Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Pas dekretit të Presidentit Meta, Akademia e Shkencave njofton mbledhje të jashtëzakonshme

Nga Ejona 0

Rreth 24 orë pas vendimit të Presidentit Meta për mosdekretimin e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave, ASH ka vendosur që më datë 19 korrik të zhvillohet një mbledhje e jashtëzakonshme.

Sipas një njoftimi nga vetë Akademia e Shkencave, bëhet me dije se në qendër të kësaj mbledhje do të jetë shqyrtimi i propozimit të Këshillit Ekzekutiv drejtuar Asamblesë për të diskutuar dekretin e Metës.

ASH thekson se Presidenti  Meta, ka përdorur forcën e dekretit për të refuzuar emërimin e Skënder Gjinushit në krye të këtij institucioni.

Njoftimi i plotë:

Këshilli Ekzekutiv i ASH u mblodh sot më datë 13 korrik 2019 dhe vendosi që më datë 19 korrik 2019, ditën e premte, në orën 11.00 të bëhet mbledhja e jashtëzakonshme e Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Shqiperisë me këtë rend dite:

Njohja me Dekretin e Presidentit të Republikës nr. 11223, datë 11.07.2019, dhe shqyrtimi i propozimit të Këshillit Ekzekutiv drejtuar Asamblesë për të kërkuar rikonsiderimin e emërimit të Kryetarit të zgjedhur nga kjo Asamble.

Theksojmë se Presidenti Ilir Meta, ka përdorur forcën e dekretit për të refuzuar emërimin e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkenacave. Me një dekret presidencial, Meta ka dhënë arsyet pse sipas tij, ka bërë këtë refuzim. Sipas tij procesi i zgjedhjes së Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave ka qenë me probleme, dhe në momentin e zgjedhjes, Gjinushi ishte kryetar Partie. Gjinushi është zgjedhur kryetar i ASH më 24 maj, ndërkohë që largimi nga partia rezulton në datën 5 qershor, duke shkelur kështu ligjin për zgjedhjen e kryetarit të ASH.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej