Pandemia dhe tregtarët e jetës, denoncimi: Mjeku nxori ilaçin nga pavijoni, do ma shiste 500€ (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pandemia dhe tregtarët e jetës, denoncimi: Mjeku nxori ilaçin nga pavijoni, do ma shiste 500€ (film)

14:55 | 10/03/2021
në Kryesore
0

“Pas kësaj pandemie bota nuk do të jetë më njësoj”, është një shprehje që u kthye në slogan qysh në nisje të pandemisë. Dhe në fakt bota nuk është më njësoj. As Shqipëria nuk është njësoj. Mijëra qytetarë humbën jetën, mijëra të tjerë shkatërruan ekonominë familjare për t’i mbijetuar COVID-it dhe ndërkohë beteja vazhdon…  Gjatë këtij viti, të gjithë kuptuam se shëndetësia nuk është falas. Shumë prej nesh provuam në kurriz mungesën e shërbimit shëndetësor, kuptuam gjithashtu se për fat të keq, mjekët nuk janë të gjithë humanë. Kostoja e lartë e mbijetesës dhe tregtia e ilaçeve në spitalet covid u trajtuan nga emisioni “Vetting” në ABC.

Mijëra pacientë shpenzuan kursimet e jetës së tyre, më keq akoma morën kredi për t’u mjekuar dhe për t’i shpëtuar virusit. Një situatë dramatike. 8 deri në 10 mijë euro është kosto e një të sëmuri rëndë me covid dhe gjithçka e paguar nën dorë, pa asnjë faturë. Nisur nga kjo gjendje, mijëra të sëmurë të tjerë refuzuan shërbimin spitalor dhe u mjekuan nëpër shtëpitë e tyre. “Mënyra e reagimit të sistemit tonë shëndetësor është shumë e ngadaltë. Për të marrë përgjigjen e tamponit kontaktova mjekun e familjes. Mjeku i familjes i shkrova në mëngjes nga darka ktheu përgjigje, më tha mos u shqetëso do të marrësh këtë kurë dhe kaq. Ok, në rregull. Dita e parë 38, 38 e gjysmë temperatura, dhimbje kyçesh. Dita e pestë filloi 39-40, agravim”,- tha Ergys Hysenbelli.

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Ishin po ata mjekë e infermierë të spitaleve që shërbenin edhe nëpër banesa, madje edhe ilaçet i merrnin nga spitali për ti tregtuar ilegalisht. Shumat jashtë spitalit janë akoma më të kripura. “Një mikeshë, tha kam një person që njoh që mund të sajojmë “Remdesivir” më lirë. Telefon pas telefoni, doli që ky pësoni që ofronte “Remdesivir” më lirë, ishte mjek në QSUT. Shkojmë në shtëpi, bashkëshortja iku të takojë personin. Bukur, bukur, personi del nga ambienti pas Infektivit me “Remdesivir”  në xhep dhe i thotë që “ne kemi 500 euro flakonin”.

Bëhet fjalë në nëntor, në valën, jo pikun. Fati deshi, që se nuk është gjë e mirë, që t’ia heqësh, se ai është doktor dhe që gjen ato “Remdesivir” diku i ka marrë dhe ne marrim prezumimin që i ka marrë nga spitali, por duhet kuptuar se ua ka hequr atyre qyqarëve në Infektiv dhe i shesin nën dorë se kështu i bie logjika. Fati deshi se një i njohur tjetër tha e kemi siguruar disi më ndryshe, pra u sajua nga një farmaci më shumë sesa nga doktori dhe nuk hymë në gjynah të paktën t’ua merrnim atyre. Ua morëm farmacisë, 500 euro, 500 euro, por të jepnin një faturë, është më e ndershme ta blenim nga farmacia se nga mjekët e Infektivit”,- tha ai.

Përveç sfidës për të gjetur ilaçin e shtrenjtë, gjetja e infermierit për të realizuar terapinë ishte po kaq e vështirë gjithashtu. Një infermier paguhej me deri 100 mijë lekë në ditë për secilin pacient. “Ca e merrnin përsipër ca jo. Ndoshta fati e deshi, ndoshta holla edhe lekë, ta themi shqip dhe u sigurua një infermiere që më mori përsipër. Infermierët kushtojnë 100 mijë lekë dita, vijnë dy herë në ditë për të bërë kurën dhe për ndonjë shqetësim tjetër” tha Ergys Hysenbelli.

Për rreth një vit, ecejaket e infermierëve dhe mjekëve nëpër rrugë e banesa janë përkthyer në miliona euro fitime, në të zezë dhe kur bankat raportojnë se shqiptarët po mbajnë më shumë lekë në xhepat e tyre, duhet menduar se ato para mund të jenë tashmë në xhepat e infermierëve dhe mjekëve.

Ngarkesa e një dite për një infermier ishte sfilitëse. Brenda një ditë një infermier ndjek të paktën dhjetë pacientë. Personazhi në vazhdim na tregon se si funksionuan jashtë spitaleve mjekët dhe infermierët duke shërbyer nëpër banesa përkundrejt shifrave të larta të shërbimit.

“Po ta mendosh si pacient, ka kushtuar akoma më shumë se 5 mln lekë, të llogaritësh vetëm ilaçet sekondare, por edhe trajtimi ushqimor” tha ai.  Ka ruajtur fotografitë e grumbullit me ilaçe që mori gjatë kohës kur ishte sëmurë me covid. Tregon edhe koston totale të trajtimit të Covidit në javën më kritike.

Ndërkohë nëpër spitale, por edhe jashtë tyre, u përdorën masivisht antibiotikë pa respektuar protokolle që kanë rezultuar të suksesshme në vende të tjera. Sot pas një viti askush nuk është në gjendje të thotë se cili është protokolli i përdorur nga komiteti, apo nëse ky protokoll vrau apo shpëtoi më shumë jetë. “Remdesivir” është një prej ilaçeve që përdoret në protokollet e vendeve të ndryshme. Nga përvoja, shumë mjekë thonë se është shpëtimtar për pacientët me simptoma të rënda.

Por në spitalet covid nuk ekzistojnë dozat e nevojshme për të mjekuar pacientët shqiptarë. Siç pamë edhe në dëshmitë e mësipërme, dozat që shkojnë për pacientët nëpër spitale, shpesh tregtohen ilegalisht nga mjekët. Ndërkohë, burime nga stafi mjekësor në QSUT thonë se prej disa javësh ka përpjekje për të zhvilluar një tender për pajisjen e spitaleve me këtë ilaç, por për shkak të ndërhyrjeve të disa politikanëve që kanë lidhje me importin e medikamenteve, tenderi ka mbetur pa u zhvilluar.

Revista “Monitor” ka përllogatitur shifrat e vdekjeve në një vit prej të dhënave të siguruara nga Gjendja Civile, ku rezulton se nga marsi i vitit 2020 deri në shkurt të vitit 2021 janë rreth 8,500 vdekje më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më pare. Ndërsa sipas qeverisë shqiptare ishin 1.796 humbje jete më shumë se një vit më parë si shkak I pandemisë, pra një shkallë gabimi prej 6.700 fatalitete në një vit edhe pse të dyja shifrat vijnë nga institucione zyrtare.

Dy muajt e fundit, shifrat e infektimeve arritën rekordin me mbi një mijë raste në ditë dhe numri I viktimave ka qenë mesatarisht 20 në ditë. Megjithatë, ende nuk ka një vendim për shtrëngim të masave ose mbyllje të aktiviteteve kryesore, ndryshe nga të gjitha vendet e tjera ku karantina është më e rreptë dhe solli ulje të shifrave të infektimeve.  Shqipëria është në fushatë elektorale dhe ndoshta një mbyllje tërësore do të kishte pasoja për mazhorancën në pushtet. Kryeministri është në aksion për sigurimin e vaksinës, që me gjasë dozat më të mëdha do të qëllojë të vijnë pak ditë para fushatës si në filmat me fund të lumtur.

Etiketa: denoncimiErgys HysenbelliflakoniPandemiaQSUTRemdesivirtregtarët e jetësvaksinëvetting

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Basha shpalos programin e PD para aleatit të Merkel dhe politikanëve austriakë

Basha shpalos programin e PD para aleatit të Merkel dhe politikanëve austriakë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com