Nuk ka rinovim, De Biazi: Iki nga Shqipëria në fund të kontratës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk ka rinovim, De Biazi: Iki nga Shqipëria në fund të kontratës

20:30 | 15/03/2017
në Sport
0

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Xhani De Biazi, ka dhënë një intervistë për të përditshmen italiane “Il Corriere Dello Sport” ku ka pranuar se tani po mendon të ardhmen larg Shqipërisë me të cilën nuk do të rinovojë. Ai tregoi prapaskenat e bisedimeve me Palermon dhe si i kishte thënë “jo” presidentit Zamparini, ndërsa gjithashtu pranoi se nëqoftëse do t’i kishte ardhur një ofertë nga një klub i rangut të Mançester Sitit, nuk do të kishte pasur dyshime dhe do t’i kishte dhënë lamtumirën kuqezinjve.

de biazi

Për periudhën si futbollist në Palermo

Read more

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

“Palermo më ka mbetur gjithmonë në zemër, tifozët më donin, kam përjetuar një periudhë të lumtur, pavarësisht vështirësive. Vitin e parë ramë nga kategoria por tani si trajner nuk e kuptoj se si ndodhi, pasi kishim një skuadër të fortë. Në vitin e dytë u ngjitëm përsëri duke luftuar deri në fund ndaj Katanzaros e Mesinës.

Unë isha protagonist ndaj Katanzaros kryesues me një gol kryevepër, ndërsa në Mesina me gjuajtën me një shishe ujë, përfundova i shtruar në spital. Atëherë më thanë se po shtiresha. Bëjeni provë t’ju gjuajnë një herë nga tribuna. Palermo humbi në fushë nga një gol i Skilaçit e më pas edhe në tavolinë”.

Për kthimin pak muaj më parë në Palermo

“Ishin vite të paharrueshme, i gjeta të gjithë më të plakur. Do të kenë thënë të njëjtën gjë për mua. Kur u ktheva për sistemimin logjistik të Kombëtares shumë njerëz më njohën. Një festë. Sa keq që nuk munda të rezervoja ‘Villa Igea’ para zonës bregdetare të Vergine Maria që kam pëlqyer gjithmonë. Na e hodhi Italia, u tregua më e shpejtë.

Kthimi në Palermo ishte një gëzim i madh. Kur hyra në stadium për të kontrolluar terrenin, kalova tunelin dhe dola në fushë, më përfshinë emocionet, e ndjeja veten edhe një herë si futbollist. Nuk do të ndjehem askund tjetër si në këtë stadium”.

Miqësia me Klaudio Ranierin

“Dëgjohemi shpesh dhe kam shkuar ta takoj kur ishte te Çelsi, te Valencia, apo vende të tjera. Vitin e kaluar, për triumfin e tij i telefonova, nuk mund të rrija pa e bërë një gjë të tillë. Por ishte ai që më la në baltë një herë. Duhej të ishte dëshmitar në dasmën time, nuk erdhi. Por ishte i justifikuar. Fillonte aventurën me Kaljarin në atë verë të vitit 1988”.

de biazi

Për fundin e kontratës me Shqipërinë

“Fiks në kohën kur fillon çdo kampionat. Spanjë, Angli? Nuk e përjashtoj, përkundrazi, është një provë që do të dëshiroja të përballoja.

Është momenti i një zgjedhje të madhe. Shqipëria më ka dhënë shumë, ndjehem një prej tyre, por jeta vazhdon. Karriera ime është në evolucion. Jam 60 vjeç, në kohën e Palermos një njeriu të moshës time i thuhej ‘Qënka akoma gjallë!’. Tani ndjehem i ri dhe me shumë dëshirë për aventura të tjera. Siç na mësoi Ranieri”.

Oferta e Palermos

“Zamparini më ftoi në Aielo. U tregua shumë i sjellshëm. Të nesërmen më tha ‘Mister, eja se rregullojmë gjithçka’. Nuk dija si t’i thosha “jo” dhe kërkova dy ditë kohë. Nuk ma bënte zemra ndaj e gënjeva. ‘Më mban të lidhur Shqipëria’, ishte një justifikim. Po të ishte Mançester Siti do të kisha shkuar”.

Për ndeshjen ndaj Italisë

“Kundër Izraelit u tredhëm. Për të shpresuar te kualifikimi duhet të mundim Italinë dhe Izraelin. (qesh)  Nëse do të drejtoja Italinë do të kisha më shumë shanse pasi Izraeli nuk është i pathyeshëm, por fatekeqësisht ishim menjehërë në disavantazh, ia komplikuam vetes jetën me penallti dhe kartonë të kuq.

Ventura na ka frikë? Seriozisht, shikoni organikën që kam në dispozicion. Unë fatkeqësisht, mes skualifikimeve dhe dëmtimeve do të kem shumë mungesa, duhet të shpik nga e para mbrojtjen që ka gjithsesi probleme pa elemente që të japin siguri, me dy të skualifikuar dhe Mavrajn e dëmtuar. Përpara nuk arrijmë të shënojmë, siç e tregoi Europiani. Tre pikë si Portugalia, ata fituan, ne jo.

Kam një skuadër të re, shumë mungesa për të qenë konkurrues, nuk do të jetë e lehtë për t’i përgatitur një rreng Venturës të cilin e admiroj. Por aq sa kemi mundësi do ta provojmë”.

/panorama sport/

Etiketa: Il Corriere Dello SportkombetarjakontrataShqiperiaXhani de Biazi

Të Lidhura

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

nga 27 ok
10:11 | 21/03/2025
0

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45....

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

nga 27 ok
19:02 | 25/02/2025
0

Ekipi "BM Taekwondo" ka shkëlqyer në "Open Tirana 2025", një nga eventet më prestigjioze të Taekwondo-së, zhvilluar më 22 dhe...

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Një finale e parakohshme. Shorti i fazës “playoff” përcaktoi që Manchester City të përballet me Realin e Madridit për një...

Para
Rita Ora i shpëton për mrekulli plumbave në Notting Hills

Rita Ora i shpëton për mrekulli plumbave në Notting Hills

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com