Një konflikt i ndodhur në ambientet e një lokali ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit dhe plagosjen e një të riu.
Ngjarja ka ndodhur këtë të mërkurë, më 10 qershor, duke shkaktuar panik mes pushuesve dhe turistëve të pranishëm në zonë.
Sipas informacioneve paraprake, nga sherri që filloi brenda ambienteve të lokalit, një person, Kristian Gjoni rreth 35 vjeç ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë zjarri në këmbë. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se ende nuk janë të qarta motivet e konfliktit, ndërsa nuk raportohet për persona të tjerë të lënduar. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes që ndodhi në një zonë me prani të lartë turistësh.










