Partia Demokratike dhe Shtetet e Bashkuara – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Partia Demokratike dhe Shtetet e Bashkuara

22:00 | 05/08/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Erl Kodra

Yuri Kim kishte shkruar një editorial për shqiptarët (Panorama, 04/08/2021), me titull “Rruga përpara për marrëdhenien SHBA-Shqipëri”. Me gjithë përpjekjet e Ambasadores për të shmangur gjuhën e papërshtatshme, në të vërtetë teksti tejkalonte limitet e sjelljes për një diplomate, qoftë kjo edhe Ambasadore e Shteteve të Bashkuara.

Opozita shqiptare është Partia Demokratike, forca e vetme politike në Shqipëri që ngërthen shpirtin opozitar të një populli të gjymtuar, kundër të cilit është kryer gjenocid politik nga Partia e Punës, sot Partia Socialiste. Për 45 vite me radhë shqiptarët që kanë guxuar të kundërshtojnë PPSH dhe terroristin Enver Hoxha, e kanë paguar me jetë çdo grimë opozitarizmi, ndërsa familjet e tyre janë zhytur në një cikël të tmerrshëm dhune – në kampet më famëkeqe të burgjeve në planet. Plagët tona akoma janë të freskëta, kurse shumë martirë të asaj ploje nuk prehen ndër vorre. Si në asnjë vend të botës, këto mizori nuk janë dënuar nga gjykatat vendase ose ndonjë gjykatë tjetër ndërkombëtare.

Read more

Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve –

Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë –

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

Provimi i parë i Maturës Shtetërore, maturantët në Peqin u përjashtuan pasi futën fshehurazi celularë –

Partia Demokratike nuk është thjeshtë një parti e sistemit politik, siç rëndomë mbushin spektrin parti të vogla me emra sygjestionues, por ajo përmbledh shpresën dhe ëndrrën e miliona shqiptarëve përgjatë dhjetra dekadash. Rrënjët e Partisë Demokratike janë tek ata që besuan tek Liria dhe Demokracia – tek vlerat më të mira të humanizmit – tek vlerat që mbrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me mijëra shqiptarë që janë përballur me togat e pushkatimit – breg ndonjë përroi të shkretë – në çastin e fundit kanë thënë: Rroftë Shqipëria e Lirë, rroftë demokracia, rroftë Amerika!

Në këtë kuptim, nuk mund të ketë një parti politike në planet si Partia Demokratike, sepse ajo përmbledh gjithë humanizmin, shpresën, vuajtjet, gjakun dhe ëndrrat e një populli për liri, demokraci dhe besimin në Zot.

Kur dikush flet për Partinë Demokratike, qoftë edhe Ambasadore e Shteteve të Bashkuara, duhet të mendohet mirë, sepse përndryshe po flet për gjysmën e shqiptarëve që akoma nuk i kanë mbyllur plagët e së kaluarës së tmerrshme, kur partia e terroristit Enver Hoxha kishte zbritur ferrin në tokë. Për më tepër, kur merr anë – dukshëm në mbështetje të njërës palë – në dëm të vlerave demokratike dhe pluraliste.

Shtetet e Bashkuara janë një vend i madh, por edhe aleatja më e madhe e shqiptarëve në planet. Ky është një fakt i padiskutueshëm, i provuar qysh në fillimet e Shekullit të XX. Shtetet e Bashkuara e dinë mirë se themeli i kësaj aleance janë shqiptarët e djathtë, baballarët e atyre që sot janë baza e Partisë Demokratike. Është e pamendueshme që të ekzistojë miqësia shqiptaro-amerikane pa Partinë Demokratike – por po ashtu – është e pamendueshme të ekzistojë demokracia shqiptare pa Partinë Demokratike. Nëse rrënjët priten – lisi thahet.

Rrënjët e Partisë Demokratike janë në themel të miqësisë shqiptaro-amerikane, ndërsa rrënjët e Partisë Socialiste janë në anti-amerikanizëm. Enver Hoxha dhe Partia e Punës (sot Partia Socialiste) ngriti një shtet terrorist që asgjësoi vlerat e humanizmit – pikërisht ato vlera mbi të cilat janë ngritur Shtetet e Bashkuara. Historia e 75 viteve të fundit është e mbushur me prova të pakundërshtueshme, që provojnë në mënyrë eksplicite këtë pohim. Prandaj askush mbi faqe të dheut nuk mund të shprehet në këtë mënyrë kundër Partisë Demokratike, përfshirë edhe Ambasadoren Yuri Kim.

Shtetet e Bashkuara janë një demokraci e madhe, që përballet rrotull botës me qeveri armiqësore dhe individ armiqësor. Përgjithësisht qeveri të tilla janë të njohura, por edhe individët që punojnë kundër Shteteve të Bashkuara, gjithashtu. Por këtu duhet bërë një parashtrimin tjetër, se demokracia funksionon përmes parimeve, ndërsa autokracia përmes direktivave. Nëse parimi është i njëjtë për të gjithë – atëherë Edi Rama është armiku i demokracisë që qeverisë me pushtet të vjedhur. Provat e krimeve të Edi Ramës – siç janë krimet e korrupsionit, lidhjet me krimin e organizuar dhe blerja e pushtetit përmes tij – janë të njohura botërisht, që vetëm Yuri Kim nuk i sheh. Sigurisht që ky është një problem i madh për Shtetet e Bashkuara dhe për vendin tonë, që kanë dërguar në Shqipëri një diplomate të tillë, por kjo nuk do të thotë se bash për këtë fakt duhet sakrifikuar Partia Demokratike.

Yuri Kim është një diplomate e përkohshme, ndërsa Partia Demokratike është e përhershme. Ajo mishëron frymën dhe shpresën e shqiptarëve për parime demokratike, por edhe themelin mbi të cilin është ngritur aleanca strategjike me Shtetet e Bashkuara. Pa Partinë Demokratike aleanca me SHBA-të vihet në pikëpyetje. Në këtë kuptim, askush nuk mund të shkelë mbi parime të shenjta – siç është liria dhe demokracia, barazia para ligjit dhe të drejtat e njeriut. Këto janë parimet e shenjta të Partisë Demokratike. Po ashtu edhe të Shteteve të Bashkuara.

Shënim:
Ftoj të gjitha mediat e shkruara ta publikojnë këtë shkrim, ashtu siç publikuan editorialin e Yuri Kim, përfshirë edhe gazetën Panorama. Gjithashtu e mirëpres çdo shpërndarje të këtij shkrimi nga ana juaj.

Etiketa: erl kodraPartia DemokratikeSali BerishaSHBA

Të Lidhura

Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve –

Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve –

nga 27
15:31 | 04/06/2026
0

Kina ua ka ndaluar katër ligjvënësve të Zelandës së Re hyrjen në vend gjatë një vizite që ata bënë në...

Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë –

Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë –

nga 27
15:11 | 04/06/2026
0

Shërbimet e sigurisë së Malit të Zi dëbuan dje 87 shtetas serbë që kishin mbërritur në aeroportin e Tivatit me...

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

nga 27
15:07 | 04/06/2026
0

SPAK ka intensifikuar hetimet ndaj ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, duke e vënë atë në fokus të një dosjeje të re për...

Provimi i parë i Maturës Shtetërore, maturantët në Peqin u përjashtuan pasi futën fshehurazi celularë –

Provimi i parë i Maturës Shtetërore, maturantët në Peqin u përjashtuan pasi futën fshehurazi celularë –

nga 27
14:49 | 04/06/2026
0

Dy maturantët nga gjimnazet e Peqinit janë përjashtuar nga provimi i Gjuhës së Huaj, pasi tentuan të hynin në qendrën...

Para
Vlorë/ Tentoi të grabiste farmacinë, arrestohet 37-vjeçari

Goditën me sende të forta një person në Borsh, arrestohet 51-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve –

Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve –

15:31 | 04/06/2026
Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë –

Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë –

15:11 | 04/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

15:07 | 04/06/2026
Provimi i parë i Maturës Shtetërore, maturantët në Peqin u përjashtuan pasi futën fshehurazi celularë –

Provimi i parë i Maturës Shtetërore, maturantët në Peqin u përjashtuan pasi futën fshehurazi celularë –

14:49 | 04/06/2026
Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –

Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –

14:33 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve –
  • Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë –
  • favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –
  • Provimi i parë i Maturës Shtetërore, maturantët në Peqin u përjashtuan pasi futën fshehurazi celularë –
  • Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –
  • Sekuestrohet vila e Belinda Ballukut në Dhërmi, i shtohet akuza korrupsion dhe pastrimi i parave –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve –
  • Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com