Pas artikullit të Bild, Rama si “skifterat”: “Shëtito” për 30 “qershoro” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas artikullit të Bild, Rama si “skifterat”: “Shëtito” për 30 “qershoro”

09:00 | 18/05/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Gentian Gaba

Që “diçka është e kalbur në Shqipëri”, shumica e qytetarëve e di prej shumë kohësh. Preludi ishte pagëzimi si “aleanca e qelbësirave”, e asaj që do të kthehej në mazhorancën e vitit 2013. Ligji i dekriminalizimit arriti të çirrte maskën, duke i nxjerrë gangsterët nga zyrat e shtetit, por jo të thyente lidhjen simbiotike që gjallon jashtë institucioneve.

Mirëpo, pas largimit të opozitës nga Parlamenit, duket se për situatën reale në Shqipëri po interesohen edhe mediat e huaja. Përherë e më të shumta në numër, ato po nxjerrin beribat mazhorancën. Rasti më i fundit është ai i gazetës Bild.

Read more

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Artikulli i gjatë për Shqipërinë, i një prej gazetave më të mëdha teutonike, tingëllonte më shumë si një epitaf për mazhorancën aktuale.

Një renditje e pamëshirshme e të gjitha akuzave të ngritura ndër vite. Nga kanabizmi i vendit, te ministrat e brendshëm të lidhur me krimin; nga përgjimet deri tek akuzat për blerjen e votës në bashkëpunim me krimin.

Shkrimi që terratisi imazhin e mazhorancës, duke e nxjerrë gollomesh vetë Ramën përballë lexuesve të shumtë të së përditshmes gjermane, mori një përgjigje nga deputetja socialiste Blerina Gjylamenti, e cila e cilësoi si një artikull të paguar nga opozita. Këtë deklaratë nuk e hodhi poshtë vetëm autori i shkrimit, gazetari Peter Tiede, e cili e konsideroi reagimin e Gjylamentit një çmenduri, por vetë kreu i mazhorancës. Nga kolltuku i emisionit Opinion, Rama tha se i ka tërhequr vërejtje deputetes, pasi ajo e kishte bërë atë deklaratë pa dijeninë e tij. Duke shtuar berrejshëm se: “Nuk ka urdhra partie për të dalë në media”.

Ky kujdes për ta faturuar gjetkë atë qëndrim, është pasojë e vetëdijes së kryeministrit për rreziqet e antagonizimit të mëtejshëm të shtypit perëndimor. Në këtë moment të vështirë, me opozitën që kërkon “kokën” e tij dhe zgjedhjet monopartiake të 30 qershorit në horizont, Rama e di që artikulli nuk cyt vetëm audiencën e këtushme, por sidomos gjermanen dhe europianen.

Pasqyrime të tilla të realitetit shqiptar nuk hedhin poshtë thjeshtë propagandën e mazhorancës, por depërtojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë tek votuesit dhe taksapaguesit europianë; të cilët, pa filtrat dhe gjuhën e drunjtë të ambasadorëve rezidentë në Shqipëri, mund të lexojnë dhe kuptojnë, në mënyrë krejt autonome, realitetin e hidhur shqiptar. Nga ky vetëdijesim i opinionit publik ndërkombëtar, te reagimi i politikanëve të atjeshëm, hapi është shumë i vogël. Madje është thjeshtë çështje kohe.

Për këtë arsye Rama nuk është më mahitari që kemi njohur. Madje kohët e fundit, në komunikim me gazetarët, kemi zbuluar se në fjalorin e tij ekzistojnë fjalët të lutem dhe faleminderit.

Pra kthimi i reflektorëve nga mediat ndërkombëtare, e ka bërë të duket si ata dy “skifterat” e bërë të famshëm këto ditë në rrjetet sociale. Këta të fundit, të kapur gafil teksa përgatisnin goditjen e radhës, përpara syrit të kamerës, flisnin përçart në tentativë për të mos ligështuar personin që i kishte zbuluar. Kësisoj edhe Rama, në përpjekje për t’i dhënë ngjyrën mavi gjithë hartës territoriale të Shqipërisë, i ‘kapur’ nga gazeta Bild, duket se do të jetë i detyruar të heqë dorë nga zgjedhjet vendore, diçka që mund të tingëllojë si: Shëtito për 30 “qershoro”.

Pasi, sikurse “skifterat”, ai e di se  nuk mund të çojë deri në fund grabitjen e zgjedhjeve të radhës.

Etiketa: 30 qershorblerja e votesdeputetja socialiste Blerina Gjylamentiedi ramagazeta Bildgazetari Peter TiedeGentian Gabakanabizmi i vendit

Të Lidhura

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

nga 27
13:02 | 05/06/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet e zbardhura së fundi të cilat tregojnë se familjarët...

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

nga 27
12:42 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në Tivat, komentoi edhe protestat kundër projektit të...

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

nga 27
12:12 | 05/06/2026
0

Të kapluar nga dhimbja, familjarët e policit Enea Mekolli, që u vra dje në krye të detyrës, vajtojnë sot humbjen...

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

nga 27
12:09 | 05/06/2026
0

FIFA vazhdon të sjellë risi për Kupën e Botës 2026 dhe një prej ndryshimeve më të mëdha do të prekë...

Para
Digjet makina e drejtoreshës në Shkodër, policia ka fshehur ngjarjen

Digjet makina e drejtoreshës në Shkodër, policia ka fshehur ngjarjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026
Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

12:42 | 05/06/2026
E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

12:12 | 05/06/2026
Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

12:09 | 05/06/2026
365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

12:04 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –
  • Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –
  • 365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –
  • Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com