Pandemia ndryshon rrënjësisht rregullat e arsimit, sfidat e mësimit online në mbarë botën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pandemia ndryshon rrënjësisht rregullat e arsimit, sfidat e mësimit online në mbarë botën

20:32 | 13/05/2020
në Kryesore
0

Pandemia e Koronavirusit ka prekur cdo fushë të jetës. Edhe sistemi i edukimit më nuk është i njëjti. Studentët nuk grumbullohen më në sallat e ligjeratave, pasi objektet e universiteteve janë mbyllur nga frika e përhapjes së COVID-19. Ligjeratat dhe çdo diskutim mes profesorëve dhe studentëve është virtual. Kolegu Burim Goxhuli bisedoi me profesorë dhe studentë të Rochester Institute of Technology. Komentet e tyre pasqyrojnë të mirat dhe mangësitë e mësimit online.

Që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, ligjeratat e universiteteve ndryshuan formën.

Masa të njëjta u ndërmorën edhe në universitetin Rochester Institute of Technology, i cili ka disa disa vite që ofron programe studimi edhe në Kosovë. Ndryshimi i mënyrës së ligjerimit nuk ishte i lehtë thotë shefi i katedrave ndërkombetare në RIT, James Myers.

Read more

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –

OKB paralajmëron rikthimin e El Niño, temperaturat globale në 2027-ën mund të arrijnë nivele rekord –

Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg –

“Bartja e kurrikulave që bazohen në mjedise laboratorike është sfida më e madhe. Është vështirë që një laborator inxhinierie të shfrytëzohet në mësim online” tha në një intervistë për Zërin e Amerikës profesori James Myers.

Megjithatë, zoti Myers thotë se kjo nuk i zbeh përparësitë e mësimit online.

“Mund të arrish nivelin e njëjtë të cilësisë, në mos më të mirë. Po u jap një shembull. Në klasë vazhdimisht angazhohen pothuajse studentët e njëjtë, ata që janë më aktivë. Kjo ka ndryshuar me mësimin online. Dëgjohet zëri i shumë më shumë studentëve. Studentët e turpshëm flasin më shumë gjatë mësimit online, sesa në klasë”, tha ai.

Mundësitë që ofron kjo mënyrë e ligjerimit, bëri që studentët të kërkojnë më shumë orë mësimi online thotë Presideti dhe Dekani i Universitetit Amerikan të Kosovës, Kamal Shahrabi.

“Sepse tani kanë qasje në ligjeratat që mund të inçizohen. Mund t’i kthehen ligjeratës së njëjtë. Pastaj kanë më shumë kohë që të mendojnë dhe përgjigjen në detyrat ose problemet që u dalin”, tha zoti Shahrabi.

Maji është koha e provimeve në Universitetin Amerikan të Kosovës, një sfidë tjetër e madhe.

“Një nga masat e ndërmarra nga kolegët është përdorimi i një sistemi ku studenti duhet të identifikohet duke shfaqur karten e identitetit para kamerës, pastaj të skanojë dhomën që të sigurohemi se askush nuk është i pranishëm dhe të skanojë tavolinën e punës që të sigurohemi se nuk ka libra dhe pastaj fillon testi. Procesi vëzhgohet në kamera dhe gjithçka incizohet në rast se është e nevojshme që të shqyrtohet më vonë”, tha Presidenti dhe Dekani i Universitetit Amerikan të Kosovës, Kamal Shahrabi.

Çlirim Sheremeti, student i vitit të tretë tha se ndryshuan edhe pyetjet e provimeve.

“Është dashur të ndryshojnë pyetjet prej mbajtjes mend të leksionit, në pyetje ku vlerësohet në mënyrë kritike se a e ke mësuar materialin e lëndës përkatëse. Në disa lëndë kemi pasur raste studimi, pra na është dhënë një rast dhe ne e kemi analizuar me njohuritë që i kemi pasur nga lënda dhe e kemi vlerësuar me mendimin tonë. Në këtë rast ju keni mundur të përdorni Google sa të doni, por pa njohuri rreth materialit është problem të krijohet një ide e pavarur dhe të vlerësohet materiali”, tha ai.

Nuk është vetëm kjo arsyeja që ndikoi në rezultatet e provimeve. Studentja Ujvara Fetoshi, thotë se pandemia dhe ndryshimet e mëdha ndikuan në gjendjen emocionale të studentëve dhe arritshmëritë e tyre.

“Po organizojmë kinema virtuale (Netflix parties), po organizojmë aktivitete të ndryshme online. Dikush bën muzikë. Por prap nuk mund ta zëvendësojë me asgjë ndjenjën që na sjellë të qenurit në kampus. Me të vërtetë mendoj se gjendja emocionale ndikon në përformancën tonë në shkollë. Gjërat që më herët i kam diskutuar me shoqërinë gjatës kohës së pushimit mes klasave tani nuk kam me kë t’i diskutoj dhe ajo është një humbje”, tha ajo në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Puna nga shtëpia nuk ishte e lehtë as për profesorët, sidomos ata që janë prindër.

“Mund të them se dy javët e para kanë qenë me të vërtetë shumë të rënda. Fakti i parë se kisha vajzën dhe duhej të kujdesesha për të. Do të thotë paradite i përkushtohesha vajzës, ta mësoja me faktin se mami do punon pasdite sepse atëherë fillonin klasat e mia, pastaj ishin obligimet shtëpiake dhe mbrëmja vonë ishte koha kur unë merresha me përgatitjen e klasave. Dhe përgatitja e tyre ishte ndryshim goxha i madh mos të them rrënjësor i asaj që isha mësuar, në mënyrë që t’i përshtatesha mësimit online”, thotë Venera Demukaj, profesoreshë në Universitetin Amerikan të Kosovës.

Pëvoja nga mësimi online, nxori në pah edhe një problem tjetër për studentët.

“Në njërën anë mësimi online njihet si mundësi e mirë sepse secili mund të mësojë me tempon e tij, pra dukje mos u përshtatur me të tjerët, por në anën tjetër jo të gjithë kanë qasje në mundësitë e njejta dhe jo të gjithë e kanë situatën në familje të qëndrueshme. Për shembull e kemi pa fatkeqësisht që me pandeminë janë rritur edhe rastet e dhunës në familje në Kosovë”, tha Clirim Sheremeti, student në Universitetin Amerikan të Kosovës.

Me gjithë përparësitë dhe të metat e tij, profesorët dhe studentët thonë se në kohë pandemie mësimi online është varianti më i mirë i mundshëm.

/VOA/

Etiketa: COVID-19Pandemiarregullat e arsimitVOA

Të Lidhura

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

nga 27
15:06 | 02/06/2026
0

Sulmet e reja izraelite në Liban kanë vrarë të paktën tetë persona, përfshirë një dentist dhe dy fëmijët e tij,...

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –

nga 27
14:46 | 02/06/2026
0

Një operacion i gjerë policor po zhvillohet në qytetin Rendsburg, në landin Schleswig-Holstein të Gjermanisë, pasi një burrë i armatosur...

Duhet t’a nisim nga vetja –

OKB paralajmëron rikthimin e El Niño, temperaturat globale në 2027-ën mund të arrijnë nivele rekord –

nga 27
14:22 | 02/06/2026
0

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se një fazë e re e fenomenit klimatik El Niño mund të nisë...

Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg –

Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg –

nga 27
14:00 | 02/06/2026
0

Duke folur për ngjarjen e Zvërnecit,kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se Rama po akuzon nën zë pikërisht Ballukun dhe e ka...

Para
Turizmi s’bëhet me dron, është edhe ajo veza e skuqur që kushton aq shumë në jug

BE bën premtimin e madh: Do të kemi sezon turistik veror!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

15:06 | 02/06/2026
Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –

14:46 | 02/06/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

OKB paralajmëron rikthimin e El Niño, temperaturat globale në 2027-ën mund të arrijnë nivele rekord –

14:22 | 02/06/2026
Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg –

Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg –

14:00 | 02/06/2026
Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar –

Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar –

13:54 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –
  • Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –
  • OKB paralajmëron rikthimin e El Niño, temperaturat globale në 2027-ën mund të arrijnë nivele rekord –
  • Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg –
  • Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar –
  • Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –
  • Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com