Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona ndërsa një vajzë 19 vjeçe është proceduar penalisht pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se vidhnin lokale në Tiranë.
Në kuadër të operacionit “Blow” në pranga përfunduan shtetasit Ilir Rrasa, 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, Elirjan Rrasa, 23 vjeç dhe Agim Hajdari, 45 vjeç i dënuar më parë.
Në lokalin 45 vjeçarit të marrë me qera në rrugën Shyqyri Ishmi është gjetur dhe sekuestruar në cilesinë e provës materiale një televizor i markës “SAMSUNG 42”, i cili rezultoi se ishte televizori i vjedhur në lokalin e shtetasit A. D.
Ndërsa nisi procedimi për shtetasen M. Rr., 19 vjeçe, banuese në Tiranë ,proçeduar për veprën penale të “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale,fshehja dhe mbulimi i tyre”.