Parlamenti “legjitim”, ambasadorët dhe një çikë “by*q*mat” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Parlamenti “legjitim”, ambasadorët dhe një çikë “by*q*mat”

11:54 | 06/06/2019
në Opinion
0
27.al, logo për editoriale

27.al, logo për editoriale

Nuk ka qenë të pakët “miqtë” ndërkombëtarë, ambasadorët e huaj, rrjedhoja politike të së majtës europiane, të cilët kanë ngulmuar e ndoshta ende ngulmojnë që parlamenti shqiptar është legjitim. Këtu përfundon fjalia e tyre. Ata nuk thonë më zgjedhje të lira e të ndershme, por mjaftohen me termin “legjitim”.

Me këtë logjikë, ndoshta kanë qenë legjitim edhe të zgjedhurit e Çikagos nën hyqmin e Al Kapones. Tek e fundit, gangsteri amerikan nuk bëri asnjë gjë më shumë apo më pak se Edi Rama me Vangjush Dakon. Blenë votat. Aty, ku nuk eci blerja i grabitën, i dhunuan, i vranë. Ja kaq bëri Al Kapone, i cili po të ishte gjallë sot, zoti Bochard dhe zoti Soreca do ia vlerësonin institucionet e e nxjerra prej tij si legjitime.

Përgjimet e dala në dritë nga gazeta më e madhe gjermane, “Bild”, tregojnë se Kuvendi i Shqipërisë mund të jetë gjithçka, por vetëm legjitim nuk ka si të jetë. Edhe sikur të ishte cënuar një mandat i vetëm, ai e humb legjitimitetin. Por, përgjimet e shtypit gjerman rrëfejnë një masakër elektorale dhe në të njëjtën kohë dorëzimin e të gjitha çelësave të shtetit në dorë të banditëve.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Në komunikimin legjitim për llogari të Vangjush Dakos zbulohet frikshëm intimiteti që kanë kriminelët me pushtetin, duke nisur nga shprehja dashurore “të do fort vllai jot”, tek shprehja kanosëse “by*q*mi”.

Ky është shteti legjitim i Rilindjes, kur me të njëjtën gjuhë mes vetes etiketojnë edhe vetë ambasadorët, diplomatët apo eurokratët e legjitimitetit.

Zoti Soreca dhe zoti Bochard duhet të ngushëllohen që në korridoret e Rilindjes nuk janë të vetmit “by*q*ma”, sepse ata që u shërbejnë këtyre, ata që justifikojnë këta janë pjesë e tepsisë së kësaj race, së këtij komunikimi, të kësaj mutsihane, ku respekti për institucionet, legjitimitetin, ligjin, rregullat e lojës bëhen nga “by*q*mat”, sepse rilindasit janë nga krahu tjetër i telefonit, nga ana e të përgjuarëve, ku bëjnë pazare droge, trafiku dhe blerje votash.

Tani, duhet pritur se si Edi Rama do të dalë e do na thotë që përgjimet nuk janë prova, që të futen në burg ata që nxorrën sekretin hetimor, që gazetari i “Bild” është i blerë nga Basir Çollaku dhe Flamur Noka, që supermeni i telefonit flet shumë në telefon, por është burrë i mirë, që Veliera…, Rilindja Urbane… e plot e plot thagma të tjera, sepse tek e fundit parlamenti është legjitim apo jo o ““by*q*ma”, ndjesë ambasadorë?

Etiketa: ambasadoretBern Bochardby*q*maedi ramaLuigi SorecaParlamenti “legjitim”Parlamenti “legjitim” ambasadorët dhe një çikë “by*q*mat”RilindasitVangjush Dako

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Basha takim me zyrtarë gjermanë e francezë: Gjetëm mbështetje të plotë për planet ekonomike të PD

Basha takim me zyrtarë gjermanë e francezë: Gjetëm mbështetje të plotë për planet ekonomike të PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –

15:25 | 01/02/2026
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit –

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit –

15:21 | 01/02/2026
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar –

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar –

14:57 | 01/02/2026
Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

13:31 | 01/02/2026
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

12:43 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • ‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –
  • Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit –
  • Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar –
  • Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –
  • Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –
  • (VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • ‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –
  • Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com