Ish zv.ministrja kritikon ashpër kryeministrin për protestat: O Rame, ku i ke institucionet? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ish zv.ministrja kritikon ashpër kryeministrin për protestat: O Rame, ku i ke institucionet?

12:41 | 10/06/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Ish zv ministrja e Mjedisit, Ornela Çuçi ka reaguar lidhur me protestat e fundit në Tiranë për largimin e kryeministrit Rama. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, teksa kritikon ashpër kreun e qeverisë, Edi Rama, ajo shtron pyetjen “ku janë institucionet?”

Më tej Çuçi thekson se në debatet dhe krizat e fundit shfaqet vetëm figura e kryeministrit, ndërsa institucionet dhe drejtuesit e tyre mbeten në hije.

Ajo kërkon shpjegime nga ministrat e Mjedisit, Ekonomisë dhe Drejtësisë mbi çështje që lidhen me projektet zhvillimore, menaxhimin e zonave të mbrojtura, ekonominë e investimeve strategjike dhe problematikat e pronës dhe kadastrës.

Read more

Armandi më kërkoi të fikja dritat e lolalit –

Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare –

Jam me bosin Rama –

Ju ka rënë barra e rëndë që Shqipërinë ta pastroni nga plehu tredekadësh politik –

Reagimi

Po ndjek reagimet e kryeministrit për protestën dhe kam një pyetje të thjeshtë për këtë qeveri

O qeveria ime, ku je???? Se je qeveri me 84 vota për çdo vendim… Ku dreqin je????

Kjo protestë, zotërinj ministra, drejtorë agjensish, kryeinspektorë, nuk është më një çështje ku problemi është vetëm politik. Kjo është një çështje që prek mjedisin, ekonominë, pronën, planifikimin e territorit, funksionimin e gjykatave, kadastrën madje edhe vetë modelin e zhvillimit që ka ndjekur Shqipëria me në krye këtë kryeministër në këto vite. Prandaj pyetja ime është ku është ministri i Mjedisit të shpjegojë pse është në interes publik ndërhyrja në një zonë të mbrojtur? Ku është ish-ministrja e Mjedisit që ndryshoi ligjin për zonat e mbrojtura për të mbrojtur publikisht atë vendim dhe për të argumentuar pse ai ishte i drejtë? Ku e ka drejtoreshën që e kopsiti këtë ligj sipas kërkesës/interesit politik?

Ku është ministri i Ekonomisë të na shpjegojë logjikën ekonomike të këtij modeli zhvillimi? Sa vende pune krijohen? Sa të ardhura prodhohen? Pse ky projekt konsiderohet më i vlefshëm se ruajtja e zonës natyrore? Si funksionon në praktikë ligji i investimeve strategjike? Si janë trajtuar pronat? Si është balancuar interesi privat me interesin publik?

Ku është ministri i Drejtësisë të na flasë për kadastrën? Për një institucion që prej vitesh nuk arrin t’u japë qytetarëve hic asnjë siguri juridike mbi pronën e tyre. Për një drejtori me nammmm në Vlorë që ka parë më shumë drejtues sesa hyrje dalje njerëzish në 3 vjet. Për konfliktet e pafundme që kanë lindur pikërisht nga mungesa e qartësisë mbi pronën. Ku janë drejtuesit e institucioneve që kanë firmosur, miratuar, licencuar, kontrolluar dhe mbikëqyrur këto procese?

Sepse problemi nuk është më nëse je dakord apo kundër protestuesve. Problemi është se në Shqipëri, në këtë krizë, janë zhdukur plotësisht institucionet dhe shfaqet vec Kryeministri. E ky, nuk është thjesht një stil komunikimi. Kemi të bëjmë me një filozofi të tërë qeverisjeje.

Në filozofinë politike kjo quhet MONIZËM. Monizmi i pushtetit, edhe në këtë rastin tonë,  nuk matet nga numri i kompetencave që grumbullon një lider, sado arrogant të jetë ai, por nga numri i zërave që heshtin rreth tij. Ai fillon kur ministrat pushojnë së qeni autorë të politikave dhe kthehen në sekretarë apo thjesht shkopinj në kokën e specialitëve të ministrive për t’I shkruar ato. Kur institucionet nuk prodhojnë më argumente, por dridhen nga mesazhet forëard të ardhura nga lart. Kur përgjegjësia publike nuk shpërndahet më në sistem, por përqendrohet vetëm tek ai që e konsideron veten Zot, e në këtë rastin tonë, me dishepuj të humbur rrugës.

Në teori jetojmë në një republikë parlamentare me ndarje pushtetesh dhe përgjegjësish. Në praktikë, çdo debat publik përfundon tek Ai. Ai mbron ligjin për zonat e mbrojtura. Ai mbron investimet strategjike. Ai drejton kadastrën. Ai policinë. Ai çdo vendim.

Nëse ministri i Mjedisit nuk mund të mbrojë politikën mjedisore, nëse ministri i Ekonomisë nuk mund të mbrojë politikën ekonomike dhe nëse ministri i Drejtësisë nuk mund të shpjegojë dështimet e sistemit të pronave, atëherë për çfarë shërbejnë? Nëse treshja jote më e fortë politike të ka braktisur rrugës, nëse një pjesë e figurave kryesore të qeverisjes së këtyre viteve ndodhen sot para drejtësisë, pjesa tjetër është në rradhë pritje, dhe një pjesë e hajrit është zëvendësuar me manekinë që rrallë dëgjohen e edhe më rrallë mbajnë përgjegjësi publike, atëherë pyetja bëhet edhe më legjitime. Ku janë njerëzit të cilëve u ke deleguar firmën? Ku janë njerëzit që duhet të mbajnë përgjegjësi për vendimet që kanë marrë?

Prandaj pyetja ime nuk është çfarë mendon ai për gocat me këmbët e bukura që iu shkon shumë minifundi në instagram.

Pyetja legjitime e çdo socialisti që ju votoi, sit është:

Ku janë njerëzit të cilëve ju keni deleguar firmën dhe kompetencën drejtuese??

Se delegimi i firmës në këtë rast, nuk është aspak delegim përgjegjësie…

The post Ish zv.ministrja kritikon ashpër kryeministrin për protestat: O Rame, ku i ke institucionet? appeared first on 27.

Të Lidhura

Armandi më kërkoi të fikja dritat e lolalit –

Armandi më kërkoi të fikja dritat e lolalit –

nga 27
14:13 | 10/06/2026
0

Enea Zyferin, ndaj të cilit u caktua masa e arrestit me burg për akuzën e përkrahjes së autorit të krimit,...

Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare –

Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare –

nga 27
13:53 | 10/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij përpara deputetëve demokratë, ka zbardhur diskutimet në Konferencën Rajonale të...

Jam me bosin Rama –

Jam me bosin Rama –

nga 27
13:49 | 10/06/2026
0

Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si “Cllevio”, ka tërhequr vëmendje gjatë paraqitjes së tij në ambientet e Gjykatës së Posaçme...

Ju ka rënë barra e rëndë që Shqipërinë ta pastroni nga plehu tredekadësh politik –

Ju ka rënë barra e rëndë që Shqipërinë ta pastroni nga plehu tredekadësh politik –

nga 27
13:43 | 10/06/2026
0

Nga Kim Mehmeti I falenderoj të rinjtë që më ftojnë që edhe unë të ngjitem në foltoren e protestës së...

Para
Flamingot i solla unë… –

Flamingot i solla unë... -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Armandi më kërkoi të fikja dritat e lolalit –

Armandi më kërkoi të fikja dritat e lolalit –

14:13 | 10/06/2026
Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare –

Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare –

13:53 | 10/06/2026
Jam me bosin Rama –

Jam me bosin Rama –

13:49 | 10/06/2026
Ju ka rënë barra e rëndë që Shqipërinë ta pastroni nga plehu tredekadësh politik –

Ju ka rënë barra e rëndë që Shqipërinë ta pastroni nga plehu tredekadësh politik –

13:43 | 10/06/2026
Gjyqi në themel për Veliajn, GJKKO shtyu seancën për shkak të mungesës së avokatëve –

Gjyqi në themel për Veliajn, GJKKO shtyu seancën për shkak të mungesës së avokatëve –

13:15 | 10/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Armandi më kërkoi të fikja dritat e lolalit –
  • Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare –
  • Jam me bosin Rama –
  • Ju ka rënë barra e rëndë që Shqipërinë ta pastroni nga plehu tredekadësh politik –
  • Gjyqi në themel për Veliajn, GJKKO shtyu seancën për shkak të mungesës së avokatëve –
  • Flamingot i solla unë… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Armandi më kërkoi të fikja dritat e lolalit –
  • Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com