Leonardo Bonuçi ka shfrytëzuar vizitën e Milanit në Shkup për të bërë një vizitë mjaft të veçantë dhe për të nderuar figurën e Nënë Terezës.
Kapiteni i ri i Milanit, gjatë ditës së sotme ka shkuar në shtëpinë e memorialit të Nëne Terezës në kryeqytetin maqedonas, duke bërë foto në këtë vend dhe duke i postuar në rrjetet sociale.
“Unë mund të bëj gjëra që ti nuk mundesh, ti mund të bësh gjëra që unë nuk mundem. Së bashku mund të bëjmë gjëra të mëdha”, ishte një nga thëniet e Nënë Terezës që Bonuçi postoi bashkë me foton para shtëpisë muze.
/Panoramasport