Partia Demokratike nuk mund të frymëzohet nga Rumania – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Partia Demokratike nuk mund të frymëzohet nga Rumania

12:51 | 08/02/2017
në Opinion
0

Nga Luljeta Progni

Prej disa ditësh, Rumania është paralizuar nga protesta masive kundër qeverisë, por edhe medias, të cilën rumunët e vlerësojnë njësoj të korruptuar, si qeveria e tyre. Protestat nisën, për shkak të një vendimi të qeverisë që amnistonte politikanët e korruptuar.

E gjithë shoqëria rumune është në të njëjtin front për të mbrojtur demokracinë e rrezikuar, ndërsa përballë tyre qëndron media dhe politika. Pas presionit të madh nga miliona qytetarë që vërshuan drejt Sheshit Viktoria të Bukureshtit në temperatura disa gradë nën zero, më në fund qeveria bëri një hap pas duke premtuar rishikimin e ligjit për amnistinë e zyrtarëve të korruptuar, por kjo nuk i qetësoi qytetarët, të cilët tashmë kërkojnë dorëheqjen e vetë kryeministrit rumun, Sorin Grindeanu.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Pothuajse 2.000 zyrtarë janë dënuar për abuzim me pushtetin mes viteve 2014 dhe 2016, ndër ta dhe një ish-kryeministër, pesë ministra, 16 deputetë dhe pesë senatorë.

Protestat në Rumani tregojnë kundërshtinë e hapur të qytetarëve ndaj zbutjes së dënimeve për zyrtarët e korruptuar, për vazhdimin e pastrimit të institucioneve shtetërore nga dukuritë korruptive dhe sido që të përfundojnë, politikanët dhe media e inkriminuar janë të destinuar të pranojnë kërkesat e qytetarëve.

Një lëvizje e tillë e qytetarëve nuk ka ndodhur në Shqipëri dhe ka pak gjasa të ndodhë. Ndërsa është i njëjti skenar me atë rumun, ai i bashkëpunimit të medias me politikën. Ndryshimi qëndron në faktin se publiku nuk shfaqet në asnjë protestë i ndarë nga politika, në mënyrë që të çlirohet nga interesat e politikanëve për të kërkuar të drejtat qytetare. Nuk mund të organizohet asnjë protestë qytetare në Shqipëri, pa iu paguar bileta e autobusit, ose dita e punës nga forca politike që i thërret. Edhe në rastin, kur në mënyrë spontane krijohet ndonjë lëvizje si ajo kundër armëve kimike, e marrin në dorë drejtimin shoqatat e “shoqërisë civile” që nuk ngurojnë të gjejnë gjuhën e përbashkët me politikanët e korruptuar.

E vërteta është që qytetarët shqiptarë u lodhën, madje edhe vranë nëpër protesta e tubime dhe nuk fituan asgjë nga ato që kërkonin. Shpesh herë edhe vetë protestës i humbi kuptimi, pasi nuk dihej as përse protestonin. Kjo sjellje e ka zanafillën qysh nga koha e protestave pas vitit 1998, kur disa prej qytetarëve shkonin aq shpesh nëpër demonstrata, saqë filluan të thirreshin “mitingashë“, një fjalë e re që zuri vend në fjalorin e përditshëm. Protestat zhvilloheshin njëherë në javë dhe zëvendësonin në atë kohë ndeshjet sportive, për të cilat dukshëm interesi ishte shumë më i ulët.

Paradoksi vazhdon edhe sot. Opozita po kërkon të frymëzojë qytetarët me shembullin e Rumanisë, e cila ka më shumë se një javë që po trondit themelet e elitës politike aty. Thirrja e kryetarit të opozitës Lulzim Basha: “Të ngrihemi bashkë në shembullin e kombeve të civilizuara si Maqedonia dhe Rumania, t’i japim qeverinë shqiptarëve” është e pavend. Po sikur në Rumani të mos ishte aprovuar ligji për amnistinë e zyrtarëve të korruptuar dhe rumunët të shkonin si zakonisht në punë çdo ditë? Fakti që ka patur disa paralelizma në zhvillimet politike të periudhës pas-diktatoriale në vendet e ish-kampit socialist, nuk do të thotë se zgjidhjet vlejnë njësoj. Shoqëria rumune, opozita rumune dhe media e politika rumune kanë specifikat e veta, ashtu siç kemi edhe ne në Shqipëri tonat.

Sepse, historitë e protestave të Shqipërisë dhe Rumanisë janë shumë të ndryshme. Protesta e këtyre ditëve në Rumani po krahasohet me përmasat e protestës së vitit 1989, kur u rrëzua diktatura komuniste në Rumani e ku populli rumun ekzekutoi diktatorin Nikola Çaushesku bashkë me të shoqen. E njëjta gjë nuk ndodhi në Shqipëri. Shqiptarët u ngritën në protesta një vit më vonë, pra në vitin 1990 dhe rezultati i tyre në Shqipëri është i ndryshëm me atë të Rumanisë. Nëse aty diktatori u ekzekutua, në Shqipëri, kreu i radhës i diktaturës komuniste u zgjodh President, madje u ngrit në piedestal nga njerëzit e partisë që trashëgoi Lulzim Basha. Se si rrodhën ngjarjet pas vitit 1990, tashmë dihet. Askush nuk pagoi për as edhe një krim që kishte ndodhur në Shqipërinë komuniste, megjithëse u vranë me mijëra shqiptarë të pafajshëm, u burgosën mijëra të tjerë e po aq shumë u internuan në kampe. Komunistët trashëguan pushtetin politik, gjyqësor e mediatik për të mbërritur pas 26 vitesh aty, ku Shqipëria renditet në vendet më të korruptuara në botë, me një sistem drejtësie, ku nuk gjen dot 12 gjyqtarë të pakorruptuar.

Pjesë e gjithë kësaj dosje të zezë të Shqipërisë së tranzicionit është padyshim vetë Partia Demokratike. Është po kaq fajtore në dënimin e munguar të krimeve të komunizmit, është po aq fajtore sa e majta për korrupsionin në drejtësi e në politike, është po kaq fajtore për kapjen e mediave.

Ndaj, nuk ka asnjë kuptim thirrja e kryetarit të PD-së Lulzim Basha për “të ngritur popullin në këmbë” kundër qeverisjes së korruptuar. Basha nuk kishte aspak nevojë të priste protestat e Rumanisë për t’iu kërkuar shqiptarëve t’i ndjekin ato si shembull. Në Shqipëri ka shumë më shumë korrupsion, shumë më shumë krim e media të kapura nga pushteti, por Basha nuk ka mundur të krijojë ndonjë lëvizje popullore kundër tyre. Në këtë vend të pushtuar nga krimi e korrupsioni, mazhoranca, opozita dhe pjesa më e madhe e medias janë bashkëpërgjegjës. Nëse do të ndodhë vetting-u, duhet t’i ndëshkojë të gjithë, sepse të gjithë u bënë bashkë për ta çuar Shqipërinë në këtë gjendje.

Ndërsa popullit shqiptar duket se nuk i ka mbetur më asnjë nerv për protesta, sepse ky është një vend ku politikanët bashkë me gjyqtarët janë bashkë në sistemin e kalbur të korrupsionit, ndërsa media thjesht e ka bekuar.  “Kulla” e korrupsionit të drejtësisë do të bjerë një ditë e pas saj do të bjerë edhe “kulla” e politikës dhe e medias, sepse janë të destinuara të bien, ose të qëndrojnë bashkë.

Etiketa: BukureshtkorrupsioniLuljeta ProgniLulzim Bashamediat e kapuraProtestat ne RumaniSheshi Viktoriavetingu

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Sarandë/ Përplaset nga makina, humb jetën 62 vjeçari

Vlorë/ Makina del nga rruga, përplas këmbësorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com