Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar pamje të reja ku shfaqet dhuna dhe mizoria e policisë në protestën e djeshme të opozitës.
Siç shihet dhe në pamje, gazi i përdorur pa kriter nga forcat rendit nuk kanë kursyer as fëmijët.
“Një video tronditëse e helmimit të fëmijëve! Shikoni si i helmuan femijët me lëndë toksike luftarake mbremë Edvin Kristaq Krimi, Vasal Kimiku dhe kriminelët e tyre me uniformë!”, shkruan Berisha mbi video.