Pas operacionit anti kanabis në malet e Krujës, ka reaguar Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj duke theksuar se historia e kësaj bime narkotike në Shqipëria ka mbaruar.
“Për ata që ende s’e kanë kuptuar: ka mbaruar historia e kanabisit në Shqipëri. E ardhmja jonë janë vlerat evropiane. Jo kanabisi!”, shkruan Lleshaj në Twitter.
Ministri Lleshaj në twitter:
Operacioni i madh policor kundër kanabisit sot në Krujë është një tjetër goditje e fortë që shpreh vullnet të palëkundur politik dhe kapacitete të plota operacionale.
Për ata që ende s’e kanë kuptuar: ka mbaruar historia e kanabisit në Shqipëri. E ardhmja jonë janë vlerat evropiane. Jo kanabisi!
Respekt për angazhimin e Policisë së Shtetit