Patozi: Kam një parandjenjë për qeverinë e re, do të ketë surpriza në shtator – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Patozi: Kam një parandjenjë për qeverinë e re, do të ketë surpriza në shtator

20:48 | 09/08/2017
në Uncategorized
0

Nga Astrit Patozi

E kam një parandjenjë që do ketë shumë befasi në qeverinë e re të Edi Ramës. Mund të shikoni në shtator burra e gra, për të cilët nuk iu ka vajtur mendja kurrë. Që mund të mos jenë marrë asnjë ditë të vetme me politikë, apo që mund të kenë qenë në hall të vet diku në rreshtat e fundit të saj.
Mënyra si po sillet “timonieri” pas 25 qershorit të çon në këtë përfundim.

Dhe kjo shkon përtej arrogancës së 4 vjetëve të shkuara, kur fjalimi i parë i tij në parlament mbahet mend vetëm për shprehjen “prisni, prisni, se nuk keni parë gjë akoma”.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Është karshillëku i atij që mendon se ka fituar i vetëm dhe se nuk ka më kë e ndan “plaçkën e luftës”. Ndaj edhe po tallet me të gjithë bashkëpunëtorët, si me ata që janë ende në detyrë, por edhe me ata që po presin më kot që të vlerësohen një ditë për mundin dhe kontributet. Të cilët po rrinë e vështrojnë të depersonalizuar se mbase deri në vjeshtë i ndërron mendja udhëheqësit suprem.

Në këtë pikë ka mbërritur plotfuqishmëria e liderit në partitë tona, që po degradojnë dita-ditës.
Ndaj edhe nëse nuk shikoni fytyra të diskretituara në polifoton e kabinetit të ri të Edi Ramës, mos u gëzoni kot, se asgjë nuk do të vijë për mirë. Ju mjafton “timonieri” për ta ditur që tani se çfarë ngjyre, çfarë ere dhe çfarë shije do të ketë qeveria e re.

Dhe mos mendoni se ulja në stolin e deputetit të disa ministrave do të rrisë cilësinë e parlamentit. Sepse do të shkojnë aty kokëulur dhe nuk do të ndihen fare, por do të flasin vetëm nëse dikush u përmend emrin. Sepse e kanë pranuar vetë fatin e tyre, që kur ushqyen për vite me radhë rritjen e përbindësishit.

Është e njëjta sëmundje, madje më e rëndë, që ka pushtuar prej kohësh edhe opozitën. E cila fazën e vet akute e pati në 3 muajt e fundit, kur Lulzim Basha u shndërrua papritur në një bajloz dhe i bëri vetë të gjitha. Çadrën, Republikën e Re, listën dhe fushatën. Por ndryshe nga “timonieri” u shpërlblye me çelësat e kashtës më 25 qershor. Por kjo nuk e dekurajoi fare, sepse si trim i çartur udhëhoqi një tjetër betejë ku doli triumfator duke mundur 9 me 1 Eduard Selamin.

Po ta shikosh me vëmendje, të dy ortakët e marrëveshjes së 18 majit kanë vetëm një merak, të jenë të rrethuar nga vartës të bindur dhe servilë gjithëfarësh. E vetmi ndryshim është se “timonieri” i do që të kenë emra, por që të mos flasim, ndërsa tjetri ka frikë edhe nga emrat.

Nëse do ta lemë që ta zgjasë edhe pak ky fenomen i shpifur, që vetëm me politikën moderne nuk ka lidhje, nuk do të ketë më nevojë fare për parlament. Sepse mjafton që të shkojnë në sallën e Kuvendit vetëm dy burra, fituesi dhe humbësi. Dhe atdheu do të jetë më i përfaqësuar se kurrë.

Etiketa: Astrit Patoziedi ramaparandjenjeQeveria

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Pushimet me arançata dhe kamardare të shqiptarëve në 1984-ën, larg festave me shkumë

Pushimet me arançata dhe kamardare të shqiptarëve në 1984-ën, larg festave me shkumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

E rëndë në Tiranë! Vetëvritet 33-vjeçari, hidhet nga ballkoni i banesës së tij –

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin –

10:30 | 12/01/2026
Aksidentoi nënën me dy fëmijë, rrestohet shefi i Logjistikës në Policinë Kufitare Kukës –

Aksidentoi nënën me dy fëmijë, rrestohet shefi i Logjistikës në Policinë Kufitare Kukës –

10:14 | 12/01/2026
Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë –

Shpërthim me lëndë plasëse në një servis në Vaun e Dejës, policia jep detaje –

10:00 | 12/01/2026
Atentat në Greqi, plagosen me armë zjarri pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij –

Atentat në Greqi, plagosen me armë zjarri pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij –

09:46 | 12/01/2026
Nga Instagrami i Boçit te bizneset e Abules, skema 50 milionë euro që u hoq nga sekuestro –

Nga Instagrami i Boçit te bizneset e Abules, skema 50 milionë euro që u hoq nga sekuestro –

09:40 | 12/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin –
  • Aksidentoi nënën me dy fëmijë, rrestohet shefi i Logjistikës në Policinë Kufitare Kukës –
  • Shpërthim me lëndë plasëse në një servis në Vaun e Dejës, policia jep detaje –
  • Atentat në Greqi, plagosen me armë zjarri pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij –
  • Nga Instagrami i Boçit te bizneset e Abules, skema 50 milionë euro që u hoq nga sekuestro –
  • Ndryshime në polici, emërohen drejtuesit për Korçën, Lezhën dhe Durrësin (Emrat) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin –
  • Aksidentoi nënën me dy fëmijë, rrestohet shefi i Logjistikës në Policinë Kufitare Kukës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com