Nuk ka ende paqe mes Athinës dhe Shkupit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk ka ende paqe mes Athinës dhe Shkupit

14:52 | 02/09/2017
në Opinion
0

Shënim rreth takimit Kotzias-Dimitrov në Shkup

Nga Arben Llalla

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias ishte për vizitë në Shkup për t’u takuar me kolegun e tij maqedon, Nikolla Dimitrov. Si gjithnjë ministri grek, Kotzias pas takimit ka folur me gjuhën e cinizmit, thua se Greqia është vendi superior i Ballkanit që dikton politikat e vendeve të tjera të Ballkanit. Ndër të tjera ai tha: “Jemi takuar për një të ardhme të përbashkët mes dy shteteve. Jam shumë i lumtur që është realizuar ky takim. Do të bashkëpunojmë për gazsjellësin, për arsimin, policinë dhe diplomacinë tonë. Së bashku me Bullgarinë dhe Shqipërinë do të ulemi për të diskutuar për projekte të përbashkëta mes Maqedonisë dhe Greqisë, së bashku me ta. Si ministër i Punëve të Jashtëm jam i kënaqur për këtë takim pas disa vjetëve pa ndonjë takim. Deri tani nuk kemi pasur asnjë tentim për marrëdhënie fqinjësie.”

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Më tej Kotzias e quajti Maqedoninë me termin: “vendi ynë i dashur verior” që në Shkup është kuptuar si një sinjal për zgjidhjen e kontestit duke e ndryshuar emrin nga “Republika e Maqedonisë”, në “Republika e Maqedonisë Veriore”, por e vërteta është se Greqia dhe Maqedonia nuk janë ende të gatshme të bëjnë hapa për arritjen e një marrëveshje për ndryshimin e emrit kushtetues, në mënyrë që Greqia të jepte votën e saj pozitive për anëtarësimin në NATO dhe BE.

Maqedonia dhe Greqia kanë shumë mosmarrëveshje më të thella se çështja e emrit. Që të dyja këto vende ndikohen në politikat e tyre nga Rusia, e cila gëzon një mbështetje të admirueshme si në Greqi, ashtu edhe Maqedoni në krahasim me SHBA dhe BE.

Greqia pretendon që Maqedonia nuk njeh minoritetin grek që sipas Athinës përbëhet nga 100 mijë qytetarë. Prej disa vitesh funksionojnë gjysmë legale mësimi i gjuhës greke nga ata qytetarë të Republikës së Maqedonisë që pretendojnë se kanë origjinë greke. Kurse Maqedonia pretendon se ka rreth 400 mijë qytetarë të Greqisë me kombësi sllavo-maqedonase, të cilët nuk gëzojnë asnjë të drejtë. Në Greqi ka disa fshatra, ku flitet në familje gjuhën sllavo-maqedonase. Këta njerëz kanë shoqatat e tyre, gazetën, kishën, të cilat funksionojnë gjysmë legale, sepse nuk njihen nga shteti grek.

Një problem tjetër midis dy vendeve janë mos rikthimi në shtëpitë e tyre të partizanëve grekë të luftës qytetare greke 1945-1949, të cilëve ju hoq edhe shtetësia greke, ju sekuestruan pasuritë dhe nuk lejohen të vendosen përgjithnjë në trojet e tyre. Këta komunistë grekë të luftës qytetare njihen si Egjeas-Egec.

Greqia si vend ortodoks nuk njeh Kishën Autoqefale Maqedonase, pra edhe ky është një problem i thellë midis dy vendeve, ku kleri ortodoks ka ndikim autoritativ në vendimmarrjet politike.

Ajo që është edhe më tragjike për shqiptarët e Maqedonisë është se prej kaq vitesh ndërmjetësuesit e OKB-së, përfaqësuesit e Maqedonisë dhe të Greqisë kanë jashtë loje përfaqësuesit e shqiptarëve të Maqedonisë duke injoruar atë pjesë të madhe të komunitetit që zyrtarisht përbën 25% të popullsisë së Maqedonisë dhe që më 2001 me armët e tyre treguan se luajnë një rol të rëndësishëm në këtë republikë të brishtë. Kuptohet lënia mënjanë e shqiptarëve në çështje të rëndësishme që lidhen dhe me ta, nuk do të ketë të ardhme të sigurtë. Diplomacia ndërkombëtare duhet ta ketë të qartë se shqiptarët janë faktorë paqeje ose destabilizimi në Ballkan. Kjo për faktin se në shumë shtete të Ballkanit jetojnë mijëra qytetarë të kombësisë shqiptare.

Etiketa: arben llallagjuha e cinizmitNikolla DimitrovNikos KotziasNuk ka ende paqe mes Athinës dhe Shkupitrepublika e maqedoniseRepublika e Maqedonisë Veriorevendi ynë i dashur verior

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Kemi shumë për të mësuar nga kafshët

Kemi shumë për të mësuar nga kafshët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mafia shqiptare dhe italiane në luftë për kontrollin e trafikut së drogës në Amerikën Latine –

Mafia shqiptare dhe italiane në luftë për kontrollin e trafikut së drogës në Amerikën Latine –

10:22 | 16/05/2026
Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –

Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –

09:50 | 16/05/2026
Shqipëria nuk e meriton anëtarësimin në BE me Ramën në krye, njeriun që tregon përbuzje për familjen europiane –

Qeveria po tregon mungesë transparencë për procesin e integrimit në BE –

09:46 | 16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, Shqipëria e pesta në skenë! ‘Nan’ bëhet hit i edicionit 2026 –

Sonte finalja e Eurovision, Shqipëria e pesta në skenë! ‘Nan’ bëhet hit i edicionit 2026 –

09:28 | 16/05/2026
Duel “titanësh” për titullin në kryeqytet, Vllaznia-Dinamo hap sonte garën e Final Four –

Duel “titanësh” për titullin në kryeqytet, Vllaznia-Dinamo hap sonte garën e Final Four –

09:14 | 16/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Mafia shqiptare dhe italiane në luftë për kontrollin e trafikut së drogës në Amerikën Latine –
  • Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –
  • Qeveria po tregon mungesë transparencë për procesin e integrimit në BE –
  • Sonte finalja e Eurovision, Shqipëria e pesta në skenë! ‘Nan’ bëhet hit i edicionit 2026 –
  • Duel “titanësh” për titullin në kryeqytet, Vllaznia-Dinamo hap sonte garën e Final Four –
  • Eliminuam terroristin më aktiv në botë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mafia shqiptare dhe italiane në luftë për kontrollin e trafikut së drogës në Amerikën Latine –
  • Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com