Patozi-Bashës: Tigër letre s’ka kohë dhe amnisti për të – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Patozi-Bashës: Tigër letre s’ka kohë dhe amnisti për të

18:21 | 12/09/2017
në Shqiperi
0

Ish- nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar për sa i përket rikthimit të Lulzim Bashës si deputet në Parlament.

Me anë të një postimi në facebook, Patozi shprehet se tashmë Basha është në hall dhe kërkon të fitojë kohë.

Patozi shton se Basha tashëm është i tejdukshëm dhe nuk ka maskë që e shpëton.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Statusi i plotë 
NUK KA MË KOHË DHE AMNISTI PËR LULZIM BASHËN
Mos e merrni seriozisht Lulzim Bashën për asnjë çast dhe për asnjë fjalë. Nuk do të ketë, as çadër tjetër, e aq më pak kryengritje popullore të udhëhequr prej tij. Si cdo njeri në hall të madh, ai thjesht po kërkon të fitojë kohë.

Që të harrohet në radhë të parë 25 qershori, më pas 22 korriku, por mundësisht edhe 9 shtatori, si start i turpshëm i listës Basha, në kontaktin e parë me parlamentin.
Fatmirësisht, nuk ka nevojë ta shpjegosh fare një gjë që e kanë bindje të gjithë. Si demokratët, ashtu edhe ata që nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike, kundërshtarë apo të pangazhuar politikisht qofshin. Sepse Lulzim Basha është i tejdukshëm tashmë dhe nuk ka maskë që e shpëton.

Në ditën e rikthimit të tij në parlament u rishfaq tigri prej letre, që nuk përdoret dot më as si dordolec, i cili mori guximin të flasë për moral dhe për votën e lirë. Pikërisht, për dy temat përvëluese të Republikës së Re, që të paktën sot duhet të ishin tabu.

Dhe m’u kujtua se si për më shumë se dy vjet më ka zënë “goja lesh” për zgjedhjet dhe për reformën zgjedhore në mbledhje grupi dhe kudo tjetër, ku kam pasur mundësi të shprehem (ka dëshmitarë të panumërt për këtë). Por në atë kohë, ky “kalorës” i votës së lirë, sikur nuk ishte aty, kur unë flisja, sepse kishte halle më të madhe mbi supe për të zgjidhur.

Dhe vetëm tre muaj para se t’i vinte veza, vendosi në mënyrë të befasishme të hapte “çadrën e lirisë”, të cilën e mbylli ditën e parë që qeveria i dha një pazar. Duke e çuar në greminë elektorale Partinë Demokratike, më të rëndën e historisë së saj, ndonëse u kishte dhënë të gjithëve (demokratëve në radhë të parë) garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Tani po flet sikur marrëveshjen e 18 majit nuk e kishte bërë dhe nënshkruar vetë, ndaj atij nuk i mbetet asgjë më shumë, veçse të ndreqë atë që ia kanë prishur të tjerët. Natyrisht, ky është një teprim i madh, por puna ka ardhur që Lulzim Basha nuk habit më askënd për atë që thotë dhe atë që bën. Arsyeja është e thjeshtë. Atë nuk e merr më njeri seriozisht.

Dhe nuk janë vetëm humbjet ato që e kanë bërë të papërdorshëm më si opsion për opozitën Lulzim Bashën. Në politikë qëllon të humbasësh, edhe më rëndë, nganjëherë madje edhe kur nuk bën asnjë gabim.

Ai tashmë është kartë e djegur kryesisht për mënyrën se si i menaxhon humbjet e njëpasnjëshme, që thellohen, jo rastësisht, në progresion gjeometrik. Ato konsiderohen përgjithësisht si “fitore”, për të cilat lideri kameritën e vetme, dhe demokratëve do t’u duhet që ideatori i Republikës së Re të mbetet një ditë fillikat i vetëm, që të kujtohen se partia e tyre i ka humbur zgjedhjet.

Tamam në këtë stil ishte edhe akuza e neveritshme e vjedhjes e votave për të fshehur skandalin e të paktën tre deputetëve të Listës Basha, që iu bashkuan socialistëve në mbështetjen për Gramoz Ruçit, ditën e parë që shkelën në Kuvendin e Shqipërisë.

Kështu duhet lexuar fjala e djeshme e Lulzim Bashës në parlament, si nevoja e një të dëshpëruari që kërkon më kot që t’i falen gjynahet e të shkuarës dhe të tashmes, jo duke u penduar, por duke rrahur gjoksin për mrekullitë që do bëjë në të ardhmen. Por t’i besosh atij sot, është njësoj sikur të mendosh se soba nuk do ta djegë më dorën, pasi e ke provuar disa herë, dhe ta ka përcëlluar në të gjitha rastet.

Dhe në kushtet e një ekstramazhorance, që ka dhënë prova të forta se ka një koncept të shtrembër për qeverisjen e vendit, opozita është një nevojë e fortë shoqërore në Shqipëri. Këtë mision nuk mund ta kryejë kurrësesi Lulzim Basha, që është përgjegjësi kryesor për katandisjen dramatike në numra dhe moral të Partisë Demokratike, por jo vetëm të asaj. Për të nuk ka më, as kohë, dhe as amnisti.

Etiketa: Astrit PatoziFacebookLulzim BashaPartia Demokratike

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Kryemadhi: Program batutash me gabime e lajthitje

Kryemadhi: Program batutash me gabime e lajthitje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

SHBA është e gatshme të ndihmojë –

Hajdutët iranianë kanë vrarë për vite me radhë, tani kam nderin t’i vras –

09:12 | 13/03/2026
Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë? –

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë? –

08:50 | 13/03/2026
Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë? –

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë? –

08:44 | 13/03/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 13 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:26 | 13/03/2026
Krahu i djathtë i Ballukut, SPAK kalon për gjykim çështjen e Evis Berberit –

Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur! –

08:08 | 13/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Hajdutët iranianë kanë vrarë për vite me radhë, tani kam nderin t’i vras –
  • Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë? –
  • Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë? –
  • Këmbimi valutor 13 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur! –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Hajdutët iranianë kanë vrarë për vite me radhë, tani kam nderin t’i vras –
  • Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë? –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com