Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Parlamenti “legjitim”, ambasadorët dhe një çikë “by*q*mat”

Nga 27-shi 0

Nuk ka qenë të pakët “miqtë” ndërkombëtarë, ambasadorët e huaj, rrjedhoja politike të së majtës europiane, të cilët kanë ngulmuar e ndoshta ende ngulmojnë që parlamenti shqiptar është legjitim. Këtu përfundon fjalia e tyre. Ata nuk thonë më zgjedhje të lira e të ndershme, por mjaftohen me termin “legjitim”.

Me këtë logjikë, ndoshta kanë qenë legjitim edhe të zgjedhurit e Çikagos nën hyqmin e Al Kapones. Tek e fundit, gangsteri amerikan nuk bëri asnjë gjë më shumë apo më pak se Edi Rama me Vangjush Dakon. Blenë votat. Aty, ku nuk eci blerja i grabitën, i dhunuan, i vranë. Ja kaq bëri Al Kapone, i cili po të ishte gjallë sot, zoti Bochard dhe zoti Soreca do ia vlerësonin institucionet e e nxjerra prej tij si legjitime.

Përgjimet e dala në dritë nga gazeta më e madhe gjermane, “Bild”, tregojnë se Kuvendi i Shqipërisë mund të jetë gjithçka, por vetëm legjitim nuk ka si të jetë. Edhe sikur të ishte cënuar një mandat i vetëm, ai e humb legjitimitetin. Por, përgjimet e shtypit gjerman rrëfejnë një masakër elektorale dhe në të njëjtën kohë dorëzimin e të gjitha çelësave të shtetit në dorë të banditëve.

Në komunikimin legjitim për llogari të Vangjush Dakos zbulohet frikshëm intimiteti që kanë kriminelët me pushtetin, duke nisur nga shprehja dashurore “të do fort vllai jot”, tek shprehja kanosëse “by*q*mi”.

Ky është shteti legjitim i Rilindjes, kur me të njëjtën gjuhë mes vetes etiketojnë edhe vetë ambasadorët, diplomatët apo eurokratët e legjitimitetit.

Zoti Soreca dhe zoti Bochard duhet të ngushëllohen që në korridoret e Rilindjes nuk janë të vetmit “by*q*ma”, sepse ata që u shërbejnë këtyre, ata që justifikojnë këta janë pjesë e tepsisë së kësaj race, së këtij komunikimi, të kësaj mutsihane, ku respekti për institucionet, legjitimitetin, ligjin, rregullat e lojës bëhen nga “by*q*mat”, sepse rilindasit janë nga krahu tjetër i telefonit, nga ana e të përgjuarëve, ku bëjnë pazare droge, trafiku dhe blerje votash.

Tani, duhet pritur se si Edi Rama do të dalë e do na thotë që përgjimet nuk janë prova, që të futen në burg ata që nxorrën sekretin hetimor, që gazetari i “Bild” është i blerë nga Basir Çollaku dhe Flamur Noka, që supermeni i telefonit flet shumë në telefon, por është burrë i mirë, që Veliera…, Rilindja Urbane… e plot e plot thagma të tjera, sepse tek e fundit parlamenti është legjitim apo jo o ““by*q*ma”, ndjesë ambasadorë?

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej