• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Partia në ballë

12:27 | 04/03/2016
në Opinion
0

Nga Frrok Çupi

Kuptimi më i afërt i formulimit është ky: Partinë ta kesh në ballë!

Lexo edhe

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Do të kalosh?, do të kërkosh punë?, do të pretendosh më shumë se fqinji?, do të marrësh ushqim në mencën më të parë?,… atëherë do të shikohesh çfarë ke në ballë!

E dini? Jemi njerëzit e pjesës perëndimore të globit që kemi më shumë pjesëtarë familjeje me parti.

E dini, sa është tronditëse?! Partia Socialiste që qeveris (me koalicion), përmes histerisë po bën përditë anëtarësime të reja dhe lajmëron me arrogancë të madhe se po shtohen mijëra.

E dini?, sa tronditëse është! Numri që ka shpallur Partia Socialiste për anëtarësinë e saj është i frikshëm; me këtë numër i bie që në çdo njëzetë banorë të jetë një anëtar i Partisë që qeveris. Këta njëzet banorë janë edhe bebe, edhe adoleshentë, edhe të moshuar fort, edhe kundërshtarë genetikë ose të inatosur të Partisë Socialiste… Atëherë i bie diku te kjo shifër: Në dhjetë banorë aktivë, mesnesh, mund të jetë një anëtar i Partisë Socialiste.

Udhëheqësit e shtetit dalin përditë “fushave” ku korret “prodhimi i anëtarësisë” së Partisë dhe e shpallin korrjen njerëzore si aksion të shtetit. Krenohen para të gjithëve ose ulin kokën!, kjo varet nga “prodhimi” anëtarësi.

… Kemi kujtesë të frikshme, në çdo akt të ditës ngjallet kjo frikë. Mbrëmë nuk po e shikoja, me ndonjë qëllim, filmin e njohur e të magjishëm me titull “Hajdutja e librave”. Jo, aspak me qëllim për ide të shkrimit, veçse për një magji arti. Filmi është prodhuar në vitin 2013, me regjizor Brian Percival, bazuar në romanin me këtë titull të Markus Zusak, një australian i famshëm. Sapo hapet filmi, aty hapet edhe frika (dmth., dashuria) për Partinë. Pastaj prania e Partisë shtohet deri në pikën kur SS-ët nazistë pyesin Hans: “A je anëtar në Parti?”. (Në rolin e Hans është artisti i shquar Geoffrey Rush). Burri (Hans) mbeti pa fjalë. Por jo veç pa fjalë. Burri që nuk ishte anëtar i Partisë, mbeti pa punë, pa bukë, pa dinjitetin e kryefamiljarit. Një ditë dimri u “lumturua” tek po pranohej në Partinë naziste (të socialdemokracisë) dhe menjëherë pas kësaj u nis për në front të Luftës. Edhe pse gjithë jetën e kishte gatuar si urryes i Nazizmit. Por erdhi një ditë tjetër, kur vajza e vetme e Hans, Liesel Meminger, në sytë e saj humbi babanë, humbi nënën dhe mikun e saj të ngushtë. I humbi në një bombardim mu para syve të saj; vetëm ajo shpëtoi nën rrënoja. “Hajdutja e librave”, në fëmijëri kishte humbur edhe të vëllanë; nga e njëjta dorë e Partisë.

… Filmin e pashë me një kënaqësi të lartë arti, aspak me idenë për të gjetur evidenca mbi sundimin e partive mbi njeriun. Mirëpo kjo të shfaqet kudo, edhe në një film, edhe në një punë, edhe në një varrim, edhe në një vrasje…

Ngjarja e filmit i përket Luftës së Dytë, atëherë kur u gatua më shumë se kurrë domosdoshmëria për Partinë; o parti naziste, o komuniste, nuk ka rëndësi. Dhe vazhdoi deri më sot e ndoshta deri vonë në të ardhmen.

Kudo do të kesh Partinë, ndryshe nuk ke rrugë.

Këtu, në vendin tonë, heshturazi Partia po sundon thuajse siç ndodhi menjëherë pas Luftës së Dytë. Duket si e guximshme ta thuash këtë, por “butësisht” ose tinëzisht, Partia dominon si atëherë. A doni t’ju them një fakt? Gjatë diktaturës komuniste (pas Luftës së Dytë), Partia e Punës numëronte rreth 60 mijë anëtarë. Ndërsa sot Partia Socialiste, që vjen nga Partia e Punës, ka shpallur 150 mijë anëtarë, dmth dyfishin e numrit të anëtarëve të origjinës në diktaturë. Ose një anëtar në 20 banorë.

Jemi të vetmit njerëz, ose banorë të terrenit perëndimor të Globit, që e pranojmë këtë dhunë partie.

Pa shikojini vendet e qytetërimit të përparuar europian. Në Francë, ku jetojnë 66 milionë e 644 mijë njerëz, Partia Socialiste që mban qeverisjen e vendit, ka veç 60 mijë anëtarë. Më pak se gjysma e anëtarëve të Partisë Socialiste në Shqipëri. Por këtu janë veç 3 milionë banorë, në Francë janë mbi 60 milionë. Në Angli, Partia Laburiste ka një anëtar në 160 banorë, jo në 20 banorë sa këtu. Në Gjemani, SPD e majtë, ka një anëtar në 160 banorë, gjithashtu…

A jemi për të pasur frikë?!

Sigurisht, nuk presim që në pallatin ku banojmë, ose në fshat ku jemi, anëtarët e Partisë Socialiste (150 mijë), të na sulen një mëngjes dhe të na nxjerrin nga shtëpitë, ose të na venë para torturave, ose të na kërcënojnë me burg… Jo, kjo nuk ndodh. Por, vallë, këtë presim si të keqen që mund të na ndodhë!?

Parulla “të gjithë në parti!”, na e kërcënon cilësinë e jetës edhe tetë dekada pas historisë së “Hajdutes së librave”. Partia na shfaqet me arrogancë, fillimisht me shtimin e anëtarësimeve. Dilema e parë, thuajse ekzistencialiste: “Përderisa të gjithë po bëhen anëtarë të Partisë së madhe, çfarë po bëj unë!?”. I bën pyetje vetes, por shikon që edhe të tjerët rretherrotull të vështrojnë me të njëjtën pyetje: ” Çfarë po bën, çfarë pret?”. Domethënë kryefamiljari ndodhet nën trysninë e fëmijës, të gruas, të nënës. “Hej, çfarë po pret? Nisu atje ku po fitojnë të gjithë!”.

Pa qenë anëtar i Partisë nuk ke punë, por as të drejtën që të kërkosh punë. Pa qenë anëtar i Partisë nuk mund të ngresh një dyqan, as për të shitur petulla! Pa qenë anëtar i Partisë, të përqesh kryeministri sapo të gjejë rast që të bëjë një mbledhje me të vetët. Shteti bëhet më arrogant kur ka rrotull më shumë anëtarë partie…Para pak ditësh, të gjithë atyre që nuk janë në partinë e tij, kryeministri i shau “budallenj” (!)… Atëherë, si të të mos shikojë ngultas fëmija ose prindi kur tjetri të quan budalla!, e ti nuk ngrihesh të shkosh anëtar në parti?

Pa qenë anëtar i Partisë mund të mos numërohesh as ditën kur bëhen votimet. Mund të mos quhesh edhe si një klient në kafe; pronari e ka lyer murin e dyqanit me ngjyrën e vishnje të Partisë, që do të thotë se do të shërbehesh në fund ose hiç. Ose ti mund të ndjehesh keq me ngjyrën e  Partisë edhe në sallën e Teatrit dhe të të prishet jeta.

Pesha e Partisë të rëndon njësoj si në fillesat pas Luftës së Dytë. Kudo ke trysni, tani edhe më shumë. Sepse tani nuk të troket veç porta “hej ti, a je anëtar i partisë naziste?”; tani nuk të merr zvarrë tjetri në rrugicë ku të shikojnë të gjithë. Jo, tani Partia të hyn në shtëpi, aty ku të jesh me fëmijën, me nënën ose me mikun. Një xham i madh që quhet televizor e ku sytë e familjes lahen më shumë se vetë dita lahet nga dielli, aty gjithë ditës ke Partinë. Kryetari i Partisë që qeveris shfaqet në atë xham 24 orë pa pushim, 24 orë flet për Partinë dhe për fitoret. Ti mund të çmendesh, por kjo është puna jote. Më e mira është të bëhesh anëtar i Partisë që të mendosh “pozitivisht” se “haj!, s’ka gajle, partia ime është, partia ime edhe mund të më rrahë”.

Ose edhe ata që duan të përmirësojnë Partinë, që kjo të mos jetë as si naziste, as si komuniste… Edhe këta flasin për Partinë, flasin si do të kujdeset “partia për tanët”, flasin për financa partie, flasin për statut partie… Çmenduri!

E gjithë jeta nën peshën e Partisë.

Kjo ka nisur shumë shpejt; që pas ose para Luftës së Dytë. Që në teoritë e Joseph Weydemeyer, pastaj adoptuar nga Marksi e Roza Luksemburg, me idenë e diktaturës së proletariatit. Të gjithë me një parti, të gjithë të kënaqur me diktaturën e proletariatit! Të gjithë me Partinë në ballë, por të gjithë kundër të gjithëve…

Është tirania e shumicës mbi shumicën.

Po pse, këta 150 mijë njerëz të anëtarësisë së Partisë Socialiste, vallë janë të lumtur? Sikur veç këta të ishin të lumtur, do të ishte një përqindje e mirë lumturie për këtë popull të trishtuar. Por edhe këta veç mbajnë peshën e “deles së zezë” mes të gjithëve. Të paktën prezumohen si spiunë të të tjerëve. Mbajnë edhe peshën e teserës së Partisë që nuk i jep gjë të mirë askujt. Anëtarësia në Parti i shërben veç luftës së liderit, sot interesit të liderit për pasurim personal dhe pushtet të padrejtë mbi të gjithë…

…. Provoni ta shikoni filmin që përmenda, “Hajdutja e librave”. Ose çdo art tjetër që ka brenda jetën. Shikoni çfarë ndodhi në rrugicën ku banonte Hans. Ky u nis për në front si anëtar i Partisë Naziste, por vajza e tij, Liesel e humbi të atin para syve, humbi gjithçka. Edhe fqinjin e tyre, kur e morën zvarrë dhe po e pushkatonin, thërriste mes të gjithëve: ” Eeej! Djali im ndodhet në front, është anëtar i Partisë”. Kush e dëgjoi?!… Dhe të tjerët, fqinj, faleshin plot frikë : “Është njeri i mirë…është njeri i mirë!”.

Por veç kaq. Shumica nuk ka tjetër gjë në dorë veç të shtypë shumicën.

Etiketa: Brian Percivaldelja e zezëdiktatura e proletariatitFrrok ÇupiGeoffrey RushHajdutja e libraveJoseph WeydemeyerMarksiMarkus ZusakPartia NazistePartia SocialisteRoza LuksemburgSS-ët nazistë

Të Lidhura

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

nga 27
11:42 | 14/06/2023
0

Nga Edward P. Joseph Nëse është që mund ta kuptojë përplasjen e shëmtuar dhe të panevojshme mes Shteteve të Bashkuara...

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Para
Morali i lapërdhisë

Po ja shtrojnë udhën Erionit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kriminelët në veri të Kosovës

Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –

17:00 | 21/09/2023
Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

12:11 | 21/09/2023
Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –

Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –

11:22 | 16/09/2023
Gjykata lë në burg 29 të arrestuarit e operacionit “Tempulli” –

Gjykata lë në burg 29 të arrestuarit e operacionit “Tempulli” –

12:57 | 15/09/2023
Shisnin drogë në lokal, arreston katër persona në Krumë –

Shisnin drogë në lokal, arreston katër persona në Krumë –

12:57 | 15/09/2023

Më Të Lexuarat

  • Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –
  • Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –
  • Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –
  • Gjykata lë në burg 29 të arrestuarit e operacionit “Tempulli” –
  • Shisnin drogë në lokal, arreston katër persona në Krumë –
  • Beteja me flakët, flet kreu i Sindikatës së zjarrfikësve: Kopshtet në rrezik nga veshja…

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –
  • Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com