• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Opozita proteston, ja rrugët që do të bllokohen nesër në Tiranë

18:01 | 25/05/2018
në Shqiperi
0

Policia e Shtetit ka publikuar akset rrugore që do të bllokohen si pasojë e protestës së opozitës ditën e nesërme.

Të paktën 1500 efektivë pritet të jenë në terren , për të “blinduar”, ministrinë e Brendshme dhe Kryeministrinë, dy institucionet ku do të zhvillohet manifestimi.

Policia e shtetit do të kalojë në gatishmëri të përforcuar që prej mbrëmjes së të premtes ndërsa në gatishmëri do të kalojë po ashtu edhe policia e burgjeve dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe ato të Renea-s.

Lexo edhe

Skandali, zbulohen lidhjet mes Amant Josifit dhe Olsi Ramës –

Aksident në Elbasan, makina përplas dy fëmijë –

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

DEKLARATË E POLICISË SË SHTETIT PARA TUBIMIT

Policia e Shtetit për tubimin e subjektit politik Partia Demokratike, parashikuar të zhvillohet në datë 26 Maj 2018, ora 11:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, do të bllokojë qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore të brendshme të Tiranës.

Duke filluar nga ora 00:00 e datës 26 maj, deri në përfundimin e tubimit nuk do lejohet qarkullimi i mjeteve në rrugët:

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi i rrugës “Bajram Curri” deri tek kryqezimi i rrugës “Abdyl Frashëri” dhe anasjelltas;

– Rruga “Ismail Qemali” nga degëzimi me rrugën “Papa Gjon Pali II” deri tek Bulevardi “Deshmorët e Kombit” do të jetë e bllokuar;

– Rruga “ Papa Gjon Pali II” nga degëzimi me Bulevardin “Bajram Curri”, deri tek degëzimi i rrugës “Themistokli Germenji” dhe anasjelltas, do të jetë e bllokuar dhe nuk do të lejohet parkimi i mjeteve në të dy anët e rrugës;

Duke filluar nga ora 07:00 e datës 26 maj deri në përfundim të tubimit, nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të të gjitha kategorive nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në drejtim të rrugës “Abdi Toptani”.

Devijimet do të prekin edhe linjat e transportit publik, ku linja e “Tiranës së Re” do të kthehet tek sheshi “Ëillson”, linja e Kamzës do të kthehet tek sheshi para ish-Kafe “Florës”, linja e Saukut do të kthehet tek rruga “28 Nëntori” pranë Sahatit.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e operatorëve të transportit publik qytetas, që ditën e shtunë deri në përfundim të protestës, të mos përdoren mjetet e transportit artikular, për shkak të devijimeve dhe bllokimeve që do të bëhen për arsye sigurie.

Të shtunën, nga ora 07:00 deri në përfundim të protestës brenda Unazës së Madhe dhe rrugëve të tjera të brendshme, nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë të të gjitha kategorive.

Mjetet e transportit të pasagjerëve që do të vijnë nga qytetet e tjera nuk do të lejohen në brendësi të Tiranës, përveç vendeve të miratuara nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, që janë:

– Pallati i sportit “Asllan Rusi”, në rrugën “Dritan Hoxha”;
– Pallati me shigjeta në rrugën “Konferenca e Pezës”;
– Rreth-rrotullimi i Fakultetit Ekonomik në rrugën e “Elbasanit”;
– Ura e Brrylit në “Bulevardin Zhan D’Ark”.

Mjetet e transportit që vijnë nga rrethet pasi të zbresin qytetarët në vendet e caktuara sipas Planit të Masave, do të kthehen dhe vendosen:

– Mjetet që vijnë nga rreth-rrotullimi i “Fakultetit Ekonomik” do të vendosen në rrugën “Shahin Toci” pranë Terminalit të Jug-Lindjes;
– Mjetet që vijnë nga sheshi “Shqiponja” do të vendosen në rrugën “Teodor Keko”;
– Mjetet që vijnë nga Pallati me shigjeta në rrugën “Teodor Keko”;
– Mjetet që vijnë nga pjesa lindore e qytetit, do të sistemohen përballë Maternitetit të Ri.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin për largimin e mjeteve të parkuara në rrugët e sipërpërmendura, në të kundërt do të spostohen me mjete ngritëse.

Gjithashtu luten qytetarët që të shmangin përdorimin e panevojshëm të automjeteve ditën e nesërme, sidomos në segmentet që lidhin qendrën e qytetit me Bulevardin “Dëshmoret e Kombit”, për shkak të devijimeve dhe kufizimeve, deri në përfundim të tubimit.

Etiketa: opozitaPoliciaprotestarruge

Të Lidhura

Skandali, zbulohen lidhjet mes Amant Josifit dhe Olsi Ramës –

Skandali, zbulohen lidhjet mes Amant Josifit dhe Olsi Ramës –

nga 27
09:41 | 06/04/2023
0

Të shumtë ishin shtetasit spanjollë dhe jo vetëm, që ranë pre e skemave të mashtrimit nga Call Ceneter-at që operonin...

Aksident në Elbasan, makina përplas dy fëmijë –

Aksident në Elbasan, makina përplas dy fëmijë –

nga 27
21:16 | 04/04/2023
0

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Elbasan, ku makina tip ‘Opel’ që drejtohej nga një...

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

nga 27
23:13 | 09/03/2023
0

Është zbardhur dëshmia e plotë e Majdiel Husës, personi që mbajti për 10 ditë trupin e pa jetë të Elton...

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

nga 27
23:05 | 09/03/2023
0

Analisti Andi Bushati deklaroi në “Now me Erla Mëhillin” se Partia Demokratike është e Sali Berishës pavarësisht çfarëdolloj vendimi. Sipas...

Para
Vasili-Ramës: Me rezolutën kuislinge tradhtoi integrimin dhe hapjen e negociatave

Vasili-Ramës: Me rezolutën kuislinge tradhtoi integrimin dhe hapjen e negociatave

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

U manipulua sistemi elektronik –

Kongresi i Përmetit në fuqi, Rama pengon gjykatat të regjistrojnë statusin e PD –

21:28 | 05/06/2023
Spiunonte te Moska, “dërgohet te Krijuesi” ish-agjenti i FBI-së –

Spiunonte te Moska, “dërgohet te Krijuesi” ish-agjenti i FBI-së –

21:24 | 05/06/2023
Bojkoti më 14 maj nga të rinjtë, njerëzit s’kanë besim te vota –

Bojkoti më 14 maj nga të rinjtë, njerëzit s’kanë besim te vota –

21:18 | 05/06/2023
Seanca në KPA, debatet për pasurinë e gjyqtares Irena Brahimi –

Seanca në KPA, debatet për pasurinë e gjyqtares Irena Brahimi –

21:10 | 05/06/2023
“Po të ishim bashkë do kishim fituar 24-26 bashki”, Hoxha: Ja si bashkohet PD

“Po të ishim bashkë do kishim fituar 24-26 bashki”, Hoxha: Ja si bashkohet PD

21:09 | 05/06/2023

Më Të Lexuarat

  • Kongresi i Përmetit në fuqi, Rama pengon gjykatat të regjistrojnë statusin e PD –
  • Spiunonte te Moska, “dërgohet te Krijuesi” ish-agjenti i FBI-së –
  • Bojkoti më 14 maj nga të rinjtë, njerëzit s’kanë besim te vota –
  • Seanca në KPA, debatet për pasurinë e gjyqtares Irena Brahimi –
  • “Po të ishim bashkë do kishim fituar 24-26 bashki”, Hoxha: Ja si bashkohet PD
  • Kemi raste kur i dënuari ka vdekur në burg dhe nuk është liruar nga Gjykata –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kongresi i Përmetit në fuqi, Rama pengon gjykatat të regjistrojnë statusin e PD –
  • Spiunonte te Moska, “dërgohet te Krijuesi” ish-agjenti i FBI-së –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com