OBSH i kërkoi qeverisë të mbajë nën administrim publik laboratorët, qeveria i dha me PPP – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

OBSH i kërkoi qeverisë të mbajë nën administrim publik laboratorët, qeveria i dha me PPP

17:47 | 20/08/2019
në Kryesore
0

Pasi gjeti një sërë problematikash në administrimin e tuberkulozit, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e këshilloi qeverinë shqiptare të mbajë shërbimin laboratorik ne spitale në pronësi të shtetit. Nisur nga situata konfuze që ishte krijuar dy vitet e fundit për administrimin e këtij shërbimi me Partneritet Publik -Privat, ekspertët e OBSH-së i kërkuan qeverisë së Shqipërisë pak muaj më parë që shteti të vijonte të kishte nën administrimin e saj shërbimin e laboratorit në spitale.

Por pavarësisht kundërshtive që erdhën për këtë koncesion si nga institucionet financiare ndërkombëtarë ashtu edhe nga institucionet ndërkombëtarë të specializuara të shëndetësisë qeveria e miratoi koncesionin e shërbimit laboratorik dy muaj para zgjedhjeve lokale.

OBSH vuri në dukje se menaxhimi i tuberkulozit ka hasur problematika vitet e fundit për shkak të problematikës së prokurimit për ilaçet që trajtojnë sëmundjen duke bërë që shumë paciente me TBC të kurohen në Kosovë.

Read more

Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë: Po falimentojmë –

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës –

Ismajli shpallet lojtari i ndeshjes në Itali, dhurojnë “Show” edhe Arbër Hoxha e Myrto Uzuni –

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit –

Njëri nga 6 rekomandimet që OBSH dha për përmirësimin  e administrimit të tuberkulozit ishte mbajtja në administrim publik të shërbimit të laboratorik në spitale.

Por dy vjet pas mbajtjes në sirtar, Këshilli i Ministrave miratoi kontratën koncesionare për shërbimin laboratorik të analizave mjekësore, ne prill 2019 pavarësisht dyshimeve të Korporatës Financiar Ndërkombëtare (IFC) dhe rekomandimeve te OBSH-se dhe kambanave të alarmit nga Autoriteti i Konkurrencës.

Qeveria finalizoi koncesionin e katërt në sektorin e shëndetësisë, nën hijen e dyshimeve mbi integritetin e njërës prej kompanive fituese dhe me një vesh shurdh ndaj alarmit për përqendrimin e lartë të tregut spitalor të vendit.

Kontrata koncesionare “Për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjes” u firmos në mbledhjen e 24 prillit nga zv. kryeministri Erion Braçe, në mungesë dhe me porosi të kryeministrit Edi Rama.

Vendimi përmbyll përpjekjet 5-vjeçare të qeverisë për dhënien me koncesion të 18 laboratorëve të analizave mjekësore të vendit, në të njëjtat gjurmë me tre kontratat e tjera të partneritetit publik privat në shëndetësi për kontrollin mjekësor bazë (Check-Up), hemodializën dhe sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale.

Katër koncesionet e shëndetësisë do t’u kushtojnë taksapaguesve shqiptarë rreth 40 miliardë lekë [320 milionë dollarë] përgjatë 10 viteve të operimit të tyre.

Koncesioni i laboratorëve u fitua në prill 2017 nga konsorciumi i tre kompanive; Labopharma sh.p.k me 41.7%, Exalab France me 25% dhe AB Laboratory Solution BV, një kompani guackë e regjistruar në Holandë me 33% pjesë në konsorcium.

E planifikuar për t’u firmosur në maj të atij viti, kontrata mbeti pezull për dy vjet me radhë për shkak të kontestimeve nga ana e Korporatës Ndërkombëtare të investimeve, degë e Bankës Botërore dhe konsulente e Ministrisë së Shëndetësisë në këtë proces.

/Monitor/

 

Etiketa: administrim publikkosovelaboratorëtOBSHpppQeveria

Të Lidhura

Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë: Po falimentojmë –

Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë: Po falimentojmë –

nga 27
12:08 | 06/04/2026
0

Shoqata “Blegtorët Prodhues të Qumështit” ka njoftuar zhvillimin e një proteste ditën e martë në orën 10:00, përpara institucioneve kryesore...

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës –

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës –

nga 27
11:56 | 06/04/2026
0

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit ka njoftuar në një deklaratë të botuar nga mediat iraniane se shefi...

Ismajli shpallet lojtari i ndeshjes në Itali, dhurojnë “Show” edhe Arbër Hoxha e Myrto Uzuni –

Ismajli shpallet lojtari i ndeshjes në Itali, dhurojnë “Show” edhe Arbër Hoxha e Myrto Uzuni –

nga 27
11:40 | 06/04/2026
0

Pas angazhimeve me Kombëtaren, futbollistët shqiptarë janë rikthyer te klubet e tyre duke dhënë sinjale pozitive në kampionatet ku aktivizohen....

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit –

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit –

nga 27
11:27 | 06/04/2026
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dy ditë më parë në Itali ku trupi i pajetë i një burri është...

Para
Shkrumbohet plotësisht automjeti në autostradën Tiranë-Durrës

Shkrumbohet plotësisht automjeti në autostradën Tiranë-Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë: Po falimentojmë –

Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë: Po falimentojmë –

12:08 | 06/04/2026
Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës –

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës –

11:56 | 06/04/2026
Ismajli shpallet lojtari i ndeshjes në Itali, dhurojnë “Show” edhe Arbër Hoxha e Myrto Uzuni –

Ismajli shpallet lojtari i ndeshjes në Itali, dhurojnë “Show” edhe Arbër Hoxha e Myrto Uzuni –

11:40 | 06/04/2026
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit –

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit –

11:27 | 06/04/2026
Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën –

Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën –

11:24 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë: Po falimentojmë –
  • Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës –
  • Ismajli shpallet lojtari i ndeshjes në Itali, dhurojnë “Show” edhe Arbër Hoxha e Myrto Uzuni –
  • Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit –
  • Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën –
  • Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë: Po falimentojmë –
  • Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com