Ka përfunduar pas gati tre orësh takimi mes dy liderëve shqiptarë të Kosovës, Albin Kurti dhe Isa Mustafa për koalicionin qeverisës.
Në pëfundim të takimit, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa tha se sot nuk është arritur marrëveshja për koalicion qeverisës.
Mësohet se nesër pritet të ketë një takim të radhës ndërkohë në ditët në vijim Lëvizja Vetëvendosje do ti dërgojë me shkresë presidentit Thaçi, emrin e mandatarit për kryeministër.
“Do të kemi edhe një takim të radhës, për detaje të tjera do ju njoftojmë nesër”, deklaroi Mustafa.