Numri dy i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar lidhur me deklaratat e zv/kryeministrit Erion Braçe, të cilin në reagimin e tij e quan “kone të Edi Ramës”.
“Konia e Ramës që i njeh mirë bandat e krimit nga frika e pushtetit që po i ikën ka thirrur prap në ndihmë 21 janarin. Po akoma nuk i kanë sqaruar shqiptarët pse . Edi Rama që më 19 janar 2011 bënte thirrje për “të kaluar mbi kufoma”, sapo mori pushtetin, gardistin e “grupit të zjarrit” e bëri drejtor të OSHEE , kryetar të PS në Mat dhe tani kandidat të PS-së për Bashkinë Mat.” shkruan Paloka në facebook.
Statusi i Edi Palokës:
Konia e Ramës që i njeh mirë bandat e krimit nga frika e pushtetit që po i ikën ka thirrur prap në ndihmë 21 janarin.
Po akoma nuk i kanë sqaruar shqiptaret pse. Edi Rama që më 19 janar 2011 bënte thirrje për “të kaluar mbi kufoma”, sapo mori pushtetin, gardistin e “grupit të zjarrit” e bëri drejtor të OSHEE , kryetar të PS në Mat dhe tani kandidat të PS-së për Bashkinë Mat.
Pyetjet që lindin natyrshëm sot janë; cili është shërbimi që ky gardist i ka bërë Ramës me 21janar? Pse u shpërblye gardisti i grupit të zjarrit të 21 janarit kaq fort nga Edi Rama?
Shqiptarët e kanë sot të qartë kush shkel mbi kufoma për pushtet e kush po kërkon që qytetarët të diktojnë pushtetin e tyre.