Pandemia – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pandemia

13:20 | 05/07/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Duel “titanësh” për titullin në kryeqytet, Vllaznia-Dinamo hap sonte garën e Final Four –

Eliminuam terroristin më aktiv në botë –

Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –

Këmbimi valutor 16 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

Nga Edi Oga

Duhet të ketë qenë viti 1984.
Si çdo qershor, edhe atë vit ndenja një javë tek Xhema, në fshat. Kisha edhe njerëz më të afërt se ai në fshat, kushërinj të parë, por me Xhemën më ngjiste më tepër. Baballarët tanë ishin shokë fëmijërie. Ç’nuk bënim atë javë! Dy fëmijë të shkathët me liri (gati) të pakufizuar! E bukura tek Xhema ishte se nuk të qortonte askush, edhe kur bëje marrina të tepruara!
Kur vinte dita, gjyshja e Xhemës më hipte në autobuz dhe në një trastë lecke, më fuste gjithnjë një pulë të gjallë. Pula bëhej mikesha ime e verës. E mbaja të lidhur prej këmbe në ballkon, por me ditë e lëshoja të kulloste në një fushë me bar jo larg shtëpisë.
Zakonisht e thernim në fillim të shtatorit.
Çuditërisht, unë nuk e kisha problem kur e shihja mbi pilaf, në pjatën time, madje kisha privilegjin e kofshës dhe gjysmës së mishit të bardhë!
Atë verë, pasi unë kisha kryer javën e Xhemës, ngjau diçka e re për mua; pulave u ra sëmundja dhe ngordhnin në masë. “I shojti flama”, dëgjoja nanën tek fliste me komshijet. I tregonin edhe në lajme. Sëmundja bëri namin edhe në pularitë shtetërore.
Unë isha i qetë. Madje i lumtur. Pula ime në ballkon, gëzonte shëndet të plotë!
Gjyshja e Xhemës vinte shumë rrallë në shtëpinë tonë dhe gjithmonë në dimër, kur në fshat nuk kishte shumë punë, prandaj u habita kur atë ditë gushti e pashë të ulur në divan, teksa rrufiste kafen turke me nanën time. “Me siguri ka ardhur të më marrë pulën, ngaqë të vetat i kanë ngordhur”, mendova. Dhe kisha pasur të drejtë. Plakat po bisedonin pikërisht për atë gjë.
“Nuk ka shanse që dikush të më marrë mua pulën”, bërtita sa gati më dëgjuan. Renda në ballkon, mora pulën dhe dola tek fusha. Për fat, rrotull nuk pashë njeri.
Kisha shumë emocione, por edhe më tepër isha i vendosur.
Ishte hera e parë që thera një pulë.
Gjithashtu hera e parë dhe e fundit që nuk hëngra pilaf me pulë!

Etiketa: 1984Edi Ogagëzonte shëndet të plotëPandemiapilaf me pulëplakatprivilegji

Të Lidhura

Duel “titanësh” për titullin në kryeqytet, Vllaznia-Dinamo hap sonte garën e Final Four –

Duel “titanësh” për titullin në kryeqytet, Vllaznia-Dinamo hap sonte garën e Final Four –

nga 27
09:14 | 16/05/2026
0

Mbrëmjen e sotme, prej orës 19:00, do të nisë faza “Final Four” për titullin në Kategorinë Superiore. Vllaznia, e drejtuar...

Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit –

Eliminuam terroristin më aktiv në botë –

nga 27
08:58 | 16/05/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar neutralizimin e Abu Bilal al-Minuki, i cili sipas autoriteteve amerikane konsiderohej numri dy...

Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –

Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –

nga 27
08:42 | 16/05/2026
0

Diplomati David J. Kostelancik, i cili u propozua nga Joe Biden në kohën kur ishte president i SHBA-së për të...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 16 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

nga 27
08:22 | 16/05/2026
0

Ditën e sotme, më 16 maj 2026 dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.5 lekë, në shitje me...

Para
Velipojë, humb jetën pushuesi nga Kosova

Ngjarje e rëndë/ Rrezikuan të mbyten në det, policia shpëton dy vajzat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Duel “titanësh” për titullin në kryeqytet, Vllaznia-Dinamo hap sonte garën e Final Four –

Duel “titanësh” për titullin në kryeqytet, Vllaznia-Dinamo hap sonte garën e Final Four –

09:14 | 16/05/2026
Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit –

Eliminuam terroristin më aktiv në botë –

08:58 | 16/05/2026
Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –

Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –

08:42 | 16/05/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 16 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:22 | 16/05/2026
Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

08:00 | 16/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Duel “titanësh” për titullin në kryeqytet, Vllaznia-Dinamo hap sonte garën e Final Four –
  • Eliminuam terroristin më aktiv në botë –
  • Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –
  • Këmbimi valutor 16 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja
  • Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –
  • Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Duel “titanësh” për titullin në kryeqytet, Vllaznia-Dinamo hap sonte garën e Final Four –
  • Eliminuam terroristin më aktiv në botë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com