Pas dëbimit të dy diplomatëve iranianë, ekspertët për DW: Shqipëria e kërcënuar nga sulme kibernetike nga Irani – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas dëbimit të dy diplomatëve iranianë, ekspertët për DW: Shqipëria e kërcënuar nga sulme kibernetike nga Irani

13:14 | 20/01/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Shqipëria dëboi në mesin e javës së kaluar (15.01.2020) dy diplomatë iranianë, të identifikuar nga autoritetet si Mohammad Ali Arz Peimanemati and Seyed Ahmad Hosseini Alast. Ata u dëbuan “për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”, shkroi në faqen zyrtare në Facebook, ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj. Rreth një vit më parë, në dhjetor 2018, Shqipëria dëboi ambasadorin e Iranit dhe një diplomat tjetër për „dëmtimin e sigurisë kombëtare”.

Vendimi i Shqipërisë, u përshëndet të premten, (17.01.2020) edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit,(DASH).”Ne përgëzojmë veprimin e qeverisë së Shqipërisë për të dëbuar dy të ashtuquajturit diplomatë të Iranit. Regjimi Iranian vazhdon të përdorë objektet e tij diplomatike në Europë dhe vende të tjera si mbulesë për të komplotuar sulme terroriste, kërcënuar dhe spiunuar iranianët që jetojnë jashtë Iranit”, theksoi zëdhënësja e DASH, Morgan Ortagus në një postim në twitter.

Rreziku i akteve terroriste të regjimit të Iranit

Read more

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –

Por prania e muxhahedinëve disidentë është bërë shkak për acarim të vazhdueshëm të marrëdhënieve mes Iranit dhe Shqipërisë. Ajo ka sjellë së fundi edhe përfshirjen indirekte të Shqipërisë në konfliktin mes SHBA dhe Iranit.

Në fillim të këtij muaji, lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei, drejtoi gishtin ndaj Shqipërisë, duke iu referuar asaj si “një vend i vogël, por i djallëzuar evropian, ku elementët amerikanë komplotojnë me tradhtarët iranianë dhe planifikojnë sulme kundër Republikës Islamike”. Vetëm 3 muaj më parë, në tetor, Policia e Shtetit deklaroi, se kishte shkatërruar disa sulme të planifikuara terroriste të qeverisë iraniane kundër grupit të muxhahedinëve disidentë iranianë të strehuar në Shqipëri.

Këta janëanëtarë të Organizatës Popullore të Muxhahedinëve të Iranit, të njohur me inicialet MEK (Mojahedin-e-Khalq), opozita politike e regjimit klerik të Iranit. Shqipëria, vend anëtar i NATO-s dhe aleat i ngushtë me SHBA, ka mirëpritur në 6 vitet e fundit rreth 3 mijë anëtarë të kësaj organizate. Zhvendosja e tyre në Shqipëri, nga bazat amerikane në Irak, ku u rrezikohej jeta nga sulmet me raketa të qeverisë iraniane, është bërë në bazë të një marrëveshjeje mes qeverisë amerikane dhe asaj shqiptare, të nënshkruar në vitin 2013, me bazë motive humanitare.

Sa të rrezikuar janë sot 3 mijë muxhahedinët e strehuar në Shqipëri? Në kampin e tyre të fortifikuar mirë, pranë qytetit port të Durrësit, 30 km larg Tiranës, Behzad Saffari, këshilltari i tyre ligjor thotë për Deutsche Wellen, se “ne, si anëtarë të MEK, jemi kudo në botë të rrezikuar nga terrorizmi i regjimit të Iranit. Ambasada iraniane në Tiranë dhe ato në kryeqytete të tjera të Europës janë qendra të operacioneve terroriste të atij regjimi,” thotë ai për DW. Në kamp së fundmi janë përforcuar masat e sigurisë.

Sipas Saffarit “dëbimi nga Shqipëria i diplomatëve iranianë për herë të dytë është një hap i guximshëm dhe i lavdërueshëm në luftën kundër terrorizmit, ruajtjes së sigurisë kombëtare të Shqipërisë dhe tonën, si disidentë në mërgrim që duhet të ndiqet edhe nga vende të tjera të Ballkanit.”

Siguria kombëtare e Shqipërisë e kërcënuar

Irani e konsideron MEK një organizate terroriste, gjë që sjell një rrezik të shtuar prej regjimit të Iranit kundër sigurisë kombëtare të Shqipërisë. Redion Qiriazi, ekspert për ҫështjet e sigurisë kombëtare, mendon se dëbimi i dy diplomatëve iranianë mund të pasohet me një situatë të rënduar të sigurisë kombëtare. “Ka një kërcënim gjithmonë e më të prekshëm nga regjimi i Iranit. Kërcënimi me i mundshëm eshte ai i sulmeve te izoluara kibernetike apo terroriste, ku Irani ka kapacitete të konsoliduara dhe të testuara. Këto sulme mund te ndërmerren në territorin shqiptar, por edhe në vendet ku Shqipëria ka trupa me misione ushtarake, në veçanti në Lindjen e Mesme apo Azinë Qendrore” thotë Redion Qiriazi për DW.

Por për Behzad Saffarin, regjimi i Iranit kërcënon jo vetëm sigurinë kombëtare të Shqipërisë por të gjithë rajonit të Ballkanit. “Në strategjinë afatgjatë të regjimit të Iranit, Ballkani është porta e eksportit të fondamentalizmit të tij islamik dhe terrorizmit në Evropë,” thotë ai për DW.

Kryeminisri i Shqipërisë, Edi Rama e sheh strehimin e muxhahedinëve si “një risk që i bën nder Shqipërisë, që është në vazhdën e traditës shqiptare” duke lënë të kuptohet strehimin e hebrenjve në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku asnjë prej tyre nuk iu dorëzua nazistëve. Ai pranon që Shqipëria i ka strehuar disidentët iranianë “në funksion të aleancës strategjike dhe të padiskutueshme me SHBA”. Tek kjo aleancë, eksperti Redion Qiriazi sheh mbështetjen që i duhet aktualisht Shqipërisë. “SHBA janë aleati më i rëndësishëm strategjik i Shqipërise, edhe kur Shqipëria nuk ishte anëtare e NATO-s dhe nuk kishte asgjë për të ofruar. Në situatën aktuale, ku interesat e sigurisë janë te ndërthurura, mbështetja e SHBA ndaj sigurisë kombëtare të Shqipërisë është e padiskutueshme”, thotë eksperti Redion Qiriazi për DW./ DW

Etiketa: BallkaniBehzad Saffaridëbimi nga Shqipëria i diplomatëve iranianëgent cakajMinistri i Jashtëm në detyrëregjimi i IranitShqiperia

Të Lidhura

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

nga 27
21:29 | 04/06/2026
0

Liverpool i ka dhënë zgjidhje çështjes së trajnerit. The Reds, pas largimit të Slot, kanë firmosur kontratë për dy vite...

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

nga 27
20:57 | 04/06/2026
0

https://www.youtube.com/watch?v=k3EZnctVhy0 Këtë vit Ujësjellësi i Durrësit vjen me lajme të mira, pasi parashikon që, përmes një investimi rreth 650 mijë...

Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

nga 27
20:55 | 04/06/2026
0

Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka...

Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –

Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –

nga 27
20:13 | 04/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama do  të vizitojë këtë të premte Vlorën, aty ku do të zhvillohet një organizim për 35-vjetorin e...

Para
Shpërthen bombola e gazit, plagoset çifti i të moshuarve në Lushnjë

Shpërthen bombola e gazit, plagoset çifti i të moshuarve në Lushnjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

21:29 | 04/06/2026
Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

20:57 | 04/06/2026
Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

20:55 | 04/06/2026
Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –

Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –

20:13 | 04/06/2026
Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit! –

Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit! –

20:05 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –
  • Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –
  • Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –
  • Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –
  • Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit! –
  • Protestuesit thirrje kundër Ramës dhe Berishës, oshëtin bulevardi: Në burg! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –
  • Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com