Kosovë, 19 vjeç veteran – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosovë, 19 vjeç veteran

10:18 | 29/01/2018
në Uncategorized
0

Nga Agron Demi

Kur një person i moshës 19-vjeçare të ardhmen e tij e bazon në pension veterani, kjo është një shenjë që shumë gjëra kanë shkuar keq me shtetndërtimin në Kosovë

G.H. nuk e kishte festuar ende ditëlindjen e dytë kur u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës, e cila i dha fund luftës në Kosovë. Njëzet e një muajt e parë të jetës së tij ai i kaloi në gjendje lufte, me gjasa shumë të vogla për të mbijetuar ai dhe familja e tij. Por ditëlindjen e dytë ai do ta priste në paqe. Pasi që forcat serbe ishin larguar nga Kosova, për sigurinë e qytetarëve do të kujdeseshin ushtarët e KFOR-it dhe së shpejti do të fillonte vetëqeverisja nga institucionet vendore. G.H. së bashku me gjithë moshatarët e tij do të mundë të ndërtonin jetën e tyre në një vend të lirë, i cili u garanton liri ekonomike dhe politike.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Por në shtator të vitit 2017, ditëlindjen e tij të 20-të, G.H. do ta festonte duke u paguar nga pensioni i veteranit. Si 19-vjeçar ai është përfshirë në listën e pensioneve të veteranëve të luftës. G.H. nuk është i vetmi, i cili që në moshën 19-vjeçare të ardhmen e tij e ndërton mbi pensionin e veteranit. Janë së paku edhe tre persona të tjerë të lindur më 1997, të cilët marrin pension veterani, kurse në listën e veteranëve përfitues janë gjithsej 21 persona të lindur pas vitit 1991, të cilët në kohën e luftës ishin mes moshës dy e tetë vjeç.

Kur një person i moshës 19-vjeçare të ardhmen e tij e bazon në pension veterani, kjo është një shenjë që shumë gjëra kanë shkuar keq me shtetndërtimin në Kosovë, dhe ky vend nuk ka arritur t’i përmbushë ato ëndrrat për liri ekonomike dhe politike, së paku jo për të gjithë qytetarët. Së pari, një sistem politik i cili krijon pensione për 19-vjeçarët është një sistem i dështuar ekonomikisht. Së dyti, një sistem i cili i jep status të veteranit dikujt që ka qenë vetëm 21 muajsh në kohën e përfundimit të luftës është sistem i ndërtuar në mashtrim e korrupsion. Së treti, një sistem politik i cili krijon favore financiare dhe politike për një kategori të caktuar të qytetarëve është sistem politik i padrejtë.

Së bashku me G.H. janë edhe së paku 36.000 përfitues të tjerë të pensionit të veteranit, të cilët kanë lindur mes viteve 1924 dhe 1997. Komisioni për verifikimin e statusit të veteranëve është themeluar në muajin prill të vitit 2010. Po bëhen gati nëntë vjet që procesi i verifikimit të veteranëve po vazhdon. Gjatë këtyre viteve, vetëm për punën e Sekretarisë së Komisionit për verifikim të veteranëve janë shpenzuar afro 400 mijë euro. Nga nëntori 2016 deri në nëntor 2017 i është vazhduar katër herë mandati Komisionit për verifikim, secilën herë duke dhënë ultimatum që procesi të përfundojë sa më parë. Dy herë është aprovuar lista e papërfunduar e veteranëve, një herë në Qeverinë Mustafa dhe një herë në Qeverinë Haradinaj. Por listës përfundimtare nuk po i duket fundi.

Deri në fund të vitit 2017, rreth 70 mijë persona kanë aplikuar për të marrë statusin e veteranit. Sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar, mbi 46 mijë aplikues kanë marrë certifikatat e veteranit, gjersa rreth 36 mijë prej tyre vetëm se marrin pensione. Numri prej 36 mijë personash që marrin pension të veteranit është për 11 mijë veta më shumë sesa numri i ish-ushtarëve të çarmatosur pas luftës, më 1999, sipas të dhënave të NATO-s dhe Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM). Buxheti i planifikuar për pensionet e veteranëve prej 25 milionë eurosh më 2016, u trefishua deri në fund të vitit 2017. Duke parë se buxheti për pensionet e veteranëve po del nga kontrolli, FMN-ja bëri presion tek Qeveria dhe Kuvendi që të amendamentohet Ligji për veteranët, duke vërë një tavan prej 0.7% të GDP-së për buxhetin e pensioneve. Por në ndryshimet që u bënë në ligj u përfshi edhe një fjali, sipas së cilës këto ndryshime do të hyjnë në fuqi pas aprovimit të listës përfundimtare të veteranëve. Për këtë arsye, ndryshimet në ligj nuk kanë hyrë në fuqi ende, ngase Komisioni nuk është i interesuar që ta përmbyllë procesin. Në fund të 2017-s, buxheti i ndarë për veteranët tejkaloi 1% të GDP.

Përveç që numri i përfituesve të pensionit të veteranit është shumëfish më i lartë sesa numri real i ushtarëve që kanë qenë pjesë e UÇK-së deri më 1999, një numër i madh i përfituesve kanë gjendje të mirë sociale dhe ekonomike. Në anën tjetër, për të marrë pensionin e veteranit shumë përfitues kanë lënë punën ose punojnë në ekonomi joformale, kësisoj duke ndikuar në rritjen e informalitetit. Nëse marrim për bazë numrin aktual të përfituesve të pensionit të veteranit, moshën e veteranëve përfitues, shumën mujore të pensionet, si dhe inflacionin në vitet në vazhdim, del se në 30 vjetët e ardhshëm nga buxheti i Kosovës do të shpenzohen deri 2.5 miliardë euro vetëm për pensionet e veteranëve.

Se listat janë manipuluar, këtë e pranojnë edhe anëtarët e Komisionit për verifikimin e veteranëve dhe liderët institucionalë. Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, më 25 tetor 2017, Kadri Veseli deklaroi se në listat e veteranëve janë përfshirë me qindra persona që nuk kanë qenë në luftë, dhe kjo, sipas tij, është bërë për arsye politike. Ish-kryeministri Mustafa, ditën që Qeveria nën drejtimin e tij aprovoi listën e papërfunduar të veteranëve, i bëri kërkesë publike Prokurorisë që të hetojë listat. Por ka edhe politikanë të cilët fryrjen e listave nuk e shohin si problem. Në të njëjtën seancë plenare të Kuvendit, deputetja Ganimete Musliu (PDK) deklaroi se edhe nëse dalin 100 mijë veteranë ata duhet t’i marrin pensionet, për të vazhduar se “janë apo nuk janë listat e fryra, ata do t’i marrin pagat, sepse sikur të mos ishin ata veteranë, dikush tjetër do të fliste ndryshe në këtë Kuvend”. Në një intervistë të muajit dhjetor të vitit të kaluar, kryeministri Haradinaj nuk befasohet me numrin e veteranëve, duke deklaruar se 30 mijë veteranë janë vetëm në rajonin e Dukagjinit.

Sipas deklarimeve publike të Prokurorisë, procesi i verifikimit të veteranëve është duke u hetuar, dhe këtë proces po e mbështesin më së shumti ata veteranë të cilët ishin vërtet pjesë e luftës çlirimtare. Aplikimi i skemës së pensioneve për veteranët ka qenë vendim i gabuar që nga fillimi. Të gjithë veteranët e luftës së UÇK-së do të duhej të merrnin mirënjohje jofinanciare, kurse ata veteranë dhe familjet e tyre të cilët përballen me gjendje të rënduar ekonomike, do të duhej të përfshiheshin në kuadër të asistencës sociale. Në anën tjetër, shuma mujore e asistencës sociale do të duhej të shtohej dukshëm, ngase aktualisht nuk e mbulon as kufirin e varfërisë dhe nuk pritet ta mbulojë as me rritjen prej 20% që nga janari i këtij viti. Aktualisht, 77% e familjeve që marrin asistencë sociale nuk e kalojnë kufirin e varfërisë. Nëse buxheti që ndahet për pensionet e veteranëve do të orientohej nga asistenca sociale, sot asnjë familje, e cila i plotëson kriteret për asistencë sociale, nuk do të mbetej në varfëri.

Në gjendjen aktuale, procesi i verifikimit dhe lëshimi i certifikatave për mbi 36 mijë veteranë të UÇK-së, më shumë sesa përpjekje për të njohur statusin e luftëtarëve, është shndërruar në proces për ndikim politik dhe zgjerim të bazës klienteliste. Nëse, sipas Çajupit, tragjikomedia e shqiptarëve të fillimshekullit të kaluar ishin martesat e 14-vjeçarëve, tragjikomedia e këtij fillimshekulli është pensionimi i 19-vjeçarëve.

Etiketa: agron demiluftaUCKveteran

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Rama: Shqipëria është afër çeljes së negociatave me BE

Rama: Shqipëria është afër çeljes së negociatave me BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

16:24 | 28/05/2025
Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

18:20 | 19/05/2025
Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

15:00 | 19/05/2025
Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

18:25 | 19/05/2025
Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

18:27 | 19/05/2025

Më Të Lexuarat

  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove
  • Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit
  • Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike
  • “Llotarinë” e Gonxhes 4.7 miliardë lekë e fitojnë vëllezërit e artë nga një fshat i Lushnjës

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com