Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka hubur gjyqin me Lulëzim Bashën, kreun e PD- së. Gjykata ka shpallur të pafajshëm këtë të fundit duke rrëzuar padinë e Ministrit të Shëndetësisë.
Pas vendimit Beqaj tha se do ta vazhdojë më tej këtë betejë.
“Do ta apeloj vendimin e gjykatës. Prokuroria dhe gjykata legjitimojnë fyerjen dhe shpifjen si mënyrë e të bërit politikë. ”
Ministri i Shëndetësisë Beqaj e paditi Bashën pas akuzës që kreu i PD- së i bëri për vjedhjen e 31 milionë eurove, më 17 nëntor të vitit të kaluar.