Operacion i madh i policisë në Vlorë, arrestohen 5 persona, 1 tjetër në kërkim – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Operacion i madh i policisë në Vlorë, arrestohen 5 persona, 1 tjetër në kërkim

10:14 | 03/10/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

5 persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës pasi kanë tentuar të trafikojnë me gomone disa shtetas egjiptianë. Në prangat e policisë kanë rënë shtetasit Klodian  Gjikondaj, Mohamed Sherif, Fatjon Belaj, Robert  Hysa dhe Arjol Lleshi.

Ndërsa u shpall në kërkim një tjetër person, si autorë i dyshuar i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Nga hetimet dhe provat e siguruara ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë transportuar nga Tirana në qytetin e Vlorës 15 shtetas të huaj (egjiptian), duke i transportuar më pas në rrugë tokësore me automjet deri në qytetin e Orikumit, duke vijuar udhëtimin në këmbë deri në vendin e quajtur “Gjiri i Bristanit”, nga ky dyshohet se do të siguronin kalimin e tyre me mjete lundruese drejt Italisë, kundrejt shpërblimit monetar.

Read more

Lufta dhe bllokada në Ngushticën e Iranit, dëm 25 miliardë dollarë për kompanitë e mëdha –

Ia vlen të vazhdosh në këtë klub –

Alarm mjedisor në Kukës, liqeni mbulohet nga mbeturinat plastike –

Fillon konflikti në Hungari, presidenti refuzon të japë dorëheqjen pas fitores së Peter Magyar –

Njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet operacioni policor “Bristani”, për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kontrabandim në drejtim të Italisë, të migrantëve nga vendet e treta. Operacioni i zhvilluar nga DVP Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë Hetimore në DPPSH, Delta Force dhe Guardia di Finanza. Vihen në pranga 5 shtetas si dhe shpallet në kërkim një tjetër, si autorë të dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Drejtorinë Hetimore në DPPSH, Delta Force dhe Guardia di Finanza, pas informacioneve të marra në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan operacion policor të koduar “Bristani”, në kuadër të cilit bënë kapjen dhe ndalimin e 5 autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasve:

-K. Gj., 38 vjeç, banues në Vlorë;

-M. Sh., 61 vjeç, me shtetësi Egjiptiane;

-F. B., 36 vjeç, banues në Vlorë;

-R. H, 44 vjeç, banues në Tiranë;

-A. Ll., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit K. L., 28 vjeç, banues në Vlorë.

Nga hetimet dhe provat e siguruara ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë transportuar nga Tirana në qytetin e Vlorës 15 shtetas të huaj (egjiptian), duke i transportuar më pas në rrugë tokësore me automjet deri në qytetin e Orikumit, duke vijuar udhëtimin në këmbë deri në vendin e quajtur “Gjiri i Bristanit”, nga ky dyshohet se do të siguronin kalimin e tyre me mjete lundruese drejt Italisë, kundrejt shpërblimit monetar.

Vijon puna hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, me qellim identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim.

Etiketa: arrestimOperacion i madhPoliciVlore

Të Lidhura

Irani mund t’i rezistojë bllokadës së Hormuzit për muaj të tërë –

Lufta dhe bllokada në Ngushticën e Iranit, dëm 25 miliardë dollarë për kompanitë e mëdha –

nga 27
15:30 | 18/05/2026
0

Lufta SHBA-Izrael me Iranin u ka kushtuar tashmë kompanive në të gjithë botën të paktën 25 miliardë dollarë dhe fatura...

Diego Simeone largohet nga Atletico Madrid

Ia vlen të vazhdosh në këtë klub –

nga 27
15:08 | 18/05/2026
0

Diego Pablo Simeone ka konfirmuar se do të vazhdojë të mbetet trajner i Atletico Madridit edhe për sezonin e ardhshëm,...

Alarm mjedisor në Kukës, liqeni mbulohet nga mbeturinat plastike –

Alarm mjedisor në Kukës, liqeni mbulohet nga mbeturinat plastike –

nga 27
14:48 | 18/05/2026
0

Vetëm 200 metra larg Urës së Madhe të Kukësit, një prej simboleve më të rëndësishme të infrastrukturës dhe turizmit në...

Sulmet e fundit ruse ndaj Ukrainës, kryeministri i ri hungarez reagon ashpër: I dënojmë fuqishëm –

Fillon konflikti në Hungari, presidenti refuzon të japë dorëheqjen pas fitores së Peter Magyar –

nga 27
14:22 | 18/05/2026
0

Presidenti hungarez Tamás Szulók ka refuzuar të japë dorëheqjen pavarësisht një thirrjeje nga kryeministri i ri Peter Magyar, duke shpjeguar...

Para
Punësim në Gjermani, Ambasada tregon detajet si duhet aplikuar për vizë

Sa e bashkuar është Gjermania sot?

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Irani mund t’i rezistojë bllokadës së Hormuzit për muaj të tërë –

Lufta dhe bllokada në Ngushticën e Iranit, dëm 25 miliardë dollarë për kompanitë e mëdha –

15:30 | 18/05/2026
Diego Simeone largohet nga Atletico Madrid

Ia vlen të vazhdosh në këtë klub –

15:08 | 18/05/2026
Alarm mjedisor në Kukës, liqeni mbulohet nga mbeturinat plastike –

Alarm mjedisor në Kukës, liqeni mbulohet nga mbeturinat plastike –

14:48 | 18/05/2026
Sulmet e fundit ruse ndaj Ukrainës, kryeministri i ri hungarez reagon ashpër: I dënojmë fuqishëm –

Fillon konflikti në Hungari, presidenti refuzon të japë dorëheqjen pas fitores së Peter Magyar –

14:22 | 18/05/2026
Shpresojmë që SHBA-të të vazhdojnë ndërmjetësimin për Ukrainën –

Shpresojmë që SHBA-të të vazhdojnë ndërmjetësimin për Ukrainën –

14:02 | 18/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Lufta dhe bllokada në Ngushticën e Iranit, dëm 25 miliardë dollarë për kompanitë e mëdha –
  • Ia vlen të vazhdosh në këtë klub –
  • Alarm mjedisor në Kukës, liqeni mbulohet nga mbeturinat plastike –
  • Fillon konflikti në Hungari, presidenti refuzon të japë dorëheqjen pas fitores së Peter Magyar –
  • Shpresojmë që SHBA-të të vazhdojnë ndërmjetësimin për Ukrainën –
  • Orë vendimtare për të ardhmen e Sylvinhos te Shqipëria, trajneri brazilian “zbarkon” në Tiranë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Lufta dhe bllokada në Ngushticën e Iranit, dëm 25 miliardë dollarë për kompanitë e mëdha –
  • Ia vlen të vazhdosh në këtë klub –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com