Papa tha se shqiponjat fluturojnë lart, por shqiponjat shqiptare po lënë folenë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Papa tha se shqiponjat fluturojnë lart, por shqiponjat shqiptare po lënë folenë

14:55 | 20/09/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Komunikatë shtypi e Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare
me rastin e 5 vjetorit të vizitës së Papë Françeskut në Shqipëri
Të dashur besimtarë katolikë,

U bënë 5 vjet nga vizita e Papa Françeskut në Shqipëri, datë 21 shtator 2014. Ishte vizita e tij e parë në një vend Evropian. Po ashtu, tetori i këtij viti, është edhe muaji i jashtëzakonshëm misionar që po ky Papë ka shpallur për të gjithë Kishën Katolike.
Me këtë mesazh drejtuar juve të dashur bij dhe bija të Kishës Katolike, si edhe njerëzve me vullnet të mirë, dëshirojmë t’u bëjmë jehonë këtyre dy ngjarjeve.

Më së pari falënderojmë Papa Françeskun për ardhjen e tij mes nesh e i urojmë jetë, shëndet e forcë në misionin e tij si Bari universal i Kishës dhe si mik i mirë i vendit tonë.
“Shqiponjat fluturojnë lart por nuk e harrojnë kurrë folenë e tyre”.
Këto fjalë të thëna 5 vjet më parë nga Papa Françesku në sheshin Nënë Tereza. Të gjithë shqiptarët, pavarësisht bindjeve fetare dhe politike, e pritën krahëhapur Papën, i cili vinte si një njeri i paqes dhe i dashurisë.

Read more

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Gjatë këtyre 5 vjetëve Shqipëria ka bërë hapa përpara në zhvillimin e saj shoqëror, ekonomik e shpirtëror. E për këtë falënderojmë Hyjin.

Konstatojmë gjithashtu se në këto vite shumë “shqiponja” e kanë lënë folenë e tyre. Kemi parë të ikin familje, të rinj e të reja. Përveç lirisë që secili gëzon të lëvizë ku mendon se është më mirë për të dhe familjen e tij, nuk mund të mos konstatojmë me keqardhje se situata e vazhdueshme e tensionuar shoqërore, mungesa e një zhvillimi ekonomik integral dhe gjithëpërfshirës, mungesa e vendeve të punës ose ekzistenca e vendeve të punës të

nënpaguara e jo të paguara mjaftueshëm, niveli i ulët shkollor si dhe ofrimi i vakët i asistencës mjekësore, kanë qenë dhe janë shkaqet e largimit të shumë njerëzve.
Të gjithë kemi përgjegjësi për vendin tonë e prandaj ne besojmë se ekzistojnë mundësitë e një bashkëpunimi dhe dialogu për të çuar vendin përpara e për t’i dhënë fund tranzicionit.
Prosperiteti ekonomik nuk mund të shkëputet nga ai i vlerave njerëzore, morale e shpirtërore. Për sa të jetë në fuqitë e në dorën tonë si Kishë katolike do të bëjmë më të mirën tonë.

Prandaj ky mesazh u shkon më së pari atyre katolikëve që janë të angazhuar në jetën shoqërore dhe politike, në media dhe në strukturat akademike. Katolikët duhet të jenë për shoqërinë pjesë e zgjidhjes së problemeve e jo pjesë e shkaktimit të tyre.
Ne inkurajojmë ato të rinj e të reja, që dëshirojnë të merren me të mirën publike, që të mos ngurrojnë të hidhen në arenën e debatit dhe të konkurrencës për t’i dhënë më të mirën vendit tonë. Ne do t’ju mbështesim kur të shohim se angazhimi juaj është i sinqertë, jo konfliktual dhe i pakorruptuar.

Ashtu sikurse distancohemi me ato raste kur katolikët nuk kanë qenë e nuk janë shembulli më i mirë i angazhimit shoqëror dhe janë bërë pjesë e kriminalitetit dhe e regresit të vendit tonë.

Ne duhet, së bashku me të gjithë njerëzit vullnetmirë, pavarësisht bindjeve politike e fetare, e përtej tyre, të zhvillojmë ndjeshmërinë e punës dhe interesit për të mirën e vendit.

Nuk është detyra e ne ipeshkvijve të japim zgjidhje politike apo ekonomike, por të inkurajojmë e nxisim ato zgjidhje që shkojnë në drejtimin e duhur. Njëkohësisht duam të jemi zëri i atyre që janë viktima të varfërisë e të përjashtimit social e kundër atyre zgjidhjeve që dëmtojnë dinjitetin e njeriut dhe të familjeve shqiptare.

Zbrazja e “folesë” së përbashkët mbetet një plagë e hapur që na rëndon të gjithëve.
Në fjalimin e tij Papa Françesku na porositi edhe që të krishterët katolikë, së bashku me ne ipeshkvijtë, të gjejnë mënyra të reja pranie në shoqërinë shqiptare.

Ky është sensi i misionit: gjetja e rrugëve të reja që Shpirti i Shenjtë na sugjeron për të qenë një prani krijuese dhe pozitive në shoqëri. Ne jemi bartës të një mesazhi shprese dhe dashurie për të gjithë njerëzit në emër të Krishtit.

Prandaj nuk duhet të kemi frikë si Kishë dhe si të krishterë të dalim jashtë prej frikës e të provojmë rrugë të reja misionare. Kremtimet e muajit të tetorit, në Shkodër me datë 1 tetor dhe në Vlorë me datë 26 tetor, duan të jenë nisja e një epoke të re të Kishës tonë në Shqipëri.

Ndërsa falënderojmë ende Papën për ardhjen e tij ju përshëndesim të gjithëve me fjalët e Krishtit të Ngjallur:
Paqja qoftë me ju!
Ipeshkvijtë tuaj.

Etiketa: 5 vjetori i vizitës së Papë Françeskut në ShqipëriPapa FrançeskuShqiperi

Të Lidhura

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

nga 27
22:22 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, po dilte nga pallati i Kulturës ‘Labëria’ në Vlore në përfundim të takimit me banorë të Zvërnecit,...

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

nga 27
22:10 | 05/06/2026
0

Kryeministri, Edi Rama, mori pjesë sot në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama,...

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

Para
Vendimi për Tahirin/ Media franceze: I shpëtoi burgut, tani vendin e drejton trafiku i herionës

Vendimi për Tahirin/ Media franceze: I shpëtoi burgut, tani vendin e drejton trafiku i herionës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

22:22 | 05/06/2026
Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

22:10 | 05/06/2026
Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –
  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com