Qeveria ka vendosur që të zgjasë edhe për tre muaj kompensimit për shoqëritë e transportit publik. Lajmin e ka bërë të ditur sot ministrja e Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila tha se ky vendim nuk do të ketë impakt shtesë në buxhet pasi është parashikuar që në fillimin e vitit në paketën anti-krizë.
“Kemi përcaktuar një masë për shoqëritë e transportit, që ka qenë deri në fillim të muajit gusht. Është tërhequr rreth 60 % e këtyre fondeve. Me aktin e sotëm është marrë vendimi që kjo paketë të vazhdoje deri në tetor. Është një kompensim i rëndësishëm për transportin rrugor dhe përdoret nga shumë qytetarë. E ka projektuar qeveria dhe po e mban edhe për tre muajt e ardhshëm. Nuk do të ketë impakt shtesë në buxhet pasi është parashikuar që në fillimin e vitit në paketën anti-krizë”, u shpreh ajo. Ndërsa theksoi se kompensimi do të vazhdojë në të njëjtin nivel dhe mënyrë.