• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pakti detar, të besojmë ERT-në apo ERTV-në?

09:40 | 31/01/2018
në Uncategorized
0

Nga Erl Murati

Një nga dy pikat kryesore të rrëzimit të paktit të kufijve detarë me Greqinë nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2010, ka qenë mungesa e plotfuqishmërisë – thënë ndryshe: autorizimit që Presidenti i Republikës u jep negociatorëve të qeverisë për të lidhur marrëveshje me shtete të tjera.

Lexo edhe

“Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –

Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi

Nuk dihet nëse negociatorët e MEPJ e kanë marrë këtë dokument nga Presidenti Meta, por nëse kanë dështuar ta bëjnë këtë, pakti i ri detar është lehtësisht i rrëzueshëm në gjykatë.

Ky detaj në dukje teknik, nuk është e vetmja pikë e errët e marrëveshjes dypalëshe Shqipëri-Greqi.

“Bomba” që plasi Nikos Kotzias në televizionin grek “ERT”, kur tha se “Shqipëria pranoi që ne ta shtyjmë kufirin detar në 12 milje” ndeshi në reagime të padeshifrueshme në Tiranë. Këto reagime, në vend se të bënin transparencë e të davarisnin dyshimet, i shtuan ato.

Sot, është ende e paqartë nëse kemi apo jo një marrëveshje, pra nëse palët kanë rëndë dakord mbi një dokument, janë në fazë negociatash apo ende nuk i kanë nisur ato. Kryeministri Rama shkruajti: “hesapet e 70 viteve me fqinjin, dimë t’i mbyllim me mirëkuptim në interes të shqiptarëve”. Pra, kreu i qeverisë nënkuptoi se marrëveshja në mos është mbyllur, po mbyllet dhe pritet vetëm “të shkruhet e zeza mbi të bardhë”, siç tha ai.

Por, Ministria e Jashtme bëri një deklaratë të ndryshme. Ministri Bushati përmendi respektimin e Konventës për të Drejtën e Detit dhe tha shprehimisht: “Ky qëndrim është pika e nisjes për ekspertët që do të negociojnë me palën greke për këtë çështje”.

Ditmir Bushati foli në kohën e ardhme “do të negociojmë”, Edi Rama tha “dimë t’i mbyllim”, greku Kotzias e bëri punë të mbaruar.

Cili i afrohet më shumë të vërtetës nga këto 3 qëndrime?

Tjetër. Edi Rama i etiketoi sot të interesuarit për çështjen si “patriotë me çizme dhe çamëristë…”.

Zoti më faltë, po unë nuk e imagjinoj dot kryeministrin Cipras që, në përpjekje për të ulur vrullin nacionalist në Greqi të shkruajë, “patriotë me çizme dhe vorio-epiristë…”.

Çamëria është një plagë shumë e madhe në historinë e Shqipërisë për t’u tallur me të. Çamët janë masakruar ndër vite dhe kanë vuajtur mjaft në të dy anët e kufirit, ndaj kryeministri i tyre mund t’ua kursejë termin përbuzës “çamëristë”.

Në vitin 2009, kur “Gazeta Shqiptare” zbuloi paktin detar, ne shkruam në faqen e parë, me gërma kapitale, të kuqe, titullin: Berisha shet Shqipërinë!

Pesë kolegë të mediave të ndryshme më kanë kërkuar sot numrin e telefonit të Myslim Pashajt. Koloneli u bë personazh public, pasi realizoi ekspertizën teknike të marrëveshjes që i “falte” Greqisë mbi 300 kilometra katrorë territor.

Sot, koloneli nuk mund të flasë, sepse nuk kemi një dokument që ai ta shqyrtojë, nuk kemi koordinatat t’i analizojë dhe nuk kemi hartat që t’i dekriptojë. Marrëveshjen që është arritur për varrezat e ushtarëve grekë, ne e mësuam nga mediat e vendit fqinj. Vendimin për heqjen e ligjit të luftës apo rishikimin e teksteve të historisë, gjithashtu.

Transparencë e qartësi nuk ka dhe shqiptarët për të mësuar të vërtetën janë të detyruar të ndjekin ERT-në greke, ndërkohë që duhet të kishte mjaftuar të ndiqnin ERTV-në shqiptare.

http://www.gsh.al/2018/01/30/pakti-detar-te-besojme-ert-ne-apo-ertv-ne/

Etiketa: çamëristëErl MuratiERTertvMyslim PashajNikos KotziasPakti Detarpatriotë me çizme

Të Lidhura

“Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –

“Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –

nga 27
23:25 | 28/01/2023
0

Vijon debati mes Valbonës dhe Armaldos edhe në ‘Prime’. Valbona: Kam ardhur këtu të tregoj anën time njerëzore, nuk kam...

Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

nga 27
23:21 | 28/01/2023
0

Maestro u caktua nga Vëllai i Madh që të hapte kutinë e ‘Pandorës’. Në kutinë e Pandorës, Vëllai i Madh...

Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi

Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi

nga 27
23:17 | 28/01/2023
0

Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje. Ai u rikthye në shtëpi. Nuk kaloi as një orë nga eliminimi dhe Xhoni u rikthye...

Rama i lidhur me Sinaloan –

Rama i lidhur me Sinaloan –

nga 27
23:13 | 28/01/2023
0

The Dan Bongino Show, një nga programet më të ndjekura në SHBA ka komentuar dosjen e ish-agjentit të FBI-së Charles...

Para
Djemtë e detit…

Djemtë e detit...

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –

“Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –

23:25 | 28/01/2023
Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

23:21 | 28/01/2023
Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi

Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi

23:17 | 28/01/2023
Rama i lidhur me Sinaloan –

Rama i lidhur me Sinaloan –

23:13 | 28/01/2023
lajmi fundit

Eliminohet Xhonatani nga Big Brother

22:39 | 28/01/2023

Më Të Lexuarat

  • “Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –
  • Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –
  • Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi
  • Rama i lidhur me Sinaloan –
  • Eliminohet Xhonatani nga Big Brother
  • Unë jam vetëm, nuk jam te skuadra e Luizit –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –
  • Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com