Paja

Duhet të lëçisni

Dhunohet avokati Gjergj Neli, zv.kryetarja e Dhomës së Avokatisë në Lezhë denoncon policinë

Shaqe Marinaj, zv/kryetare e Dhomës së Avokatisë në Lezhë ka denoncuar policinë e Lezhës për ushtrim dhune ndaj avokatit Gjergj Neli. Sipas Marinajt, e cila...

‘Venecia’ pranon kërkesën e Metës, seancën e parë të muajit dhjetor do të shqyrtohen ndryshimet në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor

Komisioni i Venecias ka pranuar kërkesën e Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta në lidhje me ndryshimet në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor. Me anë të...

Policia vret afro-amerikanin 27-vjeçar, Filadelfia ndizet nga protestat, plagosen 30 policë

Nuk kanë fund konfliktet mes banorëve dhe policisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Demonstrues të shumtë zbarkuan në rrugët e Filadelfias për tu përleshur...

Shpërthen Covid-19 në Institucionet arsimore, infektimi i 7 mësueve mbyll shkollën në Korçë, raste dhe në Elbasan

Shtatë mësues të shkollës ‘Sotir Gurra’ në Korçë kanë rezultuar pozitiv në testin e Covid-19. Kjo ka detyruar drejtuesit që të mbyllin dyert e shkollës,...

Nga Bedra Kaba

“Mundësia e vetme e nje vajze në internim ishte martesa diku… diku larg, ku s’e njihnin, vetëm aty jo… Ndryshe do të mbetej e burgosur përjetë në atë vend skëterrë…. Martesa ndoshta mund të ishte fillim i një lirie… por ndoshta edhe i një robërie të re”

djem e vajza ne kampin e saveresMbasi i qepa dhe hekurosa çarçafët e bardhë me një tantellë, i vendosa mbi divan të palosura me kujdes, e thashë: “Kur të vijë vajza t’i shohë.” Kur erdhi i thashë: “I mbarova. Shihi njëherë, si të duken?” Ajo më thotë: “Po bukur o ma, po sa u lodhe kaq muaj me 60 mijë lekë bëjnë një palë çarçafë… Ja i blije dhe kaq!!”

Nuk fola…, por mendja me shkoi diku larg nga ideja e të rinjve të sotëm tek ajo e jona dikur!!!

Edhe ajo i ka bërë ca vjet, por as që mendon se duhet të bëjë një pajë për t’u martuar… Me shaka ndonjëhere thotë: “Për ça të kam unë ty…!!”

M’u kujtua koha, kur mbarova shkollën dhe fillova punën… Gjithë vajzat e reja të barakave të Savrës, krahas punës së rëndë në bujqësi n’ato pushimet e drekës bënin tantella me grep, qëndisnin ose bënin triko me shtiza. Dhe unë nën shembullin e tyre fillova të qëndis, por shumë ngadalë dhe ngathët. Një ditë nëna më thotë. “Lëre, t’i bëjë motra se t’i mezi po qëndis”, po unë prapë këmbgulja ashtu nga pak.

Më pëlqente, kur i shihja shoqet e mia të punonin gjithë pasion. Aty n’ato punëdoret e tyre ato harronin se ku jetonin, harronin punën e rëndë, duke u futur në fantazinë e qëndisjes së luleve, gjetheve, zogjve, palmave… duke ëndërruar me mendjen e tyre edhe fatin që mund t’i shpëtonte nga ajo jetë e vështirë që u duhej të bënin. Ndjeheshim vërtetë të lumtura, kur nga duart tyre dilte diçka e bukur dhe artistike. Ato vajza aty në internim ishin vërtetë një mrekulli… bedra e re ne saverNdërsa bënin pajën e tyre, ato e ndërtuan të ardhmen e projektuan me mendje dhe skaliten durimin dhe besimin. Dhe me forcën e atij besimi të gjitha ëndërruan atë Princin e tyre… që mund t’ua ndryshonte jetën, ndoshta edhe për më keq, por jo aty, në atë skëterrë… Kjo ishte mundësia e vetme dhe e fundit e një vajze në internim… martesa diku… diku larg, ku s’e njihnin, vetëm aty jo… Ndryshe do të mbetej një burgosur përjetë në atë vend skëterrë që quhej Savër. Por, edhe martesa ndoshta mund të ishte fillim i një lirie…, por ndoshta edhe i një robërie në forma të tjera… që s’i kishin provuar kurrë… Kështu po ëndërroja dhe kështu si unë edhe shumë prej shoqeve të mia….

Jetova midis dy botëve… në atë që mund të isha si ata dhe në atë që nuk mund të bëhesha si ata…, sepse jetoja midis barakave dhe me errësim në biografi… Kjo gjë mbase më vrau ngadalë në shpirt…, sepse në çdo hap përballesha me këtë problem … herë ta bënin më të lehtë e herë tepër të vështirë.

Shënim: Bedra Kaba, është një prej vajzave të shumta që fati e detyroi ta jetonte pjesën ma të madhe të jetës së saj në një kamp interrnimi, ku i ati, Myslym Kaba nji burrë i urtë e i shtruar nga Dibra, edhe pse kishte qenë partizan, i mjaftoi veç arratisja e njerit prej djemve, dhe së bashku me shtatë fëmijët e tij, t’i ngryste ditët e mbrame të jetës atje ku ai ndërroi jetë, në kampin e Savrës… Sigurisht e bija e tij, Bedra luftoi gjithë jetën të mbaronte një shkollë, të kishte një ëndërr, të punonte në një punë të përshtatshme me shkollën që kreu, të kishte një dashuri dhe një ditë të martoheshe diku, mjaft që të ikte prej atij kampi dhe ta hiqte atë barrën e rëndë që i kish rënduar qysh fëmijë. Ndoshta  e vuan edhe sot se i dhemb më tepër se askujt, qoftë edhe për faktin e thjeshtë se ndjehet e parealizuar, po edhe pse vëllai i vogël i saj ende vazhdon të jetojë aty në kampin e dikurshëm të vuajtjes së tyre familjare, në Savër…/ Marrë nga Jozef Radi, radiandradi.com

savra3

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Dhunohet avokati Gjergj Neli, zv.kryetarja e Dhomës së Avokatisë në Lezhë denoncon policinë

Shaqe Marinaj, zv/kryetare e Dhomës së Avokatisë në Lezhë ka denoncuar policinë e Lezhës për ushtrim dhune ndaj avokatit Gjergj Neli. Sipas Marinajt, e cila...

‘Venecia’ pranon kërkesën e Metës, seancën e parë të muajit dhjetor do të shqyrtohen ndryshimet në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor

Komisioni i Venecias ka pranuar kërkesën e Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta në lidhje me ndryshimet në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor. Me anë të...

Policia vret afro-amerikanin 27-vjeçar, Filadelfia ndizet nga protestat, plagosen 30 policë

Nuk kanë fund konfliktet mes banorëve dhe policisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Demonstrues të shumtë zbarkuan në rrugët e Filadelfias për tu përleshur...

Shpërthen Covid-19 në Institucionet arsimore, infektimi i 7 mësueve mbyll shkollën në Korçë, raste dhe në Elbasan

Shtatë mësues të shkollës ‘Sotir Gurra’ në Korçë kanë rezultuar pozitiv në testin e Covid-19. Kjo ka detyruar drejtuesit që të mbyllin dyert e shkollës,...

Kosova drejt KARANTINËS, ministri i Shëndetësisë paralajmëron rikthimin e kufizimeve për shkak të situatës së COVID-19

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj ka paralajmëruar qytetarët se mund të ketë rikthim të kufizimeve për shkak të situatës me COVID-19. Ai tha...