Numri i vogël i testimeve/ Kurba e pandemisë tregon që Shqipëria është ende larg nga dita 0

Duhet të lëçisni

Basha i refuzoi ftesën për bashkëpunim, Rama: Shqiptarët duan bashkim

Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikën në distancë me kryetarin e opozitës Basha, pas refuzimit që ky i fundit i bëri një ftese televizive...

Liverpuli nuk kalon dot “murin” Real Madrid, skuadra e Zidanit sfidon Çelsin në gjysmëfinale (film)

Nuk ka surpriza! Reali i Madridit kalon në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Skuadra e Zinedin Zidan, u mjaftua me një barazim 0-0 në...

Bashkëpunim pas 25 Prillit? Premtimi i Bashës: Rama nuk do jetë kurrë pjesë e qeverisjes sonë

Lulzim Basha u kërkon qytetarëve që të votojnë Partinë Demokratike në 25 prill për të larguar Edi Ramën dhe të rrinë të qetë. Duke...

U la jashtë listave, Bushati akuzon Ramën: Po strehon në PS ekzekutorë

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka akuzuar ashpër kryeministrin Edi Rama se po strehon në listat e PS-së ekzekutorë. Në një komunikim në Instagram...

Nga Ervin Mazniku*

Në 11 Mars të këtij viti, OBSH, e shpalli zyrtarisht COVID-19 si pandemi, niveli më i lartë i një urgjencë shëndetësore të shëndetit publik në rang botëror.

Eshtë e dyta e këtij shekulli pas H1/N1 të vitit 2009, për nga renditja, por e para sa i përket dëmit që i ka shkaktuar dhe po i shkakton jetës njerëzore, në aspektin shëndetësor fizik dhe mendor, social, politik, ekonomik e financiar në të gjithë shtetet që kjo patologji ka prekur në planetin Tokë.

Për më tepër ka vënë në pikëpyetje edhe më të madhe rimëkëmbjen nga ky dëm.

Përballimi i pandemisë nga bluzat e bardha, profesionistë dhe vullnetarë të displinave të tjera shëndetësore, në funksion të mbrojtjes së jetës është i organizuar në disa plane.

I pari, sigurisht është plani klinik, ku mjekë, infermierë dhe personeli teknik trajtojnë subjektet e prekur nga COVID-19, gjë që ka marrë prioritet absolut përkundër patologjive të tjera.

Plani i dytë është ai i shëndetit publik, pjesa e mjekësisë, e cila qëllim në vetëvete ka promovimin e shëndetit dhe parandalimin e sëmundjeve. Epidemiologjia si pjesë themelore e shëndetit publik studion shpërndarjen dhe shkaqet e ngjarjeve me karakter shëndetësor të popullatës (ave) së interesit.

Nëpërmjet modeleve deskriptive dhe analitike, epidemiologjia studion dhe kontrollon ngjarjet shëndetësore më lart. Pjesë përbërëse e planit të tretë janë “provat klinike”, farmaceutika, së bashku me nëndegët e saj bioteknologjinë dhe biofarmaceutikën.

Me dhjetra kompani farmaceutike të spektrave të ndryshëm nëpër botë aktualisht janë të përfshira në po aq “prova klinike” (clinical trials) për të prodhuar vaksinën e COVID-19, si dhe për të provuar shkencërisht trajtimin më efikas medikamentar, pasi deri tani për fat të keq, zyrtarisht të tillë ende nuk ka.

Ndihmë të jashtëzakonshme në këtë mes po jep dhe trupa rregullatore.

Në SHBA, FDA (Federal Drug Administration) enti federal përgjegjës për mbrojtjen e shëndetit publik, ka relaksuar në mënyrë të jashtëzakonshme hapat ligjorë që duhet të ndiqen për qëllimin sa më lart: “prodhimi i vaksinës, dhe medikamentet për trajtimin e patologjisë”.

Shëndeti publik ka aplikuar disa masa thelbësore, të cilat kanë dhënë rezultate te efektshme në parandalimin, zbutjen dhe kontrollin e pandemisë. Për shkak të mënyrës së transmetimit të SARS-CoV-2, vetëizolimi, respektimi i një higjene të egër personale, distancimi social dhe testimet masive janë ato që kanë treguar se numrat e të prekurve, rrjedhimisht dhe fatalitetet ulen.

Shtete si Gjermania, Singapori apo Koreja e Jugut të ekspozuar jo në mënyrë të barabartë ndaj burimit të infeksionit, vetëm nëpërmjet shpejtësisë dhe efektivitetit të aplikimit të masave të mëspërme ia kanë dalë që të jenë ndër ata më pak të afektuarit nga kjo pandemi.

Ka dy lloje testimesh, të cilët shëndeti publik në mbarë botën aktualisht po i përdor për të identifikuar individët e ekspozuar ndaj SARS-CoV-2.

I pari, është “RT-PCR” (reverse transcription polymerase chain reaction) dhe i dyti është “Testi serologjik”.
RT-PCR detekton informacionin gjenetik të coronavirusit, pra ARN-në e tij.

Nëpërmjet detektimit të ARN-së virale mund të shihet, nëse virusi ka qenë i pranishëm edhe më parë tek subjekti përkatës.

ARN e SARS-CoV-2 zakonisht gjendet në fazën akute të COVID-19. Mostrat për testim merret nga materialet e rrugëve të traktit të sipërm apo të poshtëm të frymëmarrjes.

Testi serologjik, ose ai i antitrupave, tregon individët e infektuar dhe ata që janë imunë ndaj virusit.

Prania e antitrupave në rezultatet e analizave laboratorike të këtij testi është indikator i përgjigjes që sistemi imunitar ka dhënë një antigjen apo proteinë të huaj, për rastin në fjalë, asaj të SARS-CoV-2.

Vlen për t’u përmendur që koha e pranisë së antitrupave ndryshon në individë të ndryshëm.

Shfaqja e tyre bëhet në harkun kohor ndërmjet ditës së 8-të dhe 28-të të shfaqjes së simptomave të COVID-19.

Testi serologjik është veçanërisht i rëndësishëm, sepse duke identifikuar individët, të cilët janë imunë ndaj SARS-CoV-2, krijohet hapësira e nevojshme për të rivlerësuar masat e marra sa i përket distancimit social.

Sa i përket Shqipërisë zyrtare të shifrave, numri i testimeve është tepër i ulët në raport me numrin e popullsisë.

Vetëm distancimi social dhe përkushtimi deri në vetëmohim i bluzave të bardha janë armët konvencionale të përdorura në luftën kundër kësaj patologjie.

Kjo është e pamjaftueshme dhe e pajustifikueshme.

E para, nuk duhet të jetë qëllim në vetëvete, për shkak të efekteve anësore shumëplanëshe që sjell. E dyta, shkakton më së paku mbiekspozim të personelit mjekësor.

Kurba e pandemisë tregon që vendi është ende larg nga dita 0.

Rritja e numrit të testimeve në funksion të kurbës pandemike në rritje është domosdoshmëri, madje dhe vetë OBSH-ja është shprehur në mbështetje të testimit masiv.

Duke pasur një sistem shëndetësor me burime të kufizuara, testimi masiv është një mënyrë për ulur ritmin e kërkesës për shërbim dytësor.

Sa më shumë testime të bëhen, aq më e qartë është tabloja e individëve apo grup-popullsisë së imunizuar dhe asaj që ka nevojë për trajtim dhe izolim.

Duke e parë në një aspekt edhe më të gjerë, testimi masiv i popullsisë është iniciatori i një reaksioni zinxhir pozitiv që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në zbutjen dhe kontrollin e impaktit negativ të pandemisë ndaj shëndetit fizik dhe mendor, si dhe në aspektin ekonomik, financiar dhe social.

/Gazeta Illyria/

* Dr. Ervin Mazniku, MSc., Cardiovascular Research Department, Montefiore Medical Hospital, NY (Departamenti i Provave Klinike Kardiovaskulare, Qendra Spitalore Montefiore)

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Basha i refuzoi ftesën për bashkëpunim, Rama: Shqiptarët duan bashkim

Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikën në distancë me kryetarin e opozitës Basha, pas refuzimit që ky i fundit i bëri një ftese televizive...

Liverpuli nuk kalon dot “murin” Real Madrid, skuadra e Zidanit sfidon Çelsin në gjysmëfinale (film)

Nuk ka surpriza! Reali i Madridit kalon në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Skuadra e Zinedin Zidan, u mjaftua me një barazim 0-0 në...

Bashkëpunim pas 25 Prillit? Premtimi i Bashës: Rama nuk do jetë kurrë pjesë e qeverisjes sonë

Lulzim Basha u kërkon qytetarëve që të votojnë Partinë Demokratike në 25 prill për të larguar Edi Ramën dhe të rrinë të qetë. Duke...

U la jashtë listave, Bushati akuzon Ramën: Po strehon në PS ekzekutorë

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka akuzuar ashpër kryeministrin Edi Rama se po strehon në listat e PS-së ekzekutorë. Në një komunikim në Instagram...

Prangoset në Mal të Zi superndërtuesi i privilegjuar i Ramës dhe Veliajt

Ndalohet në Mal të Zi, Pashk Rrapi, i njohur edhe si Anton Gjini ndryshe. Ai është ndaluar për llogari të Interpolit, pasi kërkohet nga...