenue, i...

Para
Po na vjen! Po na vjen! Po na vjen? Mandati i tretë…

Po na vjen! Po na vjen! Po na vjen? Mandati i tretë…

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbulohet lokali për lojëra fati në Kavajë, shpallen në kërkim dy të rinj –

Zbulohet lokali për lojëra fati në Kavajë, shpallen në kërkim dy të rinj –

11:11 | 26/04/2026
Të kërkojë falje publike –

Të kërkojë falje publike –

11:01 | 26/04/2026
Vlorë, 60-vjeçari përfundon në spital i qëlluar me plumb në kokë! Policia heton në 2 pista –

Vlorë, 60-vjeçari përfundon në spital i qëlluar me plumb në kokë! Policia heton në 2 pista –

10:35 | 26/04/2026
Sulmi me armë në darkën e Trump për gazetarët ndodhi në të njëjtin vend ku Ronald Reagan u qëllua 45 vite më parë –

Sulmi me armë në darkën e Trump për gazetarët ndodhi në të njëjtin vend ku Ronald Reagan u qëllua 45 vite më parë –

10:31 | 26/04/2026
Përplasje fatale në Librazhd–Elbasan, ndërron jetë 45-vjeçari

Përplasje fatale në Librazhd–Elbasan, ndërron jetë 45-vjeçari

09:39 | 26/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Zbulohet lokali për lojëra fati në Kavajë, shpallen në kërkim dy të rinj –
  • Të kërkojë falje publike –
  • Vlorë, 60-vjeçari përfundon në spital i qëlluar me plumb në kokë! Policia heton në 2 pista –
  • Sulmi me armë në darkën e Trump për gazetarët ndodhi në të njëjtin vend ku Ronald Reagan u qëllua 45 vite më parë –
  • Përplasje fatale në Librazhd–Elbasan, ndërron jetë 45-vjeçari
  • Bulqizë/ Shkrumbohet makina e parkuar e gazetarit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zbulohet lokali për lojëra fati në Kavajë, shpallen në kërkim dy të rinj –
  • Të kërkojë falje publike –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com