O ju që na keni vrarë ëndrrën, a nuk meritoni jashtëqitje ftyrës? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

O ju që na keni vrarë ëndrrën, a nuk meritoni jashtëqitje ftyrës?

16:00 | 21/02/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Simon Shkreli

Treni nisej çdo mëngjes në orën 5 e 25 nga Tivari në Bjello Polje, atje do merrnim një furgon dhe do niseshim për në Rozhaje, më pas sërish do gjenim një mjet transporti, pasi autobusë të linjës nuk kishte për në Pejë. Nga ku tek stacioni i autobusëve do drejtoheshim drejt Prishtinës.

Ishim së bashku me Filipin, ishim të rinj të entuziazmuar, po shkonim në një vend ku terrori më nuk egzistonte. Ishim studenta në Kosovë, në Universitetin e Prishtinës.

Read more

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Rruga drejtë Prishtinës ishtë shumë e gjatë, duhet të kaloje gjysmën e fshatrave, për shkak se urat ishin të dëmtuara për të arritur. Ishte ora 10 e paradrekës kur arritëm në Pejë dhe mbërritëm diku rreth orës 16:00 në Prishtinë.

Rruga na u duk e shkurtë, çdo kund kishte varre, shtëpitë ishin të gjymtuara, aroma e djegies ende ndjehej. Por, sytë e shqiptarëve shëndrisnin, ishin me gëzim, jetonin ditët e lirisë, sepse deri atëherë nuk e kishin provuar as edhe një ditë të vetme, në atë tokë të bekuar që quhet Kosovë.

As atëherë e as sot nuk më penguan, as ditët që fleja sa në një shtrat në konvik sa në një tjetër, edhe pse nuk kishte energji elektrike e ujë. As pse as afro 10 ditësh provova shijen e larjes së trupit tim. Sepse, po shijoja edhe unë lirinë. Sepse, ashtu si sot, edhe atëherë nuk kam pasur asnjë iluzion që përderisa i gjithë kombi im në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Çamëri, Luginë të Preshevës mos të jetë i lirë, nuk do kem as unë lirinë time.

Eh, por “Liria nisi me u tall me vetveten” do thoshte Dom Simon Jubani!

Kisha shumë ëndrra aso kohe, bota ishte shumë e vogël, sepse mëmëdheu im, Kosova ishte e lirë tani, nuk kishte një zgjedhë në fyt që ta mbyste çdo ditë ngadalë dhe dhimbshëm. Por, merrte frymë lirisht, po gëzonte ditët e munguara prej shekujsh.

Kur çdo gjë dukej se po merrte rrugën e vet drejt një konsolidimi të një shteti, po viheshin bazat e një administrate lokale në Kosovë, aty filloi edhe tallja me vetëveten, liria nisi të humb rrugën në oborr. Në ballkonin e Fakultetit të Arteve, teksa po prisnim të na fillonte mësimi, së bashku me Bufin po bisedonim për politikë dhe për liderët e rinj e të vjetër të Kosovës. Si unë, ashtu edhe ai kishim besim aso kohe tek të rinjtë, por kishim edhe respekt për të vjetrit. Besonim tek energjia e tyre, tek vullneti që gjërat duhen bërë shpejt, sepse koha nuk prët.

E ndërkohë, në atë kohë nuk kishim frikë as nga tërmeti që shkundi Gjilanin dhe nxorri gjithë popullsinë në livadhe e as nga lufta e UÇPMB-së, apo e e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Sepse, kishim lirinë me vete!

Por, dalëngadalë kjo Liri e fituar me gjak, me mend dhe me djersë, nisi të tallej me vetëveten, pikërisht nga ata të cilët morën me vete gjithë koston e një lëvizje për t’u çliruar nga një pushtim, deri edhe te vdekja.

Ata që dikur dilnin në televizor me një këmishë “sville” dhe me flokë të krehur me brushë pa gel, por të lagun me ujë, brenda natës, hoqën tirqit e gjyshit dhe veshën “Versaçe”. Dhe pasi morën në kontroll gjithë pasurinë e Kosovës, madje duke ndarë edhe zonat e ndikimit të tyre, si dhe llojin e kontrabandës, filluan të flasin për stabilitet, paqe e dashuri, integritet territorial, reforma, atdhedashuri, ligj, rend…

Sa që sot pas 15 viteve punë në gazetari, këtu në Shqipëri, në atdheun tim, nuk di më të bëjë dallimin, ku ndodhem, në Ulqin, në Kosovë apo në Shqipëri!

Pas kaq shumë vitesh ëndrrash e shprese ndjehem i tradhëtuar, i braktisur, jo nga atdheu im, e as nga mëmëdheu, por nga rojat që kanë marrë përsipër të bëjnë këtë punë, atë të gardianit të lirisë së atdheut dhe mëmëdheut tim e të çdo shqiptari anë e kënd kësaj hapësire.

E pikërisht “rojet” e lirisë,  në atdheun e mëmëdheun tim kanë tradhëtuar çdo gjë që është e shenjtë për çdo shqiptar, kanë tradhëtuar lirinë e kërkuar prej shekujsh!

Janë tallur me dinjitetin e njeriut! Kanë vënë në lojë çdo gjë, madje jo në kazinot e Las Vegasit, por të Budvas! Kanë shuar çdo shpresë, çdo ideal për të cilin unë, shokët e mij kemi ëndërruar. Kanë shëmtuar aq shumë çdo gjë, sa që edhe dielli duket i rëndë dhe i ngrysur! Çdo shqiptar sot vetëm frymon mes qiellit e tokës, pasi atdheun (Shqipëria) e kanë lënë në një qoshe si atë plakun e shtëpisë që as nuk sheh, as nuk dëgjon më, por vetëm jeton, në lëngatën e tij të moshës, kurse mëmëdheut (Kosova), si kanë mbetur më burime të shuajë etjen e bijëve të vet.

Nëse vezët, domatet, ngjyrat, gazi lotësjellës, bombat e molotovit, armët janë mjetet, me të cilat shprehet revolta e njerëzve, përmes protestave apo revolucioneve, mendoj se në Shqipëri dhe në Kosovë ka ardhur koha që ndaj politikanëve tanë të mos përdoren mjete ngjyrosëse.

Por, ndaj tyre të përdoret jashtëqitje!

Etiketa: Bjello PoljeFakulteti i Artevegardiani i lirisëGjilanijashtëqitjesimon shkrelisvilleTivariUshtrisë Çlirimtare Kombëtare

Të Lidhura

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

nga 27
22:25 | 25/04/2026
0

Ditën e mërkurë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka lënë paraburgimin e Durrësit për një kontroll mjekësor në një spital...

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

nga 27
21:07 | 25/04/2026
0

Një alarm për bombë ka vënë në lëvizje strukturat e sigurisë në qendrën tregtare “Toptani” në Tiranë, duke shkaktuar evakuimin...

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

nga 27
14:46 | 25/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se “zgjedhja e drejtuesit të partisë është një proces ekskluzivisht në dorë...

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

nga 27
13:50 | 25/04/2026
0

Kreu demokrat Sali Berisha e konsideroi një sjellje prej gangsteri atë të ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, pas publikimit të...

Para
Tirana në panik, pse nuk mund të flasin qytetarët në celular?

Tirana në panik, pse nuk mund të flasin qytetarët në celular?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

22:25 | 25/04/2026
LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

21:07 | 25/04/2026
Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

14:46 | 25/04/2026
Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

13:50 | 25/04/2026
Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

13:46 | 25/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –
  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –
  • Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –
  • Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –
  • Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –
  • SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –
  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com