Partia Demokratike! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Partia Demokratike!

16:10 | 25/09/2020
në Kryesore
0

Nga Erl Kodra

Është gati e pashpjegueshme me fjalë ekzistenca e Partisë Demokratike, partia që lindi në Dhjetor ‘90, sepse ajo nuk është thjeshtë një parti politike. Nuk e di, por unë kam përshtypjen se edhe vetë themeluesit nuk kuptojnë mirë peshën e asaj çfarë kanë krijuar. Asnjë ngjarje politike nuk do të mund të krahasohet me krijimin e Partisë Demokratike, pavarësisht rrugës plot dritëhije që prej themelimit. Ka momente në jetën e një kombi që shënojnë udhëkryqe historike; dhe padyshim që lindja e Partisë Demokratike shënon fundin e epokës më të errët të ekzistencës tonë.

Nuk ka asnjë rëndësi se kush janë emrat e përveçëm të themeluesve; as faktet e veçanta dhe ngjarjet në vetvete, sepse diçka tjetër e përmasave të mëdha po ndodhte ndërkohë; po shembej pushteti i terrorit.

Read more

“Deklarata” e Ferit Hoxhës shkakton përçarje mes VLEN dhe BDI në Maqedoninë e Veriut –

Alarmi për bombë/ Evakuim në një tjetër qendër tregtare në Tiranë –

“Partia duhet të zgjedhë me votë kandidatin”/ Braçe: Tirana ka rënë! –

Bordi i Paqes/ Forca e Sigurisë së Kosovës mbërrin në Gaza për misionin paqeruajtës –

Krijimi i Partisë Demokratike përmbledh frymën dhe shpirtrat e shqiptarëve që humbën jetën nën regjimin komunist, dramën dhe tragjedinë e të burgosurve dhe internuarve, vuajtjet dhe mjerimin e një kombi. Prej asaj dite, çdo qytetar të këtij vendi mund të besonte tek liria dhe demokracia, pa frikën se do të përfundonte në litar, në burg ose në internim. Në këtë kuptim, asnjë ngjarje në historinë moderne të shqiptarëve nuk e ka peshën e krijimit të Partisë Demokratike.

Për politikë kam menduar që në rininë e herëshme, zaten edhe pa dashur, unë kam qenë i detyruar të mendoj. Dhe më besoni që kam menduar intensivisht, çdo ditë dhe orë përgjatë viteve. Pavarësisht se kurrë nuk jam marrë me politikë aktive, ajo është bërë pjesë e vetdijes time. Ndoshta pse jam edhe poet, me gjasë, dhe unë nuk mund të jem indiferent.

E bëra këtë hyrje të veçantë për të treguar se Partia Demokratike është ndryshe çdo partie tjetër, sepse ajo, para se të jetë një forcë politike e djathtë, është partia e një populli të vrarë dhe të burgosur, e të vdekurve dhe të gjallëve të tij. Në këtë kuptim, ajo nuk përfaqëson një krah politik, por vetë shpirtin tonë. Ndaj nuk ka rëndësi se kush është në krye, përfshirë edhe emrin e Kryetarit Lulzim Basha. Ky është çelësi i kuptimit tim.

Mbrëmë (e enjte, 24 shtator) po kaloja nëpër programet kryesore politike të javës, por nuk po e gjeja askund Partinë Demokratike. Asnjë zë, asnjë fjalë, vetëm Andi Bushati dhe Ylli Rakipi që mbronin kauzat opozitare nëpër televizione. Dhe të mendosh se jemi vetëm një javë para se Edi Rama t’i japë dorën e fundit megaprojektit për mandatin e tretë.
Por, lavdi Zotit, Andi Bushati duket shumë i vendosur për kauzat e opozitës!

Unë nuk qahem, pse Partia Demokratike është në opozitë, por po mpakem nga trishtimi që fati i vendit gjendet në duart e një maskarai si Edi Rama. As që e vras mendjen nëse Lulzim Basha do të bëhet apo jo Kryeministër, por më çahet zemra, kur shoh se si ëndrrat tona po veniten. Duket si një makth, por është e vërtetë; ne kemi rënë në humnerë. Sytë janë për të parë, mendja për të kuptuar.

Shumica e qytetarëve shqiptar janë sy e vesh nga Partia Demokratike. Ata e dinë shumë mirë se tjetër shpresë nuk ka. Ndaj presin me ankth çdo akt dhe fjalë të Partisë Demokratike.

Unë nuk e di se çfarë mund të ndodhë përgjatë muajve në vijim, por mund të them vetëm kaq:

Të mjerët ju po i zhgënjyet edhe njëherë popullin demokrat!

Etiketa: Andi Bushatierl kodraLulzim BashaPartia DemokratikeudhëkryqeYlli Rakipi

Të Lidhura

“Deklarata” e Ferit Hoxhës shkakton përçarje mes VLEN dhe BDI në Maqedoninë e Veriut –

“Deklarata” e Ferit Hoxhës shkakton përçarje mes VLEN dhe BDI në Maqedoninë e Veriut –

nga 27
14:19 | 26/04/2026
0

Një deklaratë e atribuar ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka shkaktuar reagime të forta politike në Maqedonia e...

Alarmi për bombë/ Evakuim në një tjetër qendër tregtare në Tiranë –

Alarmi për bombë/ Evakuim në një tjetër qendër tregtare në Tiranë –

nga 27
14:15 | 26/04/2026
0

Një alarm për bombë është dhënë gjatë ditës së sotme në qendrën tregtare QTU në Tiranë, duke shkaktuar shqetësim te...

“Partia duhet të zgjedhë me votë kandidatin”/ Braçe: Tirana ka rënë! –

“Partia duhet të zgjedhë me votë kandidatin”/ Braçe: Tirana ka rënë! –

nga 27
14:05 | 26/04/2026
0

Erion Braçe ka deklaruar se nuk ka zhvilluar asnjë bisedë me kryeministrin Edi Rama lidhur me kandidimin e tij për...

Bordi i Paqes/ Forca e Sigurisë së Kosovës mbërrin në Gaza për misionin paqeruajtës –

Bordi i Paqes/ Forca e Sigurisë së Kosovës mbërrin në Gaza për misionin paqeruajtës –

nga 27
13:55 | 26/04/2026
0

Një ekip i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka mbërritur në Gaza, duke shënuar hapin e parë konkret për vendosjen...

Para
“Shumë njerëz më pyesin pse ndihmoj”, Emina Çunmulaj shpërthen në lot: Dua t’i ngjaj…

“Shumë njerëz më pyesin pse ndihmoj”, Emina Çunmulaj shpërthen në lot: Dua t’i ngjaj…

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Deklarata” e Ferit Hoxhës shkakton përçarje mes VLEN dhe BDI në Maqedoninë e Veriut –

“Deklarata” e Ferit Hoxhës shkakton përçarje mes VLEN dhe BDI në Maqedoninë e Veriut –

14:19 | 26/04/2026
Alarmi për bombë/ Evakuim në një tjetër qendër tregtare në Tiranë –

Alarmi për bombë/ Evakuim në një tjetër qendër tregtare në Tiranë –

14:15 | 26/04/2026
“Partia duhet të zgjedhë me votë kandidatin”/ Braçe: Tirana ka rënë! –

“Partia duhet të zgjedhë me votë kandidatin”/ Braçe: Tirana ka rënë! –

14:05 | 26/04/2026
Bordi i Paqes/ Forca e Sigurisë së Kosovës mbërrin në Gaza për misionin paqeruajtës –

Bordi i Paqes/ Forca e Sigurisë së Kosovës mbërrin në Gaza për misionin paqeruajtës –

13:55 | 26/04/2026
Aksion në burgje, Forcat Speciale sekuestrojnë sende të ndaluara dhe drogë –

Aksion në burgje, Forcat Speciale sekuestrojnë sende të ndaluara dhe drogë –

13:41 | 26/04/2026

Më Të Lexuarat

  • “Deklarata” e Ferit Hoxhës shkakton përçarje mes VLEN dhe BDI në Maqedoninë e Veriut –
  • Alarmi për bombë/ Evakuim në një tjetër qendër tregtare në Tiranë –
  • “Partia duhet të zgjedhë me votë kandidatin”/ Braçe: Tirana ka rënë! –
  • Bordi i Paqes/ Forca e Sigurisë së Kosovës mbërrin në Gaza për misionin paqeruajtës –
  • Aksion në burgje, Forcat Speciale sekuestrojnë sende të ndaluara dhe drogë –
  • Dhimbje në Lezhë, familja hap dyert e mortit për mjekun dhe të bijën –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Deklarata” e Ferit Hoxhës shkakton përçarje mes VLEN dhe BDI në Maqedoninë e Veriut –
  • Alarmi për bombë/ Evakuim në një tjetër qendër tregtare në Tiranë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com