Prokuroria e Tiranës ka regjistruar një kallëzim penal ndaj Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe Policisë së Shtetit, pas një padie të Partisë Demokratike në 18 mars.
Sipas selisë blu, Policia e Shtetit ka shpërdoruar detyrën në protestat e zhvilluara nga 16 shkurti deri në 16 mars.
Gjithashtu në organin e akuzës është thirrur për të dhënë sqarime të mëtejshme dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Ai pritet të paraqitet në prokurorinë e Tiranës të hënën në orën 12:00, pas thirrjes nga oficeri i policisë gjyqësore.