Parashikimi i Bernard Kushner për Shqipërinë: Negociatat brenda vitit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Parashikimi i Bernard Kushner për Shqipërinë: Negociatat brenda vitit

17:53 | 15/06/2017
në Shqiperi
0

Ish-ministri i Jashtëm francez Bernard Kushner pret që Bashkimi Europian të nisë negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë këtë vit.

Në një opinion të publikuar në “Financial Times”, Kushner i konsideron çikërrima opinionet se zgjerimi i BE po ndalet për shkak të Brexit, nacionalizmit në rritje apo lodhjes nga zgjerimi. Ai është optimist për Ballkanin perëndimor.

Përgjigjia e BE do jetë pozitive në të paktën dy procese negocimi, thotë Kushner, gjykuar nga burimet që BE ka vënë në dispozicion të synimit për t’i mbajtur të gjashtë shtetet në rrugën e anëtarësimit, siç ka ndodhur së fundi me ndërhyrjet në Shqipëri dhe Maqedoni. Tregues është rasti i Shqipërisë. “Për tre muaj PD u fut në një çadër duke kërkuar dorëheqjen e Ramës, bojkotoi Parlamentin dhe nuk ishte kurrë e qartë se përse me një gjuhë bombastike brenda saj mbaheshin fjalime që mund të ishin mbajtur fare mirë në Parlament”, shprehet ish-ministri i Jashtëm francez. Por ishte e qartë, sipas tij, se duke lënë bosh vendet në Parlament demokratët po bllokonin reformën në drejtësi, e fundit që kërkohej nga BE përpara hapjes së bisedimeve të anëtarësimit, shkruan tch.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Brukseli u hodh në veprim. Mogherini dhe negociatori i zgjerimit, Kristian Danielsson udhëhoqën delegacionet që biseduan me krerët e partive. Po ashtu, europarlamentarët ndërmjetësuan dhe marrëveshja u arrit. Përpara kërkesave të liderit të PD, sipas Kushner, Rama kishte një kërkesë kyçe, ai ngulte këmbë te reforma në drejtësi përpara zgjedhjeve. “Pa atë thoshte se bisedimet me BE-në nuk përparojnë. Strategjia e tij për arritjen e kompromisit ishte hapja e bisedimeve dhe jo ndarja e përkohshme e pushtetit”, thotë Kushner.

Ai shprehet se, Rama po na shfaqet si një ndër liderët politikë më të sofistikuar në Europë. “Artist me famë ndërkombëtare, ish-basktebollist, poliglot dhe ndryshe nga të tjerët nuk shet slogane”, thekson Kushner. Edhe Rama e sheh hyrjen në BE si çelësin për të stabilizuar Ballkanin dhe mosmarrëveshjet në rajon. Ai i ka bërë thirrje Brukselit të përshpejtojë procesin që të krijojnë një gardh ndaj ndikimit rus. “Nuhatja ime si vëzhgues për një kohë të gjatë i Ballkanit është se pavarësisht ngurrimeve, Brukseli e ka me sy të mirë këtë këndvështrim. BE-së i duhet t’i mbajë shpresat gjallë në Ballkan. Edhe momenti ka ardhur, me liderë pro BE-së në Shqipëri, Serbi dhe Maqedoni, një skuadron reformartorësh të gatshëm për të udhëhequr në rrugën drejt BE”, e përfundon opinionin e tij në “Financial Times” Bernard Kushner.

 

Etiketa: BashaBEBernard KushnerKristian DanielssonMogherininegociatatRamashqipria

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Zv.kryeministrja- Dakos: Ke lidhur kontrata pune gjatë periudhës zgjedhore

Zv.kryeministrja- Dakos: Ke lidhur kontrata pune gjatë periudhës zgjedhore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, çfarë pritet nga samiti –

Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, çfarë pritet nga samiti –

08:34 | 17/12/2025
Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë –

Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë –

08:26 | 17/12/2025
O Bela ciao, Bela ciao –

O Bela ciao, Bela ciao –

08:10 | 17/12/2025
Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 17 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:02 | 17/12/2025
Horoskopi për ditën e sotme, 8 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 17 Dhjetor 2025 –

07:38 | 17/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, çfarë pritet nga samiti –
  • Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë –
  • O Bela ciao, Bela ciao –
  • Këmbimi valutor 17 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 17 Dhjetor 2025 –
  • Parashikimi i motit për sot, 17 Dhjetor 2025

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, çfarë pritet nga samiti –
  • Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com