Nuk u zbatua rekomandimi i mjekëve – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk u zbatua rekomandimi i mjekëve –

18:11 | 30/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Shpërthim me tritol në Lezhë pranë familjes Nikulaj, ndalohet një i dyshuar –

Nën efektin e ndonjë substance mund të mashtrosh, por e vërteta ndodhet në shesh –

“Revolucioni i Flamingove” është shndërruar në lëvizje të fuqishme kundër Ramës! –

Rama ik! Po e shet Shqipërinë copa-copa… –

Komiteti shqiptar i Helsinkit ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Bllokun e Sigurisë në Tiranë, ku një 41-vjeçar i arrestuar, Bledi Panajoti, humbi jetën në ambientet e paraburgimit.

Nga një monitorim që ka kryer KShH pas ngjarjes, ka rezultuar se i arrestuari është dërguar disa herë në Urgjencë pasi ka pasur disa sëmundje, por edhe pas rekomandimeve të dhëna nga mjekët e shërbimit të urgjencës për ndjekje nga specialistët (toksikolog, endikronolog dhe psikiatër), këto rekomandime nuk rezultojnë të jenë zbatuar, pas rikthimit të tij në ambientet e dhomave të sigurisë.

KShH vëren se në datën 18.03.2026 ora 22:30 nga Komisariati i Policisë numër 3 të kryeqytetit ka ardhur shtetasi i arrestuar Bledi Panajoti, për veprën penale të vjedhjes, pas denoncimit që kishte bërë një zonjë për tentativën e vjedhjes së çantës. Punonjësit e Policisë së dhomave të sigurisë pohojnë se i arrestuari ka shfaqur probleme shëndetësore që në hyrje, ndaj me kërkesë të oficerit të informacionit, patrulla që e ka shoqëruar e ka çuar në Urgjencë dhe prej andej e ka risjellë të arrestuarin në datën 19.03.20226 rreth orës 00:55 të mesnatës, në dhomat e sigurisë.

Në proces-verbalin e konstatimit (Bllok), datë 19.02.206 që mban orën 00:55, shkruhen thëniet e të arresuarit ““Nuk kam probleme me policinë. Kam probleme shëndetësore. Jam me diabet, ku përdor insulin. Jam me Hepatit tip C. Jam përdorues i lëndëve narkotike dhe turbekuloz”.

Vetëm një orë më pas, në orën 02.10 të së njëjtës datë (19 Mars 2026), i arrestuari është transferuar me urgjencë për ndihmë mjekësore pasi është përkeqësuar.

Sipas vëzhgimit të bërë nga KSHH, thuhet se nga Spitali është kthyer rishtazi në Bllokun e Sigurisë, në orën 08.58 minuta të dt.19 Mars.

Mjeku që është kujdesur në QSUT ka lëshuar një dokument me formatin “Recetë”, ku ishte shkruar: “Pacienti Bledi Panajoti sillet me urgjencë nga Urgjenca e Tiranës i shoqëruar me polici me A.P… Konsultë kardiologu: Aktualisht pa të dhëna për patologji acute kardiake. Konsultë Endokrinologu. Rekomandohet të plotësohet me HBAIC dhe të gjykohet skema e mjekimit të diabetit në varësi të HBAIC, sipas sistemit të referimit. Rekomandohet të ndiqet nga toksikologu, endokrinologu, dhe psikiatri ….

Po në datën 19 mars është hapur Kartelë Shëndetësore nga mjeku i Bllokut të Sigurisë në të cilën shkruhet: “Pacienti referon se është përdorues i lëndëve narkotike dhe vuan nga diabeti për të cilën u dërgua në spitalin QSUT për ekzaminimin e mjekëve. Aktualisht pas kthimit nga spitali është i axhituar. TA normal, pulsi normal….(e paluexueshme shënimi në vijimësi). Ushqehet dhe fle normalisht. Diagnoza: Toxicomania (Përdorues i lëndëve narkotike) susp diabetic et Susp çrregullime të shëndetit mendor. Mjekimi: Clonotril 2.5 miligramë.

I arrestuari është vendosur në qelinë para dhomës ku qëndron punonjësi i policisë që ta kishte nën vëzhgim të vazhdueshëm. Në datën 20.03.2026 në orën 05.48 vendoset shënimi që i ndaluari Bledi Panajoti gjendet pa puls dhe pa frymëmarrje, ndërkohë që një orë e gjysmë më parë rezulton se ai është dëgjuar në frymëmarrje (gërhitje) nga punonjësi i policisë që e kishte në vëzhgim.

KShH vëren se pavarësisht rekomandimeve të dhëna nga mjekët e shërbimit të urgjencës për ndjekje nga specialistët (toksikolog, endikronolog dhe psikiatër), këto rekomandime nuk rezultojnë të jenë zbatuar, pas rikthimit të tij në ambientet e dhomave të sigurisë.

KShH konstaton me shqetësim se shërbimi shëndetësor në këtë strukturë nuk është i garantuar në mënyrë të pandërprerë 24 orë, ndërkohë që mungesa e burimeve njerëzore cenon drejtpërdrejt sigurinë dhe jetën e personave të privuar nga liria.

Gjithashtu, rezulton se problematika të lidhura me trajtimin e personave me varësi nga substancat narkotike, përfshirë mungesën e metadonit dhe nmosfunksionimin e mekanizmave të bashkëpunimit institucional për sigurimin e tij, vijojnë të mbeten të pazgjidhura për shtetasit e akomoduar në këto dhoma sigurie.

Ky konkluzion mbështetin në faktin se KShH ka konstatuar edhe më herët, raste të humbjes së jetës së personave të ndaluar me probleme shëndetësore dhe varësi ndaj substancave narkotike (shtetasi D.G në vitin 2025 dhe shtetasi i ndaluar J.R që pasi kaloi në gjendje kome humbi jetën në QSUT).

“KShH rikujton se, në bazë të nenit 2 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe jurisprudencës së konsoliduar të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ), shteti ka detyrime pozitive për të garantuar jetën e personave që mbahen në kushtet e kufizimit të lirisë, duke përfshirë detyrimin për të siguruar kujdes shëndetësor adekuat dhe mbikëqyrje efektive.

Po ashtu, shteti ka edhe detyrime procedurale për të zhvilluar hetime të plota, të pavarura dhe efektive në çdo rast humbjeje jete në institucione të tilla”, thuhet në deklaratë.

Pas këtyre gjetjeve,  KShH i bën thirrje Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe organeve të drejtësisë që të garantojnë ofrimin e shërbimit shëndetësor 24 orë në ambientet e dhomave të sigurisë; të sigurojnë zbatimin rigoroz të rekomandimeve të mjekëve specialistë në rastet e sëmundjeve patologjike ose kur këta shtetas referojnë varësi nga lëndët narkotike; të marrin masa të menjëhershme për furnizimin e qëndrueshëm me medikamente për trajtimin e personave me varësi nga substancat narkotike; të forcojnë mekanizmat e mbikëqyrjes dhe bashkëpunimit efektiv për parandalimin e rasteve të ngjashme në të ardhmen; si dhe të garantojnë një hetim të plotë dhe transparent për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

gijotina.com

Të Lidhura

Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës –

Shpërthim me tritol në Lezhë pranë familjes Nikulaj, ndalohet një i dyshuar –

nga 27
11:59 | 10/06/2026
0

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në afërsi të banesave të familjes Nikulaj. Sipas informacioneve paraprake, nga shpërthimi janë...

Nën efektin e ndonjë substance mund të mashtrosh, por e vërteta ndodhet në shesh –

Nën efektin e ndonjë substance mund të mashtrosh, por e vërteta ndodhet në shesh –

nga 27
11:51 | 10/06/2026
0

Postimi i Këlliçit: Gënjeshtra në tempull! Edi Rama është ose nën efektin e ndonjë substance të fortë kimike, ose në...

“Revolucioni i Flamingove” është shndërruar në lëvizje të fuqishme kundër Ramës! –

“Revolucioni i Flamingove” është shndërruar në lëvizje të fuqishme kundër Ramës! –

nga 27
11:47 | 10/06/2026
0

Gazetarja e CNN, Isa Soares, ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen në Shqipëri, duke theksuar se lëvizja e...

Rama ik! Po e shet Shqipërinë copa-copa… –

Rama ik! Po e shet Shqipërinë copa-copa… –

nga 27
11:27 | 10/06/2026
0

Fushë-Kruja ngrihet në protestë: Rama ik! Po e shet Shqipërinë copa-copa…Burrat, gratë, të rinjtë e të rejat e Fushë-Krujës, madje...

Para
Do të shohim disa lojtarë të rinj… –

Do të shohim disa lojtarë të rinj... -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës –

Shpërthim me tritol në Lezhë pranë familjes Nikulaj, ndalohet një i dyshuar –

11:59 | 10/06/2026
Nën efektin e ndonjë substance mund të mashtrosh, por e vërteta ndodhet në shesh –

Nën efektin e ndonjë substance mund të mashtrosh, por e vërteta ndodhet në shesh –

11:51 | 10/06/2026
“Revolucioni i Flamingove” është shndërruar në lëvizje të fuqishme kundër Ramës! –

“Revolucioni i Flamingove” është shndërruar në lëvizje të fuqishme kundër Ramës! –

11:47 | 10/06/2026
Rama ik! Po e shet Shqipërinë copa-copa… –

Rama ik! Po e shet Shqipërinë copa-copa… –

11:27 | 10/06/2026
Bulevardi digjet, korrupsioni krihet! Ajo mbjell frikë dhe servilizëm kudo ku e dërgojnë –

Bulevardi digjet, korrupsioni krihet! Ajo mbjell frikë dhe servilizëm kudo ku e dërgojnë –

10:55 | 10/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Shpërthim me tritol në Lezhë pranë familjes Nikulaj, ndalohet një i dyshuar –
  • Nën efektin e ndonjë substance mund të mashtrosh, por e vërteta ndodhet në shesh –
  • “Revolucioni i Flamingove” është shndërruar në lëvizje të fuqishme kundër Ramës! –
  • Rama ik! Po e shet Shqipërinë copa-copa… –
  • Bulevardi digjet, korrupsioni krihet! Ajo mbjell frikë dhe servilizëm kudo ku e dërgojnë –
  • Tragjedi në Gjirokastër/ U fut për t’u larë, 15-vjeçari humb jetën në pishinë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shpërthim me tritol në Lezhë pranë familjes Nikulaj, ndalohet një i dyshuar –
  • Nën efektin e ndonjë substance mund të mashtrosh, por e vërteta ndodhet në shesh –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com