Pas Europës, disa pjesë të SHBA-së dhe Kanadasë, temperaturat ranë deri në -29C të premtën në darkë, ndërsa si pasojë e erës së fuqishme, dhjetra mijëra banorë në Nova Scotia mbetën pa energji elektrike.
Sipas raportimeve, 19 persona kanë vdekur në SHBA dhe 2 në Kanada si pasojë e motit ekstrem. Moti ekstrem gjithashtu shkaktoi kaos në trafik dhe mijëra fluturime u anuluan të enjten dhe të premten ndërsa Atlantiku dhe Kanadaja qëndrore janë përfshirë nga stuhia dimërore