Banorët e zonës “Astirit” kanë dalë për të 52-tën ditë radhazi në protestë, ku tashmë nuk kërkojnë vetëm dëmshpërblim në vlerë 100% të banesave dhe bizneseve të prekura nga projekti i “Unazës së Madhe”, por anulimin e plotë të këtij projekti.
Ata ashtu siç kanë bërë prej 52 ditësh, sërish kanë dalë në rrugë duke bllokuar qarkullimin e automjeteve, ndërsa bëjnë thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, kreut të ARRSH-së Afrim Qendro apo dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës Damian Gjiknuri.
“Nuk kërkojmë punë nga qeveria jotë e korruptuar, vetëm o zotëri na lër rehat në shtëpitë tona! Nuk do të na përçani dot! Këtë lagjë e kanë lënë si në Kabul. O zoti krytar mashtrues i bashkisë. Dihet se fundi do t’ju vijë nga Unaza e Re.” shprehen banorët.
Protestuesit kërcënojnë kompanitë që të mos guxojnë të afrohen për të prishur banesat e tyre, pasi do të përballen me zemërimin e qytetarëve të pafajshëm. Në përkrahje të tyre kanë shkuar edhe deputetë të opozitës.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/213707419572728/