Vendimi për Tahirin/ Media franceze: I shpëtoi burgut, tani vendin e drejton trafiku i herionës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vendimi për Tahirin/ Media franceze: I shpëtoi burgut, tani vendin e drejton trafiku i herionës

15:05 | 20/09/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Media franceze “Le Figaro” i ka dedikuar një artikull vendimin që Gjykata e Krimeve të Rënda dha një natë më parë për ish-ministrin e Brendshëm Saimi Tahirin, i cili u dënua me 3.4 vite shërbim prove për shpërdorim detyre.

Në shkrimin e publikuar, francezja e cilëson shpalljen e Tahirit të pafajshëm për akuzat “trafik droge” apo “grup të strukturuar kriminal” si një “arratisje” nga burgu.

“Le Figaro” shkruan më tej se Tahiri është një ish-aleat i ngushtë i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, që në vitin 2017 ishte i detyruar të hiqte dorë nga posti i tij për t’u përballur me akuzat e rënda.

“Vetë ish-ministri Tahiri e përshëndeti vendimin e Gjykatës, e cila pranoi që 40-vjeçari nuk ishte një kriminel. Ai gjithashtu lajmëroi se ka ndërmend ta apelojë vendimin me 3.4 vite shërbim prove për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Emri i tij u shfaq gjatë përgjimit telefonik në një hetim të nisur pas arrestimit në Itali të një prej kushërinjve të tij, Moisi Habilaj të dyshuar si trafikantë droge,”– shkruan ndër të tjera media franceze. Më pas “Le Figaro” shkruan edhe për Shqipërinë dhe për situatën aktuale ku ndodhet politika në vendin tonë. Francezja shprehet se edhe pse ministri i Brendshëm aktual, Sandër Lleshaj është shprehur se vendi ynë është jashtë hartës së shteteve ku mbillet kanabis, kjo gjë nuk u rezulton e vërtetë.

Media ndërkombëtare thekson se Shqipëria është një vend i vogël dhe i varfër në mes të Ballkanit që gjithmonë ka shërbyer si një pikë tranzitore për kalimin e drogës, si heroinë apo kokainë, nga vendet e Lindjes dhe Amerikës së Jugut drejt tregut evropian. Gjithashtu në artikull vihet në dukje edhe ekstradimi i Arbër Çekajt, pronarit të kontenierit me 613 kg kokainë, që u kap një vit më parë në Maminas.

“Jeta politike shqiptare është helmuar nga trafiku i drogës, ku njëra palë akuzon kundërshtarët e saj se janë të lidhur me krimin e organizuar,”– shkruan “Le Figaro” në fund të artikullit.

Një natë më parë pas një seancë maratonë, ish-ministri Saimir Tahiri mbylli “Gjyqin e vitit” në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ku u dënua me 3.4 vite shërbim prove për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin 5 vite burg por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet me 1/3 dhe zbret në 3 vite e 4 muaj burg e sipas Kodit Penal konvertohet në shërbim prove.

Për këtë vendim ai u shpreh se ishte qesharak dhe se do ta apelojë. Pas seancës, ai ftoi gazetarët për të zhvilluar një takim, që pritet të zhvillohet ditën e sotme.

Etiketa: Gjykata e Krimeve te Rendaish-ministri i Brendshëm Saimi TahiriLe FigaroMedia francezeshperdorim detyre

Të Lidhura

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

nga 27
20:41 | 02/06/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Laç–Patok, duke i marrë jetën një 37-vjeçari dhe duke çuar në arrestimin e...

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

nga 27
19:22 | 02/06/2026
0

Sot po mbahet dita e tretë e protestës për Zvërnecin. Qytetarët janë mbledhur përpara Kryeministrisë, të cilët kanë mbajtur fjalime...

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

nga 27
19:08 | 02/06/2026
0

Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me kundërshtimet dhe protestat e organizuara ndaj...

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

nga 27
17:42 | 02/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në Tiranë, që kundërshtojnë ndërtimin e një resorti turistik...

Para
Vendimi për Tahirin/ Rrjetet sociale: Ja ku do e kryejë shërbimin e provës!

Vendimi për Tahirin/ Rrjetet sociale: Ja ku do e kryejë shërbimin e provës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:41 | 02/06/2026
Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

19:22 | 02/06/2026
Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

19:08 | 02/06/2026
Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

17:42 | 02/06/2026
Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

15:56 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –
  • Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –
  • Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –
  • Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –
  • Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com