Pas sulmeve në Spanjë, Finlandë e Rusi, ISIS ka kërcënuar edhe Italinë duke paralajmëruar se objektivi i ardhshëm i sulmeve të tyre do të jetë Italia.
Kjo nuk është hera e parë që Italia kërcënohet nga ISIS. Edhe në vitin 2016 përmes një mesazhi, terroristët e ISIS u shprehën se objektivi i radhës do të jetë Roma.