Nga Kastriot Dervishi
Më 27 mars 1920, ora 9.45, nisi për herë të parë jeta parlamentare e shtetit shqiptar. Deputetët u mblodhën në godinën e Zija Toptanit (sot selia e Akademisë së Shkencave), në anën lindore të ndërtesës (evidentuar në foto).
Në atë kohë parlamenti quhej herë Senat dhe herë Këshilli Kombëtar. Punimet i çeli deputeti më i vjetër Mytesim Këlliçi, duke pasur sekretar më të riun, Kostaq Kottën.
Kjo trupë parlamentare deri në 15 nëntor 1920 zhvilloi 70 mbledhje.
Kryesia e parë e parlamentit ishte:
-Xhemal Naipi-kryetar
-Spiro Koleka-nënkryetar
-Hilë Mosi-sekretar