Para Manjolës nuk e dalloje dot komunistin nga disidenti, ishullarin nga spiuni, injorantin nga akademiku – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Para Manjolës nuk e dalloje dot komunistin nga disidenti, ishullarin nga spiuni, injorantin nga akademiku

09:55 | 29/01/2018
në Uncategorized
0

Nga Edison Ypi

Manjola kalonte rrugës dhe nuk kuptohej nëse vinte apo ikte, vallzonte apo fluturonte. Manjola nuk ishte shtatlartë, me sy të jeshilta, me gjoks të kërcyer, këmbë të drejta, fytyrë vezake, tipare të rregullta, dhe të tjera si këto. Manjola ishte mpleksje qiellore e një pafundësie hiresh femërore. Manjola ishte e bukur e tëra. Manjola ishte vetë bukuria.

Shkollari, studenti, nëpunësi, ingjinieri, profesori, doktori, oficeri, ushtari, polici, pensionisti, komunisti, disidenti, spiuni, pijaneci, kur kalonte Manjola u ndalte fryma, u ngadalësohej zemra, mpiheshin, ngrinin, gurtësoheshin. Manjola ishte një Circe që kush i dilte para e nguroste në çast. Para Manjolës nuk e dalloje dot komunistin nga disidenti, ishullarin nga spiuni, injorantin nga akademiku.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Të gjithë e lakmonin por askush nuk e kishte të qartë çfarë priste nga Manjola, pse i duhej Manjola. Manjola nuk i duhej askujt për ta bërë, ta zemë, shoqe. Manjola s’kishte asgjë prej shoqe klase, shoqe konvikti, shoqe pune, shoqe aksioni, shoqe ideali, aq më pak shoqe armësh, e kurrën e kurrës shoqe partie.

Ta bëje Manjolën mikeshë, as kjo s’mund të pretendohej. Atëhere s’kishte miq e mikesha, kishte vetëm shokë e shoqe.

Të synoje ta merrje për grua, Manjola eterike nuk mund të përfytyrohej duke larë kova dhe legena, trazuar groshë, tëhollur petë, shtruar byrek.

Për ta pasur të dashur po. Por me një kusht, vetëm si meritonte Manjola. Si nëpër libra, si nëpër filma. Këtu sharra ngecte. Ku ta sajdisje, t’i flisje, ta puthje, ta përkëdhelje Manjolën eterike? Lokale s’kishte. Kinematë ishin plot me zhulsa. Rrugët plot me ulçerozë që mburreshin se ishin “klasë në fuqi”, spiuna që të ndiqnin këmba këmbës, ushtarë që të ngjiteshin e s’të shqiteshin. Pra Manjolën e fundbotshme s’mund ta kishe as të dashur.

Megjithatë nuk epeshin. Secili betohej se një ditë Manjolën do ta kishte, një ditë Manjolën do ta gëzonte, një ditë Manjolën do ta puthte, sado të larta të ishin pengesat, sado e vështirë të ishte rruga, sado i gjatë të ishte kalvari. Në mos, do ta rrëmbente. Do ikte përtej diellit për ta gjetur te Rruga e Qumështit një skutë, një lokal, një kafene, një shetitore, një park të gjelbër, një stol për tu ulur, një rast për ta përkëdhelur, një moment për ta puthur Manjolën mjegullore.

Një ishullar thoshte; Do arratisem. Do më vrasin mbi telin me gjëmba. Do ma flakin kufomën e mbytur në gjak “jashtë shtetit” matanë telave me gjëmba në një hendek. Do ngrihem natën nga hendeku me baltë varri nëpër trup. Do pastrohem në një krua. Do kthehem “brenda shtetit” ta rrëmbej Manjolën si vëllai i vdekur motrën e gjallë…Kot e lodhnin mendjen. Për ta patur Manjolën nuk ishin problem rrethanat materiale sesa koha.
Ta bëje Manjolën tënden “tani” ishte e pamundur se Manjola e fundbotshme nuk mund të mos kishte një të dashur.

Manjolën nuk mund ta kishe as “pak më vonë” kur Manjolës s’dihej si mund t’i vente filli.
As “shumë më vonë” kur ta gjeje me ment çfarë do ndodhte imagjinata nuk mjafton.
Kohët për ta pasur Manjolën, mbeteshin dy; Para se të lindte, ose pasi të vdiste. Pra Manjolën nuk mund ta kishe, Manjolën nuk mund ta dashuroje, Manjolën vetëm mund ta ëndërroje.
Adhuruesit e Manjolës, pasi këtë Fat të zi e pranonin, pasi këtij destini të kobshëm i nënështroheshin, arratiseshin nëpër qiejt e ëmbël të vetmjaftueshmërisë që Perëndia ja fal çdo mashkulli që një femër e dëshiron por nuk mund ta ketë.

Kishte dhe të paduruar që fill pasi shihnin Manjolën fluide u vërsuleshin nënave të kalamajve të cilave pasi ua mbulonin fytyrën me Zërin e Popullit i mbarsnin mes gulçeve duke lexuar habere mbi fitoret, tejkalimin e planeve, urratë e turmave. Të tjerë, në mungesë të gruas, iknin për të rënë përmbys ku të mundnin, mbi zuska, kurva, jevga, lavire, putana.Një i marrosur pas Manjolës, pasi u rropat disa muaj mbi regjistrat anagrafikë, doli në përfundimin mahnitës se një numuri të konsiderueshëm datëlindjesh po t’i zbrisje nëntë muaj koincidonte me datat e daljeve të Manjolës shetitje. Çka do të thoshte se bijtë dhe bijat në fjalë ishin ngjizur me pasionin e babait për Manjolën, ndërsa nënat e tyre kishin qënë thjesht kontenitore të spermës dhe fetusit.

Hulumtuesi, duke i lënë me gojë hapur, ja kishte treguar këtë fakt disa miqve duke cilësuar me emra dhe mbiemra etër të lumtur që bijtë nuk i kishin me gratë por me Manjolën, si dhe bij dhe bija të ngazëllyera nga fakti lumturues se nuk ishin bastardë të ngjizur me shurrë mëngjezi por bij pasioni të babait me Manjolën drithëruese. Nënat ndjeheshin gjithashtu të lumtura që nuk ishin mbarsur nën duhma fërneti të skaduar rrëkëllyer te barraka e lagjes, por nën gulçe me përfytyrim Manjole.

Më llaftarisëse se udhëtimet me të vdekur të gjallë, më makabër se Zëri i Popullit mbi fytyrën e gruas gjatë mbarsjes, ishte diçka tjetër që bënte djemtë të vajtonin fshehtas dhe burrat të ftoheshin me gratë; Pamundësia absolute për ta shkurtuar distancën me Manjolën. Manjolën, sa më tepër ta lakmoje aq më qartë shihje se një tjetër bënte të njëjtën gjë. Që do të thoshte se kishe zbuluar hasmin. Të cilin edhe mund ta vrisje. Por nuk ishte 1. Në gjysmën e Tiranës nga bulevardi në Kino Studio ku Manjola ishte më e magjishmja, hasmët ishin mijëra. Nuk i vrisje dot të gjithë. Çfarë të mbetej të bëje ishte të qaje, të ulurije, të çirrje fytyrën me thonj, ose të vazhdoje të ëndërroje brenda ndonjë bunkeri.

Ku ndodhet tani Manjola ?
Ca thonë përtej shtatë deteve me dallgë. Ca tetë male kaptuar. Të tjerë, nëntë qiej një mbi një. Ka dhe që thonë se është e kotë ta kërkosh. Ishte një mjegull që duket kur ikën dhe zhduket kur vjen, një flu’ e pakapshme, një rënkim i ëmbël, një dhimbje të pafundme, një makth i bukur që ke qef ta vuash.

Etiketa: akademikdisidentEdison Ypiinjorantkomunistmanjola

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Kosovë, 19 vjeç veteran

Kosovë, 19 vjeç veteran

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

15:45 | 28/04/2025
Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

15:42 | 28/04/2025
Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

18:45 | 18/04/2025
Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

16:35 | 18/04/2025
Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

16:02 | 06/04/2025

Më Të Lexuarat

  • “Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit
  • Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të
  • Kosovë, na fal për 12 vite!
  • Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com