Një boksier britanik ka treguar ngjarjen e tmerrshme që i ka ndodhur së fundmi atij dhe gruas së tij. Ai tha se grabitësit i zunë pritë në qendër të Londrës për t’i marrë orën luksoze Franck Muller Chronograph Ngjarja ndodhi javën që shkoi në zonën relativisht të qetë të lindjes së Londrës. Khan tha Ishte errësirë dhe grabitësi shkoi tek ai fillimisht, duke menduar se ishte ndonjë shok që po bënte shaka, ai e kishte lejuar t’i afrohej po më pas ndodhi e papritura. “Por më pas ai nxjerr pistoletën dhe ma ngjesh në fytyrë. Unë mendova ‘Ky është fundi, tani do të vdes’. Kisha frikë për gruan e fëmijët e mi, mendoja se nuk do t’i shihja më kurrë”.
Ish-kampioni i botës thotë se tashmë e njeh identitetin e personit që beson se ka orkestruar grabitjen, dhe për këtë ka informuar policinë.Sot bashkëshortja e tij Faryal postonte një video të dy gangsterëve të maskuar që dilnin nga një Mercedes para se të sulmonin çiftin dhe të merrnin orën e veshur me diamante të boksierit. Khan tregon se i kishte shkuar në mendje të sulmonte duke u përpjekur të çarmatoste grabitësin, por me mendjen te gruaja Faryal, që ishte disa hapa prapa tij, nuk bëri asnjë veprim. “Mbaroi shumë shpejt, sulmuesit thërrisnin ‘Më jep orën’, unë nuk fola më, vetëm e hoqa nga kyçi dhe ia zgjata”.
Boksieri thotë se gjithçka ndodhi restorantin Sahara Grill në Leyton, ku ata shkuan për të thyer agjërimin e Ramazanit. “Si mund ta dinin ata se do të dilnim atëherë kur dolëm?”, thotë gruaja e boksierit. Ajo shtonte: “Atyre njerëzve egoistë që i vunë armën në kokë burrit tim për një orë, unë i them: ‘Turp të keni, i bëni këtë dy prindërve për një orë’”. Por disa orë para incidentit Khan ishte fotografuar me fansat me orën e tij të luksit, të veshur me 719 diamantë.
Duke folur për identitetin e mundshëm të sulmuesve Khan tha: “Ata janë nga lindja e Londrës, i kam dhënë një emër policisë dhe shpresoj të veprojnë.” “Dikush që ka qenë pjesë e rrethi tim ma ka bërë këtë. Më kanë kërcënuar në të kaluarën, kam pasur shumë njerëz të tilla në karrierën time ur isha kampion, deri para se të hiqja dorë kur shume u distancuan”.